Një dron për të kapur pamjet e stërvitjes nga lart, kjo është një nga risitë e sjella nga Cristian Brocchi në ditët e para si trajner i Milanit. Një zgjedhje që hyn në metodologjinë eksperimentale të ish-mesfushorit gjatë dy viteve si trajner i skuadrës të të rinjve, çka shihet edhe në videot e publikuara nga ai në Instagram.