Një gjykatë në Luiziana të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dënoi me 25 vjet burg një ish-prift tashmë nën akuzës se kishte droguar dhe abuzuar me 17 burra të ndryshëm.
Sipas prokurorirë, prifti Stephen Sauer, i kishte kryer krimet e tij në lagjen franceze të qytetet, teksa objektiv ishin njerëz të dehur, të humbur apo në nevojë për ndihmë.
Krimet e 61 vjeçarit kanë ndodhur nga viti 2019 deri në vitin 2021 dhe shumë prej viktimave kanë qenë turistë.
Hetimet nisën në vitin 2021 pasi Sauer i dërgoi një kompjuter një kompanie riparimi elektronik në Nju Jork. Një teknik gjeti qindra imazhe që sugjeronin se kishin ndodhur sulme seksuale dhe për këtë arsye njoftoi zyrën e sherifit.
Prokuroria zbuloi se Sauer u hidhte lëndë narkotike në pije burrave në bare. Më pas ai i çonte viktimat në shtëpinë e tij në periferi të Neë Orleans ku i fotografonte ndërsa ishin pa ndjenja dhe i ngacmonte seksualisht.
/a.r