Një çift shqiptar është arrestuar në Itali nën akuzën e prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike. Në Laveno Mombelo të provincës së Vareses.
Ata janë Selda Sheqi, 36-vjeçe dhe Sokol Muça 45-vjeç. Të dy deklaronin se ishin shitës zarzavatesh, mirëpo policia kishte dyshimet e veta.
Ditën e sotme, në orët e para të mëngjesit, karabinierët zhvilluan një operacion në apartamentin e çiftit në Laveno dhe gjetën plot 15 kg drogë, e dyshuar si kanabis sativa.
Por më parë, çifti ishte ndaluar në një qendër tregtare dhe nga verifikimet ata dilnin se ishin pa dokumente. Ndaj u ushtrua edhe kontroll në banesën e tyre ku Policia gjeti 15 kg hashash në një automjet tip “Ford”.
Nga hetimet rezulton se çifti e fshihte kanabisin në arka sallate jeshile, për ta maskuar, teksa e tregtonin nëpër qytet.