Kater persona jane vene ne pranga dhe 10 te tjera po hetohen ne gjendje te lire. Policia e Tiranes ben me dije se arrestimet jane bere ne kuader te planit te masave per parandalimin, evidentimin dhe goditjen e shpërndarjes së lëndëve narkotike në doza të vogla, në lokale apo në afërsi të shkollave.
Ata jane zbuluar gjate kontrolleve te fundit te kryera në të gjithë territorin e kryeqytetit në lokale, automjete dhe ambiente të ndryshme.
“Nga kontrolli jane sekuestruar doza me kokainë, kanabis, shiringa me lëndë narkotike heroinë, peshore elektronike e sende të tjera, që shërbenin për përpunimin dhe përgatitjen për shitje në doza të vogla, të drogave të forta”- njofton policia.
g.kosovari