Në kuadër të operacionit policor të koduar “Destinacioni 3” është goditur një grup kriminal që trafikonte kanabis nga Tajlanda drejt Shqipërisë përmes shërbimit postar. Si rezultat, kanë rënë në pranga tre 25-vjeçarë me iniciale Igli Pallosha, Ralf Zoga, Eris Krymbi, banues në Tiranë.
“Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, dyshohen se kanë trafikuar lëndë narkotike kanabis me përqindje të lartë THC nga Tajlanda në Shqipëri me anë të shërbimit postar”, njofton Policia.
Sekuestrohet sasia prej 520 gramësh me përqindje të lartë THC me vlerë 11 000 Euro, shuma parash, aparate celulare, sende me vlerë dhe prova të tjera materiale. Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme procedurale.