• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, February 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Drogë me postë me nivel të lartë THC nga SHBA në Tiranë, arrestohen 3 shtetas

by A R
18/04/2025 11:31
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Janë finalizuar 2 operacione kundër trafikimit nga SHBA të kanabisit me përqindje të lartë THC, me qëllim shitjen në Tiranë.

Përmes një njoftimi, Policia bën të ditur se operacionet janë rezultat i 2 hetimeve proaktive, të ndjekura nga Policia dhe Prokuroria e Tiranës.

Po ashtu bëhet e ditur se 3 shtetas janë arrestuar në flagrancë, sapo morën pakot me rreth 1.6 kg lëndë narkotike në një degë postare në Tiranë dhe në Shkodër.

Policia ka sekuestruar 2 pakot me lëndë narkotike, 3 celularë dhe 1 motomjet në kuadër të këtij operacioni.

Po ashtu, Policia ka identifikuar 2 porositësit dhe vijon punën për kapjen e tyre.

Njoftimi i Policisë:

DVP Tiranë/Finalizohen për 24 orë, 2 operacionet e rradhës kundër trafikimit nga ShBA, të Cannabisit me përqindje të lartë THC, me qëllim shitjen në Tiranë.

Operacionet, rezultat i 2 hetimeve proaktive, të ndjekura nga Policia dhe Prokuroria e Tiranës.

Arrestohen në flagrancë, sapo morën pakot me rreth 1.6 kg lëndë narkotike në degë postare në Tiranë dhe në Shkodër, 3 shtetas.

Policia identifikon 2 porositësit dhe vijon punën për kapjen e tyre.

Sekuestrohen 2 pakot me lëndë narkotike, 3 celularë dhe 1 motomjet.

Si rezultat i një hetimi me metoda proaktive, të ndjekur për disa muaj, nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve dhe Prokuroria e Tiranës, u finalizuan në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale, Komisariatin e Policisë Rinas, Degën Qendra Tranzite të Postës Shqiptare dhe me Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër, operacionet policore antidrogë, të koduara “Pako 1” dhe “Pako 2”.

1. Gjatë operacionit “Pako 1”, u arrestuan në flagrancë shtetasit A. P., 24 vjeç dhe A. Xh., 55 vjeç, duke marrë në një degë postare në Tiranë, një pako me rreth 522 gramë Cannabis, me përqindje të lartë THC, që dyshohet se ishte trafikuar nga ShBA. Nga hetimet ka rezultuar se porositësi i pakos ishte shtetasi B. F., 25 vjeç, i cili u shpall në kërkim.

2. Gjatë operacionit “Pako 2”, u arrestua në flagrancë shtetasi M. H., 19 vjeç, duke marrë në një degë postare në Shkodër, një pako me rreth 1.07 kilogramë Cannabis, me përqindje të lartë THC, që dyshohet se është trafikuar nga ShBA. Nga hetimet ka rezultuar se porositësi i pakos ishte shtetasi G. P., 23 vjeç, i cili u shpall në kërkim.

Vijon puna për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, si dhe vijojnë hetimet për të identifikuar dhe nxjerrë përpara përgjegjësisë penale, shtetas të tjerë që mund të jenë implikuar në këto raste.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Next Post
“Nuk e dinim që ishin agjentë të BKH”, zbardhet dëshmia e nipave të Agron Kapllanajt, gjykata i lë në burg

“Nuk e dinim që ishin agjentë të BKH”, zbardhet dëshmia e nipave të Agron Kapllanajt, gjykata i lë në burg

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Të krishterët ortodoksë nisin Kreshmën e Madhe/ Mesazhi i Fortlumturisë së Tij, Kryepiskopit Joan: “Kreshma – udhëtim drejt Zotit”

Të krishterët ortodoksë nisin Kreshmën e Madhe/ Mesazhi i Fortlumturisë së Tij, Kryepiskopit Joan: “Kreshma – udhëtim drejt Zotit”

February 22, 2026
Kemi arritur të mallkojmë dasmat e fëmijëve…

Të humbësh ndjenjat… në trafik dhe trafiku si emergjencë kombëtare!

February 22, 2026
“Ligji për portet strategjike forcon modelin pa garë”/ Jorida Tabaku: Godet tregun dhe integrimin në BE

“Ligji për portet strategjike forcon modelin pa garë”/ Jorida Tabaku: Godet tregun dhe integrimin në BE

February 22, 2026
Juglindja e paralizuar, Prokuroria e Elbasanit nisi hetimet/ ARRSH: Ura te “Arrat e Gurrës” do të demontohet!

Juglindja e paralizuar, Prokuroria e Elbasanit nisi hetimet/ ARRSH: Ura te “Arrat e Gurrës” do të demontohet!

February 22, 2026
Përmendet mbi 1 mijë herë! Kush është personi që tentoi t’i pastronte imazhin Epstein

Përmendet mbi 1 mijë herë! Kush është personi që tentoi t’i pastronte imazhin Epstein

February 22, 2026
“Jam djali i mbretëreshës, nuk mund të ma bëni këtë”/ Reagimi i ashpër i ish-Princit Andrew kur u dëbua nga rezidenca mbretërore

“Jam djali i mbretëreshës, nuk mund të ma bëni këtë”/ Reagimi i ashpër i ish-Princit Andrew kur u dëbua nga rezidenca mbretërore

February 22, 2026
Deri 80% e banorëve të rritur të Shqipërisë as agjërojnë dhe as mbajnë kreshmë

Deri 80% e banorëve të rritur të Shqipërisë as agjërojnë dhe as mbajnë kreshmë

February 22, 2026
Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

Horoskopi ditor për nesër, e hënë 23 shkurt 2026

February 22, 2026
“Më ofendoi prandaj e qëllova”/ Dëshmon i dyshuari për vrasjen e 48-vjeçarit në Kavajë: Më parkoi makinën para shtëpisë

“Më ofendoi prandaj e qëllova”/ Dëshmon i dyshuari për vrasjen e 48-vjeçarit në Kavajë: Më parkoi makinën para shtëpisë

February 22, 2026
Armët e paligjshme kërcënim për qytetarët/ Vetëm në dy muaj të 2026, sekuestrohen 83 armë zjarri

Armët e paligjshme kërcënim për qytetarët/ Vetëm në dy muaj të 2026, sekuestrohen 83 armë zjarri

February 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In