Një pronar lokali është arrestuar pasi në biznesin e tij ushtronte veprimtari të paligjshme.
Bëhet fjalë për 33-vjeçarin me inicialet A. B, nga Elbasani, në lokalin e të cilit konsumohej drogë dhe luhej bixhoz.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 3 doza me lëndë narkotike kokainë, një tavolinë pokeri, disa valixhe metalike me çipsa, letra bixhozi, një sasi lekësh dhe dy aparate celular.
Sipas policisë, ai bashkëpunonte me shtetasin K. Y, i cili është shpallur në kërkim.
Vijojnë hetimet për identifikimin e shtetasve të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal.
Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” e kryer në bashkëpunim, “Organizimi i lotarive të palejuara”, “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojërat të palejuara” dhe “Fshehja e të ardhurave”.
/a.r