Policia greke ka vënë në pranga 3 persona në zonën Keratsini, pasi në banesën e një çifti shqiptarësh janë gjetur dhe sekuestruar lloje të ndryshme drogërash.
Sipas të dhënave të para, raportohet se në shtëpinë e shqiptarëve, të cilët punonin për llogari të një personi të tretë janë sekuestruar 41 kg marijuanë, armë dhe sende të tjera.
Të arrestuarit janë një çift, të moshave 38 dhe 36 vjeç, që në punonin për llogari të 26-vjeçarit shqiptar , i cili është arrestuar nga policia.
Nga operacion i policisë greke janë sekuestruar:
41 kg e 740 gram marijuane
10 kg 330 gram hashash çokollatë
2 Kallashnikovë
4 krehëra Kallashnikovi
542 fishekë
3 peshore elektronike
7 celulare
1 automjet
/b.d