Didier Drogba me kërkesë të Roman Abramovich-it, do të rikthehet te Chelsea si pjesë e stafit të trajnerëve. Gazeta afrikane “Jeune Afrique”, raporton se pronari i “Bluve” të Londrës e ka ftuar sulmuesin e Bregut të Fildishtë vetëm pak orë pas shkarkimit të Jose Mourinhos.
Drogba është pjesë e ekipit kanadez Montreal Impacot, por mund t’i jap fund karrierës si futbollist për të pranuar pozitën e re te Chelsea. “Ai është i lumtur që do të rikthehet te Chelsea. Është klubi i tij i zemrës”, ka thënë një burim për gazetën afrikane.
Guus Hiddink pritet të emërohet trajner i përkohshëm deri në fund të këtij edicioni.









