• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Droga te “Myslym Shyri”, aplikacioni në celular zbuloi bandën e shpërndarësve

by A R
22/04/2017 10:01
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pesë persona ranë në orangat e Policisë së Tiranës në një operacion antidrogë që u zhvillua në rrugën “Myslym Shyri”.

Forca të shumta nga Antidroga dhe Forcat e Posaçme “Shqiponja”, rrethuan zonën e njohur në kryeqytet pas ndalimit të një automjeti tip “Alfa Romeo”, në të cilën ndodheshin dy persona.

Ata kishin me vete heroinë, dhe ishin bërë gati të kryenin shkëmbim të lëndëve narkotike në rrugën “Vangjush Furxhi”. Kur panë se policia po i ndiqte, zbritën nga makina dhe tentuan të largoheshin me vrap, por u kapen pas disa minutash ndjekjeje.

E per me teper, shoferi me manovra te gabuara aksidentoi edhe 3 automjete te parkuara aty prane. “Panorama” ka mesuar se Policia kishte kohe qe e ndiqte grupin e trafikanteve, e njera prej metodave ishte edhe pergjimi i nje aplikacioni qe anetaret e bandes e perdornin per te komunikuar permes tyre.

Mesohet se “BBM” eshte aplikacioni qe ata e kishin instaluar ne telefonat e tyre, me shpresen se nuk do te pergjoheshin nga Policia, por kane gabuar.

Nga ky aplikacion, ka marre emrin edhe operacioni policore qe u finalizua sot me prangosjen e 5 personave.

TE ARRESTUARIT:

– Fatjon Bahiti, 27 vjeç, banues në Elbasan

– Abdyl Musagaj, 49 vjeç, banues në Elbasan

– Tomorr Shqezi, 53 vjeç, banues në Tiranë

– Ervin Myftiu, 39 vjeç, banues në Tiranë

– Nikolin Merko, 45 vjeç, banues në Tiranë

OPERACIONI:

Gjatë ndërhyrjes forcat policore kanë hasur në rezistencë dhe njëri nga autorët në përpjekie për ti shpëtuar Policisë ka bërë një manovrim të gabuar me automjetin e tij duke ecur mbrapsht ku ka dëmtuar tre automjete të parkuara pranë automjetit të tij tip “Mercedes Benz”, dhe më pas ka braktisur mjetin dhe ka tentuar të largohet me vrap.

Punonjësit e policisë janë detyruar të bëjnë qitje në ajër për të bërë të mundur neutralizimin, ku më pas kanë bërë kapjen dhe arrestimin e tij.

Në brendësi të automjetit janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 1 kilogram e 24 gramë me lëndë të dyshuar narkotike e llojit Heroinë.

Në bazë të këtyre informacioneve është bërë edhe kontrolli i biznesit “Mini Market” në pronësi të shtetasit N. M., ku pas kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 2 kilogram e 160 gramë lëndë e dyshuar narkotike e llojit Çokollatë Cannabis Sattiva.

Nga veprimet proceduriale të kryera janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale:

– 1 kilogram e 24 gramë me lëndë të dyshuar narkotike e llojit Heroinë– 2 kilogram e 160 gramë lëndë e dyshuar narkotike e llojit Çokollatë Cannabis Sattiva– 1 automjet i tipit “Alfa Romeo”– 1 automjet i tipit “Mercedes Benz”– 12 aparate telefonik

Materialet proceduriale do ti kalojnë Pokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve në bashkëpunim”, parashikuar nga Neni 283-25 i Kodit Penal. /b.d

Next Post
Hashim Thaçi: Mbetemi të izoluar padrejtësisht nga BE-ja

Thaçi sfidon Kushtetutën kosovare me deklaratën për bashkim, thotë media

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Irani, prodhuesi i nëntë global i naftës”, Toçi: Nëse SHBA dhe BE do shoqërojnë cisternat, çmimi do rritet ndjeshëm

“Irani, prodhuesi i nëntë global i naftës”, Toçi: Nëse SHBA dhe BE do shoqërojnë cisternat, çmimi do rritet ndjeshëm

March 11, 2026
Debate të forta në Kryesinë e PD, Salianji përplaset me Nokën: Ke shkatërruar partinë! Jep dorëheqjen, Flamur!

Ish-prefekti: Opozita shqiptare e ka humbur vlerën e saj!

March 11, 2026
“S’dua të më lëndojnë më”, letra e fundit që la pas e reja që i dha fund jetës pas dhunës nga bashkëshorti

Karanxha: Ish-bashkëshorti i Xhoana Nikollit rrezikon dënim të rëndë

March 11, 2026
Komisionerja Kos pas takimit me ministrin Ferit Hoxha: Shqipëria, një nga vendet në krye të procesit të anëtarësimit në BE

Komisionerja Kos pas takimit me ministrin Ferit Hoxha: Shqipëria, një nga vendet në krye të procesit të anëtarësimit në BE

March 11, 2026
FBI pralajmëron për sulme të mundshme iraniane ndaj SHBA

FBI pralajmëron për sulme të mundshme iraniane ndaj SHBA

March 11, 2026
Protesta e opozitës bllokon lëvizjen para Kuvendit, Balla-deputetëve të PS: Kemi marrë masa, ja nga do të bëhet hyrja

Protesta e opozitës bllokon lëvizjen para Kuvendit, Balla-deputetëve të PS: Kemi marrë masa, ja nga do të bëhet hyrja

March 11, 2026
Shqipëria ngjitet në vendin e 15-të në botë për sigurinë kibernetike në 2025, Balluku: Rritje rekord prej 39 vendesh..

Nesër Kuvendi vendos fatin e Ballukut, PS mbledh grupin parlamentar para seancës

March 11, 2026
Protesta e opozitës, ish-ministri i Rendit-thirrje Policisë: Kini kujdes, evitoni raste si 21 Janari

Protesta e opozitës, ish-ministri i Rendit-thirrje Policisë: Kini kujdes, evitoni raste si 21 Janari

March 11, 2026
“Dyshohet se ish-bashkëshorti i saj fshihet në Tiranë”, gazetari: Xhuana Nikolli edhe para dy javësh shkoi e dhunuar në spital

“Dyshohet se ish-bashkëshorti i saj fshihet në Tiranë”, gazetari: Xhuana Nikolli edhe para dy javësh shkoi e dhunuar në spital

March 11, 2026
Kriza e naftës/ Ministrja Ibrahimaj: Po hartojmë planin për ngritjen e një kompanie shtetërore për tregtimin e karburanteve dhe ligjin për një rezervë shtetërore

Kriza e naftës/ Ministrja Ibrahimaj: Po hartojmë planin për ngritjen e një kompanie shtetërore për tregtimin e karburanteve dhe ligjin për një rezervë shtetërore

March 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In