• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Droga në Skrapar/ Trafikantët rekrutuan emigrantë nga Lindja e Mesme për kultivimin e parcelave

by Java News
11/01/2021 11:47
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Detaje të reja nga mega operacioni që u finalizua pak ditë më parë në Skrapar duke çuar pas hekurave 16 persona të akuzuar, 4 janë “arrest në shtëpi” dhe 3 “detyrim paraqitje” për kultivim droge.

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar thekson se përveç faktit që ishin të përfshirë policë dhe zyrtarë lokalë, organizatorët e grupit të strukturuar kriminal në parcelat me bimë narkotike kishin punësuar një numër të madh emigrantësh kryesisht nga Lindja e Mesme për kultivimin.

“Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë, mbi bazën e materialit referues të ardhur nga Shërbimi për Çështje të Brendshme dhe Ankesat në Drejtorinë Rajonale Tiranë, ka regjistruar me date 26.06.2020 procedimin penal nr.178, për veprën penale  “Kultivimi i bimeve narkotike ” kryer ne formen e posacme ate te grupit te strukturuar kriminal,”Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 284 , 28/4  e 333/a te  K.Penal.

Nga sa rezulton, nga ana e oficereve të policisë gjyqësore pranë Shërbimit për Çështje të Brendshme dhe Ankesat Tiranë, është paraqitur një material referues lidhur me faktin se një grup personash të cilët dyshohet se vepronin në kudër të grupit të strukturuar kriminal ne kryerjen e veprës penale të kultivimit të bimëvë narkotike në disa zona te rrethit Skrapar.

Nga aktet e administruara rezulton se disa shtetas në mënyrë të organizuar të ndihmuar dhe nga punonjës policie kanë përgatitur dhe mbjellë sasi të mëdha të bimëvë narkotike në disa zona të Skraparit. Nga ana e policise gjyqesore janë evidentuar një numër i madh personash, të cilët dyshohet se bashkëpunojnë me punonjës policie dhe me zyrtarë të tjerë lokal dhe në mënyrë të organizuar kanë mbjellë sasi të mëdha bimësh narkotike ne disa zona.

Gjithashtu, nga ana e policisë gjyqësore është dokumentuar fakti se në parcelat me bimë narkotike punojnë një numër i madh personash dhe shtetas të huaj kryesisht nga Lindja e Mesme. Nga hetimet e kryera  rezulton se në territorin e rrethit te Skraparit ishin kultivuar bimë narkotike cannabis sativa në parcela dhe vende të ndryshme, pothuajse në gjithë këtë territor. Nga ana e policisë, me veprime e mosveprime në kundërshtim me ligjin, nuk ishin marrë masa për parandalimin e goditjen e kultivimit të lëndëve narkotike.

Nga hetimi rezulton se punonjësit e policisë të Komisariatit Policisë Skrapar janë të implikuar drejtëpërdrejtë  në raste kultivimi, raste për të cilat ata kryejnë veprime konkrete duke fshehur faktet kriminale që janë parcela me bimë narkotiketë llojit cannabis sativa, shmangien nga pergjegjësia penale për autoret e tyre dhe favorizimin e parcelave të tjera duke mos i asgjesuar ato.

Konkretisht, nga hetimet e kryera si përgjimet telefonike, vëzhgimet e kryera nga policia gjyqësore, ka rezultuar se janë dokumentuar disa episode të sekuestrimeve të lëndëve narkotike dhe personat e dyshuar të përfshirë në këtë aktivitet kriminal, të cilët kanë vepruar në mënyrë te organizuar në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.

Nga hetimet e kryera në kuadër të këtij procedimi penal, nga policia gjyqësore në Drejtorinë Qëndrore të Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat, janë dokumentuar të dhënat për ekzistencën e një numri të madh të  parcelave të mbjella me lëndë narkotike ne disa zona në Skrapar.Nga hetimet e kryera ka rezultuar se parcelat me bimë narkotike ishin të mbjella në zona të ndryshme të rrethit Skrapar dhe pas verifikimeve të kryera nëpërmjet monitorimit ajrorë të DDF-Italiane, janë përftuar koordinata (28 parcela me bimë narkotike), të përftuara nga monitorimi ajror i DDF-Italiane. Pas të dhënave të grumbulluara nga policia gjyqësore në kuadër të këtij procedimi penal, me shkresën Nr 2317 datë 13.08.2020, është kërkuar nga SHÇBA monitorimi ajror për zonat Njësia Administrative Potom, Gjerbëz dhe Terpan, pikërisht në funksion të Procedimit Nr 178/2020, ku ishin siguruar më parë të dhënat për kultivimin e lëndëve narkotike në këto zona.

Nga monitorimi ajror janë evidentuar fillimisht 8 koordinata(parcela me bimë narkotike ) dhe më pas janë përftuar 28 koordinata (parcela të mbjella me bimë narkotike,). Këto të dhëna janë referuar për veprim Drejtorisë Vendore të Policisë Berat,me qëllim vazhdimin e hetimeve në kuadër të procedimit penal nr.178 të vitit 2020 duke i paraqitur këto raste sekuestrimesh si rastësore, për të cilat materialet janë referuar rast pas rasti në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat” thotë SPAK./ abcnews

g.kosovari

Next Post
‘Vaksinën na i ka dhënë një vend i BE, s’jam i autorizuar t’ia them emrin’/ Rama: Nëse do prisnin COVAX nuk e di sa do zgjaste

'Vaksinën na i ka dhënë një vend i BE, s'jam i autorizuar t'ia them emrin'/ Rama: Nëse do prisnin COVAX nuk e di sa do zgjaste

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Nuk kam takuar tjetër shkrimtar veç Kadaresë”, Rama: Jam i dashuruar me gjuhën shqipe

“Nuk kam takuar tjetër shkrimtar veç Kadaresë”, Rama: Jam i dashuruar me gjuhën shqipe

April 5, 2026
Fermerët do blejnë naftë me çmim tregu, e dini sa do rriten çmimet?

Fermerët do blejnë naftë me çmim tregu, e dini sa do rriten çmimet?

April 5, 2026
Tragjedi në Gjermani! Pema rrëzohet nga era e fortë, 3 viktima në festën e Pashkëve

Tragjedi në Gjermani! Pema rrëzohet nga era e fortë, 3 viktima në festën e Pashkëve

April 5, 2026
68-vjeçari i arrestuar për dhunë ndërroi jetë në spital, dikur tentoi të vetëdigjej, flasin fqinjët: Dhunonte motrat

68-vjeçari i arrestuar për dhunë ndërroi jetë në spital, dikur tentoi të vetëdigjej, flasin fqinjët: Dhunonte motrat

April 5, 2026
“Skema në bujqësi, antikombëtare. Fermerët, kthim te parmenda”

“Skema në bujqësi, antikombëtare. Fermerët, kthim te parmenda”

April 5, 2026
“Epsteini” ynë

Korrigjimi i dështuar i një politike të dështuar subvencionesh për fshatin

April 5, 2026
Paralajmërimi i fortë i Trump për Iranin, reagon Rusia: Hiq dorë nga ultimatumi!

Paralajmërimi i fortë i Trump për Iranin, reagon Rusia: Hiq dorë nga ultimatumi!

April 5, 2026
Ministri i Drejtësisë në IEVP për Pashkë: Ringjallja është kujtesë se asnjë histori nuk mbyllet përfundimisht

Ministri i Drejtësisë në IEVP për Pashkë: Ringjallja është kujtesë se asnjë histori nuk mbyllet përfundimisht

April 5, 2026
Nga Tirana në Teheran, Tritan Shehut i “ngec” kilometri i fundit në komente

Nga Tirana në Teheran, Tritan Shehut i “ngec” kilometri i fundit në komente

April 5, 2026
Sapo ishte liruar nga burgu, humb jetën 50-vjeçari shqiptar në një stacion treni në Itali

Sapo ishte liruar nga burgu, humb jetën 50-vjeçari shqiptar në një stacion treni në Itali

April 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In