Gjykata ka lënë në burg Nazif Ajrofski, 40 vjeç, nga Maqedonia e Veriut, shoferi i kamionit ku u kapën 324 kg kokainë në Portin e Durrësit.
Ky është vendimi i Gjykatës së Durrësit gjatë seancës së sotme për masën e sigurisë. Ndonëse Ajrofski ka mbërritur në Gjykatë rreth orës 09:00, seanca është shtyrë për shkak të mungesës së një përkthyesi.
Pas disa orëve vonesë seanca u zhvillua me praninë e përkthyesit dhe gjykatësi Rexhep Bekteshi pasi ka dëgjuar palët, vendosi “arrest me burg” për shoferin maqedonas. Në seancë shoferi ka preferuar të heshtë.
/b.h