Në vijim të operacionit “VILUNI BEACH, policia ka arrestuar nje tjeter person, i cili ishte shpallur me kerkim.
Policia ben me dije se ka arresuar shtetasin Gjovalin Ndoj, 30 vjeç, banues në Lezhë.
Ndalimi i shtetasit të lartëpërmendur u bë pasi më datë 11.11.2017 është bërë shpallja në kërkim e tij si bashkëpunëtor i shtetasve të arrestuar po me këtë datë ku u sekuestruan 1502 kg lëndë narkotike Cannabis Sativa.
Materialet do i referohen Prokurorisë për Krimet e Rënda Tiranë, për veprën penale “Trafikim i lëndëve narkotike e kryer në bashkëpunim, mbetur në tentative”, parashikuar nga neni 283/a 25 dhe 22 të Kodit Penal./a.m.









