• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, January 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Droga me avion Vlorë-Itali/ Piloti u shkollua jashtë shtetit për transportimin e hashashit

by Java News
30/10/2016 11:36
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka nisur njoftimin e akuzave ndaj gjashtë personave të arrestuar për tentativën e trafikut të drogës me avion nga Vlora në Itali, në gusht 2015. Krimet e Rënda kanë përfunduar hetimet dhe kanë vendosur ta dërgojnë në gjyq dosjen, ku i akuzuar është edhe shtetasi Vladimir Zanaj, shef i burimeve njerëzore në Policinë e Vlorës, kur ndodhi ngjarja. Ky i fundit do të akuzohet vetëm për “shpërdorim detyre”, pasi sipas Prokurorisë nuk është arritur të provohet se Vladimir Zanaj ka qenë pjesë e trafikut të drogës. Hetimi për këtë rast ka nisur më 22 korrik 2015, pas një informacioni të siguruar nga Policia italiane, e cila kur ka parë se grupi përbëhej edhe nga shtetas që vepronin në Shqipëri, ka lajmëruar Prokurorinë shqiptare. Gazeta “Panorama” publikon sot informacionin kryesor të dosjes që shërbeu për arrestimin e 14 personave në Shqipëri dhe Itali. Ndërkohë Prokuroria e Krimeve të Rënda tha se efektivit të Policisë, i dyshuar si pjesë e grupit, Vladimir Zanaj, i është njoftuar vetëm akuza “shpërdorim detyre”, pasi nuk u provua që ai të kishte bashkëpunuar me grupin për të fshehur apo për të penguar asgjësimin e kanabisi.

DY FAMILJET
Autoritetet italiane kanë kryer përgjime telefonike në ngarkim të pjesëtarëve të dy grupeve familjare shqiptare, Hametaj dhe Lamaj, të gjithë të implikuar në trafik kokaine dhe marijuane nga Shqipëria në drejtim të Italisë. Nga shërbimet e përgjimit, ndjekjes dhe vëzhgimeve të kryera, evidentohet se pjesëtarë të familjes Lamaj kanë në dispozicion edhe një avion shumë të lehtë, prodhim ukrainas, model “Aeropakt A22S”, për transport marijuane nga Shqipëria për në Itali. Për çdo fluturim, sasia që transporton ky avion është 120¬140 kg dhe nga Reparti Operativ i është instaluar një pajisje GPS për të gjurmuar lëvizjet e tij. Ka informacion se grupi familjar Lamaj, përveçse janë pronarë të shumë parcelave me marijuanë në Shqipëri, kanë në plan të kultivojnë edhe parcela të ngjashme në Rumani. Hetimet teknike në Itali janë kryer ndaj numrave telefonikë në përdorim të shtetasve shqiptarë Vilson Lamaj, Kleo Lamaj, Sokol Lamaj, Artjon Lamaj, Feim Lamaj, Bukurosh Këshilli. Autoritetet kanë përgjuar edhe mjetet “AUDI A3”, targë CR 2..LM dhe ”AUDI A3″, targë DL 9..HN. Në fazën e hetimeve janë evidentuar elemente fajësie në ngarkim të shtetasve shqiptarë të identifikuar më lart. Nga këta, Sokol Lamaj njihet edhe si Sokol Burhamaj, Vilson Lamaj njihet edhe si “Willi”, Kleo Lamaj njihet edhe si “Keli”, Bukurosh Këshilli njihet edhe si “Dobicci” dhe “Roshi”.

DROGA E SHQIPTARËVE
Nga hetimet në Itali rezultonte se shtetasit Sokol Lamaj dhe vëllezërit e tij kishin në pronësi parcela të mëdha me marijuanë në Shqipëri, si dhe donin të transportonin sasi të mëdha lëndësh narkotike në Itali, duke përdorur pikërisht avionin e lehtë nën monitorim, i cili me shumë mundë¬ si do të pilotohej nga Vilson Lamaj. Në Riccione, nëpërmjet përgjimeve telefonike/ ambientale janë evidentuar edhe numrat telefonikë të përdorur nga subjektet në kontakt me Sokol Lamajn dhe që ruajnë e kujdesen për parcelat me drogë në Shqipëri dhe që kanë në zotërim ndërtesa, ku fshehin prodhimin e bimëve narkotike të kultivuara. Në përdorim të Fatos Burhamajt, i quajtur ndryshe “Poma” ose “Lushi”, i cili aktualisht përdor numrin telefonik 00355…..; në përdorim të një burri, i cili është “roje” i parcelave; në përdorim të Çuman Lamaj, i ati i Sokolit; në përdorim të një personi të quajtur Neko, i cili punon nëpër parcela. Nga rezultatet hetimore është dokumentuar fakti që shtetasit nën hetim, Sokol Lamaj dhe Vilson Lamaj, më datë 6 korrik 2015, janë kthyer në Shqipëri, duke u nisur nga porti i Brindisit me traget, bashkë me automjetin e sinjalizuar “Audi A3” me targë DH9…HN. Rezultonte që Sokol Lamaj, i cili përdorte numrin e ri telefonik …, duhet të qëndronte në Shqipëri për të ndjekur personalisht kultivimin e marijuanës dhe organizimin e ngarkesave për trafikimin në Itali. Ndërkohë, i vëllai Vilsoni, i cili ka në përdorim numrin e ri telefonik ….., mendohej se do të kthehet në Itali, ku do të priste urdhrat e të vëllait për t’u nisur me avionin e lehtë në drejtim të territorit shqiptar, ku do të ngarkohej në një vend magazinimi të lëndës narkotike, për t’u nisur më pas sërish në fluturim për transportimin e drogës. DROGA ME AVION Nga ndjekja në dinamikë e këtij procedimi, ka rezultuar se shtetasit subjekte të këtij procedimi, në bashkëpunim, në role të caktuara, kanë kultivuar në disa fshatra të rrethit të Vlorës disa parcela me marijuanë, të cilën pasi ta korrin, magazinojnë dhe paketojnë, nëpërmjet një avioni të vogël, pa përjashtuar edhe mënyra të tjera, ta trafikojnë drejt Italisë. Gjatë periudhës që nga regjistrimi i procedimit penal, mbi bazën e autorizimit të vëzhgimit, subjektet janë vëzhguar, fotografuar e filmuar në ambientet ku ata zhvillonin aktivitetin e tyre.

Të gjithë numrat e vënë në përgjim kanë rezultuar aktivë, subjektet kane komunikuar në mënyrë të vazhdueshme me njëri¬tjetrin dhe nga bisedat dhe fiksimi i lëvizjeve të tyre, rezultonte se ata kanë kultivuar më shumë se tri parcela me kanabis sativa në fshatrat Ramicë, Xhyherinë, Risili dhe përgjatë lumit të Shushicës. Te një pjesë e parcelave, kanabisi ishte bërë gati për korrje, te parcelat e tjera, sipas bisedave të përgjuara, kanabisi bëhej gati për rreth 10 ditë (kur po kryhej hetimi). Nga ana Policisë Gjyqësore janë fiksuar lëvizjet e shtetasve Sokol Lamaj dhe Vilson Lamaj, të cilët pothuajse çdo ditë shkonin në fshatrat e përmendur më lart dhe interesoheshin për parcelat. Ata bisedonin me personat të cilët merreshin me vaditjen dhe ruajtjen gjatë natës të parcelave (Igli Shahaj, Neko dhe një person i paidentifikuar, i thirrur Lushi). Nga bisedat, dyshohej se midis vëllezërve Lamaj dhe shtetasit Fatos Burhamaj ka lindur konflikt, që ka të bëjë me angazhimet financiare brenda grupit kriminal. Nga ana e grupit të vëzhgimit, janë fiksuar e fotografuar vendet ku këta shtetas qëndrojnë, lëvizjet e tyre, automjetet që përdorin etj./panorama

Next Post
Mercedesi i 2007-ës që kushton 10 milionë euro

Mercedesi i 2007-ës që kushton 10 milionë euro

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Paralizohet qarkullimi në autostradën Tiranë-Elbasan! Trafik i rënduar në ditën e parë të vitit

Paralizohet qarkullimi në autostradën Tiranë-Elbasan! Trafik i rënduar në ditën e parë të vitit

January 1, 2026
Nga zgjedhjet e 11 majit dhe fitorja e PS me 83 mandate te protestat e Berishës/ Ngjarjet kryesore që dominuan skenën politike në 2025

Nga zgjedhjet e 11 majit dhe fitorja e PS me 83 mandate te protestat e Berishës/ Ngjarjet kryesore që dominuan skenën politike në 2025

January 1, 2026
Zotin e zëvendëson vetëm një qenie, nëna!

2026! Në këtë vend ndryshon gjithçka që të mbetemi njësoj!

January 1, 2026
Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

Horoskopi ditor për nesër, e premte 2 janar 2026

January 1, 2026
Aksidenti që ‘përgjaku’ nisjen e Vitit të Ri/ Mes viktimave, instrumentisti Klejdi Myftari

Aksidenti që ‘përgjaku’ nisjen e Vitit të Ri/ Mes viktimave, instrumentisti Klejdi Myftari

January 1, 2026
Aksidenti tragjik me 3 viktima në Tepelenë/ Del foto e 27-vjeçarit, i riu djali i shefit të komisariatit

Aksidenti tragjik me 3 viktima në Tepelenë/ Del foto e 27-vjeçarit, i riu djali i shefit të komisariatit

January 1, 2026
Ukraina sulmoi rezidencën e Putinit? CIA mohon pretendimet dhe deklaratat e Kremlinit

Ukraina sulmoi rezidencën e Putinit? CIA mohon pretendimet dhe deklaratat e Kremlinit

January 1, 2026
‘Më vjen gjynah’/ Kritik i ashpër për sigurinë ushqimore, Braçe: Nuk ha asnjëherë gjel, ja pse

‘Më vjen gjynah’/ Kritik i ashpër për sigurinë ushqimore, Braçe: Nuk ha asnjëherë gjel, ja pse

January 1, 2026
Hyn në fuqi sot rritja e pensioneve çdo muaj, ja sa përfitohet sipas kategorive

Hyn në fuqi sot rritja e pensioneve çdo muaj, ja sa përfitohet sipas kategorive

January 1, 2026
Detaje te reja/ Aksidenti me 3 viktima në Tepelenë, 19-vjeçarja në gjendje të rëndë tek Trauma

Detaje te reja/ Aksidenti me 3 viktima në Tepelenë, 19-vjeçarja në gjendje të rëndë tek Trauma

January 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com