• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Dritëroi ynë”, jeta e shkrimtarit në film: Rinia, letërsia, takimi me djalin në Rusi

by Java News
25/10/2016 08:29
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Ne kemi pasur një jetë të qetë. Do doja që si ne të jetojnë të tërë”. Sadije Agolli shfaqet në filmin dokumentar për Dritëroin në rolin e rrëfimtares: nga njohja, te dita e dasmës, jeta e vështirë dhe tanimë familja e madhe.
“Dritëroi ynë” titullohet filmi realizuar me rastin e 85-vjetorit të lindjes së shkrimtarit, një film, me regji të Ilia Terpinit, skenar të Vllasova Mustës, që do të shfaqet së shpejti. Ndërsa zëri që shoqëron dokumentarin është ai Virgjil Kules, kosnulent ka qenë edhe miku i tij, Moikom Zeqo.

Në film shfaqet aktori Luftar Paja me një vlerësim të madh për shkrimtarin, ndërsa vetë ai del duke punuar në arë, duke kënduar me grupin e Devollit, kujtime me të atin “krenar për të birin që shkruan vjersha”, si ka qenë Dritëroi në moshë të re; ka foto me nënën, një vlerësim nga ish-drejtori i Pallatit të Kulturës në Menkulas, Sami Begolli, por edhe kujtime nga veterani Shefqet Hoxha, njëherësh edhe shok shkolle i Dritëroit dhe partizan me të, që në film thotë: “Jeta ime me Dritëronë ka qenë e pandarë, që nga shkolla deri sot, i shërbente popullit e ka qenë njeri human”.
“Unë në jetën time nuk e ndërroj Menkulasin me asnjë kryeqytet të botës”. Është Agolli që flet për Devollin dhe lumin, që nuk e ndërron as me Nilin.

Rinia në Gjirokastër e më tej edhe jeta në Shën Peterburg tregohen me foto. Vetë Dritëroi kujton se, “kur erdha në Moskë në vjeshtën e vitit 1952 u grumbulluam të gjithë. Ardhëm siç ishim të varfër, me valixhe prej druri, aq sa mezi i nxinin makinat brenda. U mblodhëm këtu për t’u shpërndarë në qytetet e Rusisë. Mua më caktuan në San Peterburg. Aty ishim një grup si Marash Hajati, Fadil Kokomani”.

Filmi me regji të Ilia Terpinit nuk lë jashtë vëmendjes as djalin rus të shkrimtarit. Dihet që shkrimtari, kur qe në Rusi qe martuar me një ruse, në moshën 25-vjeçare, martesë që u zhbë njëherësh me marrëdhëniet politike shqiptaro-ruse. Prej kësaj martese, ai ka një djalë, Arjanin, i cili ende jeton atje. Në film shfaqet një foto e Agollit me rusen Nina dhe me Arjanin, të birin; mandej janë imazhet e takimit të tij me të birin tashmë të rritur e të pjekur, gjatë vizitës që shkrimtari bëri në Rusi pas 1990-ës, së bashku me gruan e jetës së tij, Sadije Agollin. Në atë takim, përveç përqafimeve dhe kujdesit të djalit për të atin, shihet edhe përlotja e tij, për babanë shqiptar.

RRËFIMI I SADIJES DHE POEZIA E AGOLLIT
Ardhja e tij në Shqipëri, puna në “Zëri e Popullit” si gazetar për 15 vite kanë zënë hapësirë të konsiderueshme në film. Po aq, në mos më shumë i jepet rëndësi bashkëshortes së tij, Sadijes, gruas që i qëndroi pranë tërë jetën dhe i fali frymëzimin, thotë Ilia Terpini për “GSH”.

“Me Dritëroin kam një njohje interesante. Ishim studentë atëherë dhe Dritëroi kish ardhur në një mbrëmje vallëzimi me poetë e shkrimtarë. Ky po kërcente me mua dhe më shkeli këmbët dy a tri herë, i thashë: ‘Më shkele’, dhe ai me tha: ‘Më fal se nuk di të kërcej mirë prandaj të shkela’. Që nga ajo kohë, filluam pastaj takimet e njëpasnjëshme”, rrëfen Sadija. Po aty, ajo kujton tashmë me nostalgji dasmën e tyre: “Dasma ka qenë e gëzuar si të gjitha dasmat. Unë e kujtoj veten duke vrapuar nëpër shkallët e shtëpisë së Dritëroit me fustanin e bardhë. Kishin dalë të gjithë komshinjtë duke më shikuar dhe mua më vinte zor. Mbaja fustanin dhe vrapoja”. Mandej, çifti Dritëroi e Sadije u bënë me fëmijë, lindi vajza e lindi djali. “Ka qenë një jetë e vështirë e një jetë me emocion, Dritëroi shkruante e ishte gazetar, ai shkonte shpesh me shërbime. Unë isha shpesh e vetme, duhej të mbaja ekuilibrin e shtëpisë me vjehërr e me fëmijë. Tani fëmijët janë rritur e kanë krijuar jetën e tyre. Vajza ka dy fëmijë, jemi një shpi e madhe me miq dhe mendoj se kështu do e mbylli. Uroj të kenë edhe të tjerë jetën si e jona”, thotë Sadije Agolli, ulur në shtëpinë e saj, ndërsa në dorë mban një cigare dhe kthen kohën pas për të kujtuar më shumë se gjysmë shekulli me shkrimtarin e njohur.

“E dashur Sadije, të dua si jetën time, ose më shumë”, thotë Agolli në një poezi që reciton në film, ndërsa të dy shfaqen duke ecur nga liqeni, ose duke ecur në rrugët e Tiranës. Filmi shfaq miqtë që e vlerësojnë e mes tyre është edhe aktorja Margarita Xhepa. “Ai ngre në art hallet e këtij vendi”, ndërsa Besnik Mustafaj thotë se tanimë pranohet me unanimitet se është një poet i dashur. “Them me bindje se Dritëroi është një nga prozatorët më të rëndësishëm të Shqipërisë”, shton Mustafaj. Filmat “I teti në bronz”, “Aapasionata”, “Horizonte të hapura”, etj., janë pjesë e filmit për Agollin, ngase skenarët e këtyre filmave janë bazuar në veprat e Dritëroit.

Një vëmendje e veçantë i është dhënë kohës kur Dritëroi ishte kryetar i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve. “Unë isha kryetari i katërt i Lidhjes më 1973. Ai që është shkrimtar, shkruan edhe në burg, jo kryetar që isha unë. Dostojevski një pjesë të madhe të librave i ka shkruar në burg. Disa qenie të gjalla bashkë me njerinë lënë diçka të çmuar pas, unë jam përpjekur të lë një emër të mirë; sa të mirë e kam lënë, koha vetë do ta tregojë. Kam pasur synim të jap diçka në jetë”, thotë Dritëroi në film.
BW/d.i.

Next Post
Sivjet nuk ka duel Klitschko – Joshua për kampion bote

Sivjet nuk ka duel Klitschko – Joshua për kampion bote

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

SHBA ngrin të gjitha ndihmat e huaja në mbarë botën, përjashtim bëjnë vetëm Izraeli dhe Egjipti

Rubio: Irani kërcënim real për SHBA-të, ndaj e sulmuam. S’kanë parë ende goditjet e forta

March 2, 2026
Largimi i trurit/Banka Botërore: Shqipëria ka 13% të popullsisë me arsim të lartë, 45% kanë emigruar

Sondazhi: 50.3% e shqiptarëve mendojnë se opozita është përgjegjëse për emogracionin

March 2, 2026
200 shqiptarë rezidentë në Katar! I dërguari me punë i Shqipërisë: Askush s’është prekur nga sulmet

200 shqiptarë rezidentë në Katar! I dërguari me punë i Shqipërisë: Askush s’është prekur nga sulmet

March 2, 2026
Efekti i luftës, tregjet globale në rënie të lirë, Evropa “djeg” 314 miliardë euro në një ditë

Efekti i luftës, tregjet globale në rënie të lirë, Evropa “djeg” 314 miliardë euro në një ditë

March 2, 2026
“Ka marrë peng brutalisht PD-në”, Salianji: Berisha bëri zhurmë te Vila 31. Po pastaj?!

“Ka marrë peng brutalisht PD-në”, Salianji: Berisha bëri zhurmë te Vila 31. Po pastaj?!

March 2, 2026
“Mesazhi i fundit për luanin”, çfarë deklaron Hoxha për Ervis Martinajn 3 vite më vonë

“Muxhahedinët në Manzë janë të stërvitur për luftë”, Hoxha: Shqipëria e rrezikuar nga Irani

March 2, 2026
Flet ambasadori shqiptar në Emirate: Nuk ka shtetas shqiptar të lënduar nga sulmet iraniane, situata po qetësohet

Flet ambasadori shqiptar në Emirate: Nuk ka shtetas shqiptar të lënduar nga sulmet iraniane, situata po qetësohet

March 2, 2026
“Deklaratat e Kos për zgjedhjet minojnë besimin e shqiptarëve te institucionet evropiane”/ PD notë-verbale delegacionit të BE

“Shqipëria, Mali i Zi dhe…”, Marta Kos: Katër shtete në pararojë të procesit të zgjerimit

March 2, 2026
“Mos ka marrë fund PD dhe ti masturb** kot?!”/ Rakipi-Salianjit: Në PD janë Flamuri që imiton doktorin dhe Gazi me shokë që presin…

“Mos ka marrë fund PD dhe ti masturb** kot?!”/ Rakipi-Salianjit: Në PD janë Flamuri që imiton doktorin dhe Gazi me shokë që presin…

March 2, 2026
Mbledhja me Ramën, ambasadorja në Izrael tregon detaje: Na kërkoi planin e punës për…

Mbledhja me Ramën, ambasadorja në Izrael tregon detaje: Na kërkoi planin e punës për…

March 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In