• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, January 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Dritëroi, shkrimtari dhe njeriu i paarritshëm”

by A R
14/10/2018 15:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë Gramoz Ruçi mori pjesë në festën e 87-vjetorit të ditëlindjes së shkrimtarit të shquar të letrave shqipe, Dritëro Agollit, që u zhvillua në Menkulas të Devollit.

Me ftesë të Bashkisë së Devollit dhe Shoqatës “Devolli”, në vendlindjen e Dritëroit, Menkulas, u organizua një festë e bukur në nderim të këtij patriarku të kulturës shqiptare, në 13 tetor, ditën e tij të lindjes. Në këtë aktivitet ishin edhe deputetët Spartak Braho, Edlira Bode, Ilir Xhakolli, Kryegjyshi i Kryegjyshatës Botërore Bektashiane Haxhi Baba Edmond Brahimaj dhe personalitete të tjerë.

Festa filloi me këngët më të dashura të Dritëroit, ato që dëgjonte e këndonte me miqtë si dhe me këngë  kushtuar poetit të madh nga artistët e zonës. Vajza e djem të zonës  recituan poezi të Dritëroit dhe kërcyen valle tradicionale të Devollit.

Në përshëndetjen e tij, kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi, shprehu vlerësimet, ndjenjat dhe nderimin e thellë për veprën letrare, kontributin shoqëror e politik dhe përmasat e pakrahasueshme njerëzore të Dritëro Agollit, mikut, kolegut dhe shkrimtarit, kaq shumë të admiruar.

“Kam shkuar nëpër mend shumë vlerësime, por të gjitha më janë dukur të varfra para pasurisë së Dritëroit. Janë të vakëta, para furisë së pasionit dhe të cekëta para thellësisë së mendimit të tij. Tingëllojnë prozaike dhe rutinore, krahasuar me poetikën dhe talentin e tij. Dritëroi është ndër diamantet e letërsisë, kulturës dhe të botëve shqiptare të të gjitha kohrave. Dritëroi u bë shenjt i botës së letrave shqipe.  Dritëroi është borizani që u priu socialistëve shqiptare drejt shndërrimit në një forcë politike e demokratike të majtë dhe i inspiroi atë të bëhen partia më progresiste e vendit.  Dritëro Agolli është njeriu i madh që  mbeti i drejtë, kur rrethohej nga padrejtësitë, i vërtetë përballë gënjeshtrës, i mirë përballë të keqes.”, u shpreh Ruçi.

Aktiviteti vazhdoi me mozaik urimesh në vargje, këngë e valle nga grupi i serenatave të Bilishtit dhe nxënës të shkollës “Dritëro Agolli”.

Elona Agolli, vajza e shkrimtarit te shquar, shprehu mirënjohjen për të gjithë dashamirësit dhe miqtë e Dritëroit  dhe falënderoi organizatorët e kësaj feste të bukur.

/b.d

Next Post
Ndryshimi i emrit, Zaev në kërkim të numrave në Kuvend

Maqedoni, miratohet procedura për ndryshime kushtetuese

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Moti i keq në Greqi, shënohen dy viktima, dëme dhe përmbytje në Athinë dhe në zonat bregdetare

Moti i keq në Greqi, shënohen dy viktima, dëme dhe përmbytje në Athinë dhe në zonat bregdetare

January 21, 2026
“Po jepja porosinë kur ndodhi krimi”/Avokati i Metës, dëshmitar në vrasjen te “Komuna e Parisit”: I njihja të dy, aty haja drekën..

“Gjyqtarët në GJKKO janë kamikazë”- Avokati i Ilir Metës: Presidentin po e mbajnë kot 16 muaj në qeli

January 21, 2026
Zbardhet drafti i qeverisë për Bordin e Paqes. Kuvendi e miraton nesër..

Zbardhet drafti i qeverisë për Bordin e Paqes. Kuvendi e miraton nesër..

January 21, 2026
“Do ishte bërë kasaphanë”, audioregjistrimi i “21 Janarit”, gazetari: Komandanti i Gardës e kishte situatën në kontroll, urdhri u dha për…

“Do ishte bërë kasaphanë”, audioregjistrimi i “21 Janarit”, gazetari: Komandanti i Gardës e kishte situatën në kontroll, urdhri u dha për…

January 21, 2026
Italia heziton për Këshillin e Paqes në Gaza, Meloni: Nuk mund ta nënshkruajmë menjëherë pjesëmarrjen tonë

Italia heziton për Këshillin e Paqes në Gaza, Meloni: Nuk mund ta nënshkruajmë menjëherë pjesëmarrjen tonë

January 21, 2026
Vrasjet e 21 janarit, analisti Arben Meçe: Ekzekutimet, sipas një skeme të përgatitur nga Berisha

Kufiri politik i 21 janarit: Vija e kuqe që mban PD larg pushtetit

January 21, 2026
Beqiri: Dumani u shfaq i dobët. Dosjet që po i zënë pluhur, s’ia ka fajin Policia e Shtetit

“E bëri gjak Shqipërinë”/ Beqiri: “21 Janari” nuk mbyllet pa marrë burgim përjetë Berisha

January 21, 2026
Seanca e përshpejtuar për Bordin e Paqes me kërkesë të PS, reagon PD: Do marrim pjesë, pavarësisht..

Seanca e përshpejtuar për Bordin e Paqes me kërkesë të PS, reagon PD: Do marrim pjesë, pavarësisht..

January 21, 2026
Sot seanca e fundit e sesionit parlamentar/ Betohet Avokati i Popullit, çështjet e tjera në rend dite

Rama në Bordin e Paqes, Kuvendi miraton kërkesën e PS: Të enjten seancë plenare

January 21, 2026
“Si të mbijetoni 5 ditë”/ Qeveria e Groenlandës publikon udhëzuesin për përgatitje në raste krize

“Si të mbijetoni 5 ditë”/ Qeveria e Groenlandës publikon udhëzuesin për përgatitje në raste krize

January 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In