• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, December 26, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Dritare e braktisur

by Edison Ypi
06/05/2025 08:34
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Edison Ypi

Ka ca vjet, në qoshen e dritares nga ana e kanatit që e hap rrallë, ca pëllumba të kaftë ngritën fole.

Ishte mahnitëse t’i shihje pëllumbat si sillnin nga kushedi se ku fije bari të thata kapur me sqep që i shtronin në fole për dyshek.

Fluturojnë pëllumbat pallat më pallat, kat më kat, ballkon më ballkon, mbi terraca, turlilloj kablla, tela nderës të rrobave, lëshojnë glasa mbi makina. Fluturoj dhe unë duke i ndjekur ata me sy, vallen e tyre për mbijetesë, dhe knaqem e knaqem tue u qeshë.

I kam parë gjatë viteve klloçkat e pëllumbave mbi vezë për ditë të tëra, derisa shpërthente jeta, pëllumbat e porsalindur fluturonin nëpër qiejt e kaltër të mëhallës time plot me kablla interneti dhe rroba mbi tela pa gjëmba.

Kaluan nja katër a pesë vite.

Para nja një jave pashë në folezë dy vezë të vogla të bardha.

Prej dy ditësh mbi ato dy vezë rri ulur klloçka pëllumbeshë. Kur unë hap dritaren, klloçka nuk lëviz, nuk trembet, nuk largohet, nga vezët që po ngroh.

Sot në mëngjez, sapo hapa dritaren, më vajtën sytë te foleza, ndërtuar pa leje nga Bashkia, materniteti i vogël me fije bari. Klloçka kishte ikur. U habita. U tremba. U afrova për të parë më mirë çfarë kishte ndodhur.

Nga dy vezë të vogla të bardha, pashë dy pëllumba të porsalindur. Nuk lëviznin. Rrinin strukur pranë njëritjetrit.

Asnjë shenjë jete. S’mund të ishin në gjumë pas tre orësh që kishte lindur dielli. Me siguri kishin vdekur. Ose kishin lindur të vdekur.

Pra klloçka, pasi kishte braktisur dy zogjtë e lindur të vdekur, kishte braktisur edhe dritaren duke e shndrruar nga dritare e gjallë në dritare të braktisur, dritare të vdekur, arkivol. Njëri horizontal, tjetra vertikale, s’ka gjë që t’i ngjajë arkivolit më tepër se një dritare e braktisur. Jo vetëm aq. Bashkë me dritaren, klloçka më kishte braktisur edhe mua që më zbaviste me lodra fluturake për të cilat e shpërbleja me kokrra gruri. Zogu i vdekur, dritarja e braktisur, unë i harruar. Tre braktisje rrjesht. Shtëpi e braktisur, fshat i braktisur, qytet i braktisur, shtet i braktisur, s’janë asgjë përpara një dritareje të braktisur. Mirë zogjtë e vdekur dhe dritarja e braktisur, po ç’ne mbi mua gjith ky tersllëk ? S’i kam bërë keq kurrë, kurrkujt. Ndonjë zagari nga ata që i kanë kalamajtë të komshiut ndoshta nuk i vjen zëri, por fakti është se s’kam dëmtuar sadopak kurrë askend.

Sillu e sillu nëpër shtëpi duke menduar për një funeral të denjë për pëllumbat e braktisur të vdekur.

Më së fundi i dhash karar se, arkivoli i praruar prej dru arre, makinë e zezë, kortezh mortor, muzika funebre, hoxha, prifti, babai teqesë, nuk ishin për këtë rast. Pëllumbat e vdekur, bashkë me folenë me fije bari, mendova t’i var një dron. Dronin ta urdhëroj të fluturojë mbi qiejt e mëhallës time derisa t’i mbarojnë bateritë.

Vendi më i mirë ku pëllumbat e vdekur të vdesin për së dyti në përplasje me tokën pasi të mbarojnë bateritë e dronit, pra vendi ku të mbarojë ky fluturim i fundit për në botën tjetër i dy pëllumbave që u bënë viktima të pafajshme në dritaren time, është mbi tavolinën e kioskës ku një gramshak i paditur dhe një kosovar naiv po pinë kafe dhe po llafosen për politikë.

Bëra gati dronin. Hapa dritaren. Kur ç’të shoh ! Klloçka pëllumbeshë, këtë herë edhe më trime, edhe më e vendosur për të mos lëvizur, ishte ulur mbi dy zogjtë e vdekur.

Sado e vendosur kjo pëllumbeshë për të rritur kalamaj, thash’ me vete, nuk mund të jetë aq budallaçkë sa të ulet të ngrohi zogjtë e vdekur. Se edhe po i ngrohu, nuk mund t’i ngjalli.

Kaluan nja dy orë.

Vajta të shoh nëse klloçka ishte bindur apo jo se përfundi nuk kishte vezë, as zogj, por arkivol.

Klloçka kishte ikur.

Afrohem për të parë më mirë.

Kontrolloj me gishta sytë nëse i kisha në vend apo kishin braktisur gropat.

Zogjtë “e vdekur” pulsonin lehtë. Aq lehtë sa mezi vërehej.

Ishin gjallë apo kurrë nuk kishin vdekur ?!

Pulsi i matur me sy, nja 60.

Me kalimin e orëve, zemra vazhdoi tu rrihte më shpejt, ndoshta nja 80 herë në minutë.

Klloçka erdhi u ul mbi zogjtë e gjallë, kur u ngrys.

Nuk dua ta di çfarë do ndodhi gjatë natës, dhe nesër e tutje. Rëndësi ka që ato që u dukën vdekje dhe braktisje, kishin qënë, si në Librat e Shenjtë, Ngjallje dhe Ardhje.

Next Post
Tronditëse/ Vritet me armë brenda një institucioni një grua, plagoset një burrë. Viktima e i plagosuri, motër e vëlla. Ish-bashkëshorti i dyshuari…!

Krim makabër në Prizren! Një burrë ther me thikë gruna dhe dy vajzat, njëra mbetet e vdekur

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Skandali, si po futen në Shqipëri barnat antitumorale që nuk kaluan analizat. Mostrat e para u zëvendësuan në AKBMP për t’i hapur rrugën…

Skandali, si po futen në Shqipëri barnat antitumorale që nuk kaluan analizat. Mostrat e para u zëvendësuan në AKBMP për t’i hapur rrugën…

December 26, 2025
“Ore ça ka ky qeni që flet?”- Grupi kriminal me 22 persona të arrestuar, si ranë në kurthin e policëve të infiltruar! (Dosja)

“Ore ça ka ky qeni që flet?”- Grupi kriminal me 22 persona të arrestuar, si ranë në kurthin e policëve të infiltruar! (Dosja)

December 26, 2025
Në Shqipëri konfirmohet rasti i parë me fruth, i infektuar një fëmijë. Kishte ardhur nga..

Në Shqipëri konfirmohet rasti i parë me fruth, i infektuar një fëmijë. Kishte ardhur nga..

December 26, 2025
Tiranë, aksident tragjik në Zall Bastar, makina del nga rruga dhe bie në humnerë! 2 persona humbin jetën (DETAJET)

Ra në kontakt me rrymën elektrike teksa vendoste panele diellore, humb jetën 27-vjeçari në Koplik

December 26, 2025
Horoskopi ditor për nesër, e enjte 18 korrik 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Shtunë 27 dhjetor 2025

December 26, 2025
“Na zhvishnin lakuriq”- Dëshmia e rrallë e ish-të burgosurit politik: Polici xhelat i Spaçit për të ngrënë bukën e mykur dhe supën me krimba…

“Na zhvishnin lakuriq”- Dëshmia e rrallë e ish-të burgosurit politik: Polici xhelat i Spaçit për të ngrënë bukën e mykur dhe supën me krimba…

December 26, 2025
Berisha zbulon skenarët e opozitës në 2026: Në Janar do bllokojmë sheshin deri në ikjen e Ramës

Berisha zbulon skenarët e opozitës në 2026: Në Janar do bllokojmë sheshin deri në ikjen e Ramës

December 26, 2025
Këlliçi, debutim me gafa në Kuvend

Përgjigja ime ndaj urrejtjes së berishanëve që ma hodhën edhe në ditën e Krishtlindjes!

December 26, 2025
VIDEO/ “Më duket i mbushi brekët!”- Futbollisti i kombëtares u bë baba për herë të parë, shfaqet me vajzën në krah! Momentet e ëmbla

VIDEO/ “Më duket i mbushi brekët!”- Futbollisti i kombëtares u bë baba për herë të parë, shfaqet me vajzën në krah! Momentet e ëmbla

December 26, 2025
Transformimi i pabesueshëm i aktorit! Nga fëmijëria si yll kinemaje, përfundon i pastrehë

Transformimi i pabesueshëm i aktorit! Nga fëmijëria si yll kinemaje, përfundon i pastrehë

December 26, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com