Prokurori i ri i Tiranës, Dritan Rreshka ka firmosur ndryshimet e para në organin e akuzës së kryeqytetit.
Kështu, Valentin Preçi dhe Kaso Berberi komandohen shefa seksioni. Preçi shkon shef i seksionit kundër pronës dhe Kaso Berberi shef i ekzekutimeve të vendimeve penale.
Ndryshimet kanë prekur edhe prokurorin Gjergj Tako i cili nga prokuror i ekzekutimeve penale, kalon prokuror i thjeshtë. Ndërkohë, Arben Nela dhe Erion Pano vazhdojnë të mbajnë postin e zv/prokurorit të Tiranës.
a.ç