Dritan Hila: Turizmi shqiptar? Merrni bidona dhe ilaçe anti-diare!
Dritan Hila, ish-zv.ministër i Mbrojtjes, mjaft aktiv në rrjetet sociale, përmes një postimi në Facebook, ka paraqitur anën e errët të turizmit shqiptar. Hila nuk ka nguruar ti sugjerojë turistëve që para se të nisin aventurën në bregdetin shqiptar të marrin me vete bidona me ujë, elektrik dore, madje edhe ilace kundër diarresë. “2 Gusht i vitit 2015.
Në Tiranë tek zona e ish restorant “Shushica”, nuk ka ujë. Në Durres tek zona e restorant “Aragosta”, nuk ka ujë. Në Vlore falë Zotit, jemi stabilizuar me oraret dhe mbushim legenat. Në Himarë tensioni ishte 140 volt. Këto janë vende qe i kam prekur vetë, se mund të ketë edhe më shumë.
Duhen lajmëruar turistët që të marrin bidona me ujë me vete, elektrikë dore dhe ilaçe kundër diarrese. Për djathë e domate mendon katundari. Për të tjerat, vrafshin veten”, shkruan Hila në një postim në rrjetin social









