• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, February 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Dritan Dajti i shpëtoi burgut të përjetshëm, Gjonaj i kërkon KLGJ të procedojë gjyqtarët: Skandal, vendim i papërgjegjshëm

by Java News
10/02/2019 13:47
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në një dalje për mediat ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, ka reaguar në lidhje me dënimin e dhënë ndaj Dritan Dajtit, i cili akuzohet për vrasjen e 4 punonjësve të policisë.

Ministrja theksoi se vendimi për t’i hequr burgimin e përjetshëm Dritan Dajtit nga Gjykata e Apelit është rast i paprecedentë, dhe për këtë arsye nuk pajtohet me dënimin e ulët.

Gjonaj tha se reforma në drejtësi do të ndaloj vendimet e paligjshme të cilat ndikohen nga rrethana apo persona të ndryshëm.

Gjonaj, gjithashtu i bëri thirrje Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe Operacionit Ndërkombëtar që të kenë parasysh këto vendime që lirojnë bandat dhe të marrin masa ndaj gjyqtarëve që mundësuan uljen e dënimit.

Emrat e pesë gjyqtarëve që vendosën të dënojnë me 25 vite burgim Dritan Dajtin, duke prishur kështu vendimin me burgim të përjetshëm të dhënë nga Gjykata e Krimeve të Rënda në Tiranë janë; Kryetar i trupit gjykues Fuat Vjerdha, kryetar i Gjykatës së Apelit në Shkodër, dy anëtarët Lindita Hoxha dhe Aleks Nikolli, janë gjyqtarë në Gjykatën e Apelit Shkodër.

Pesëshja e gjyqtarëve plotësohej dhe me dy gjyqtarë të tjerë Petrit Aliaj dhe Skënder Damini, të cilët janë gjyqtarë të Apelit në Vlorë. Vendimi për Dritan Dajtin solli reagime të shumta, sidomos nga politika, ndërsa prokuroria ka njoftuar se do të bëjë rekurs në gjykatën e Lartë.

Deklarata e plotë e Etilda Gjonajt

“Jam sot përpara jush në këtë deklaratë për shtyp, për një rast të paprecedent dhe shokues të ndodhur në vendimmarrjen e drejtësisë shqiptare dy ditë më parë lidhur më çështjen e Dajti.

Vendimi i trupës së gjyqtarëve për pranimin e gjykimit të shkurtuar dhe uljen e dënimit me 25 vjet për një të pandehur që akuzohet për vrasjen e 4 policëve tregon qartë se kemi të bëjmë me një aferë korruptive dhe në kundërshtim me Kodin e procedurës penale).
Prej 48 orëve kemi punuar intensivisht për të adresuar një skandal të papranueshëm të përmasave të tilla të patolerueshme të gjyqtarëve që kanë dhënë vendimin tërësisht në kundërshtim me ligjin për personin e akuzuar për vrasjen e 4 policëve.

Duke ndarë me publikun revoltën legjitime të çdo qytetari përballë këtij lajmi të shëmtuar që vjen nga segmente të drejtësisë ku ende nuk ka arritur procesi i vettingut, dua t’i siguroj të gjithëve që jo vetëm nuk mund të pajtohemi kurrë me faktin e kryer në këtë rast por do të ndjekim të gjitha hapat me mjetet ligjore që jeta e 4 dëshmorëve të atdheut të peshohet në kandarin e korrupsionit të mungesës totale të integritetit dhe profesionalizmit të disa gjyqtarëve të cilët nuk meritojnë asgjë tjetër përveçe përbuzjes të çdo qytetari të ndershëm.

Vendimi është në kundërshtim me çdo standard të procesit penal dhe rrezikon të krijojë një precedent të rrezikshëm, në dhënien e lirisë së elementëve kriminalë.
Gjej rastin të që ta rinënvizojë se Qeveria dhe kjo shumicë qeverisëse as nuk ka dhe as nuk e synon vendosjen e kontrollit mbi drejtësinë por në raste të tilla papërgjegjshmërie të drejtësisë së një vendi që aspiron për të hyrë në Bashkimin evropian nuk mund të rri pa reaguar me të gjitha format ligjore.

Fatkeqësisht kjo drejtësi në reformim e sipër, që hera herës shfaq fytyrën e saj të vjetër të përbuzjes të vetë drejtësisë, na vendos të gjithëve në një pozitë të vështirë por të gjithë duhet të kuptojnë se vetëm përfundimi i zbatimit të Reformës në Drejtësi,
pastrimi nga radhët e drejtësisë të gjyqtarëve, si ata që ulën dënimin e vrasësit të 4 policëve, është rruga për të ndaluar përgjithmonë këto vendime të paligjshme.
Ndërkohë gjej rastin të informoj që paralelisht me Reformën në Drejtësi ne do të përshpejtojmë reformën në rritjen e sigurisë në burgje si masa imediate në luftën kundër krimit të organizuar ku pas instalimit të monitorimin 24 orë të seksioneve të sigurisë së lartë në burgje, instalimit të regjimit 41 bis dhe paketës ligjore me ndryshimet të kësaj natyre si pjesë e paketës antikrim do të miratohet së shpejti për forcimin e mëtejshëm të nivelit të sigurisë në institucionet penitenciare.

Ministria e Drejtësisë do ti drejtohet KLGJ-së për të marrë masat e menjëhershme për procedimin disiplinor të gjyqtarëve lidhur me këtë rast të paprecedent të shkeljeve në kundërshtim me çdo standard të gjykimit të shkurtuar dhe procesit penal.
Pasuria është një element i rëndësishëm për t’u vlerësuar nga institucionet e vettingut por mbi të gjitha i kërkoj Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe ONM-së që në vlerësimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve të fokusohen në elementë të tillë që çdo gjyqtar ose prokuror me vendimmarrjen e tyre kanë mundësuar që grupet kriminale ti shpëtojnë forcës së ligjit.
Mbështes prokurorinë në ankimimin në Gjykatën e Lartë me qëllim që parregullsitë e procesit në apel të rivendosin drejtësinë në vend.

Qytetarët shqiptarë meritojnë një sistem drejtësie ku gjyqtarët dhe prokurorët me kurajo, përgjegjshmëri dhe në zbatim të ligjit të marrin vendime të drejta të pandikuara nga asnjë lloj rrethane tjetër dhe të japin drejtësi!”, tha Gjonaj.

E.Xh./

Next Post
Goditi me kokë kundërshtarin, UEFA e “pamëshirëshme” me Mavrajn. Ja sa ndeshje do mungojë lojëtari i kombëtares

Goditi me kokë kundërshtarin, UEFA e “pamëshirëshme” me Mavrajn. Ja sa ndeshje do mungojë lojëtari i kombëtares

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

McAllister nuk e takoi Berishën/ Sondazhi: Sinjali më i fortë i izolimit personal

McAllister nuk e takoi Berishën/ Sondazhi: Sinjali më i fortë i izolimit personal

February 23, 2026
“Molotovi, armë vdekjeprurëse! Të futet në Kodin Penal”, Erjon Braçe reagon për protestën e opozitës

SONDAZHI: 80% e qytetarëve kundër molotovëve në protestat e Sali Berishës!

February 23, 2026
SHBA-të urdhërojnë largimin e stafit nga ambasada në Bejrut mes tensioneve me Iranin

SHBA-të urdhërojnë largimin e stafit nga ambasada në Bejrut mes tensioneve me Iranin

February 23, 2026
Zef Mazi: Çfarë na tha Nënë Tereza, mua dhe Ramiz Alisë kur e pritëm në Rinas!

Zef Mazi: Çfarë na tha Nënë Tereza, mua dhe Ramiz Alisë kur e pritëm në Rinas!

February 23, 2026
“Balluku nuk ka bërë presion”/ Haxhiu: Sokol Balla nuk është i përfshirë, thirrja në SPAK, taktikë e prokurorëve…

“Balluku nuk ka bërë presion”/ Haxhiu: Sokol Balla nuk është i përfshirë, thirrja në SPAK, taktikë e prokurorëve…

February 23, 2026
Asnjë tërheqje bankare dhe zero shpenzime: GdF i sekuestron shqiptarit vilën prej 500 mijë eurosh

Asnjë tërheqje bankare dhe zero shpenzime: GdF i sekuestron shqiptarit vilën prej 500 mijë eurosh

February 23, 2026
Gjin Gjoni elozhe Berishës: Nëse ne deputetët do punonim sa ai, Rama do kishte rënë me kohë!

Gjin Gjoni elozhe Berishës: Nëse ne deputetët do punonim sa ai, Rama do kishte rënë me kohë!

February 23, 2026
Flet ambasadori Mazi: 1997-a u bë për të dobësuar Shqipërinë dhe për t’i ulur kokën Kosovës!

Flet ambasadori Mazi: 1997-a u bë për të dobësuar Shqipërinë dhe për t’i ulur kokën Kosovës!

February 23, 2026
Rreth 18 orë seancë plenare, miratohet paketa e ndryshimeve në Kodin Penal

‘Nuk do të ketë më arreste pa…’, analisti zbulon propozimin e ri të PS: Ligj për të vendosur standardin e Rumanisë

February 23, 2026
“Policia po vjen, mos e rruaj k**in”, gjyqtari përfshihet në përplasje me pronën

“Policia po vjen, mos e rruaj k**in”, gjyqtari përfshihet në përplasje me pronën

February 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In