• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, February 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Drita jeshile e NATO-s për ndërtimin e bazës ajrore në Kuçovë, situata e vështirë e ushtrisë shqiptare

by Java News
03/01/2019 19:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Drita jeshile e dhënë nga NATO për ndërtimin e një baze ajrore në Kuçovë, padyshim që ishte një nga lajmet më të mira për vitin që lamë pas.

Zëvendësministri i Mbrojtjes, Petro Koçi, i ftuar në Ora News tha se aktualisht jemi në një proces teknik.

Edhe pse projekti nuk është i karakterit luftarak, Koçi nuk përjashtoi shfrytëzimin e bazës  për operacioneve të tilla nëse NATO do të ketë nevojë.

Petro Koçi: Jemi në një proces teknik mes Forcave tona të Armatosura, Ministrisë së Mbrojtjes  dhe ekipeve teknike të NATO-s. Ai do të jetë një projekt gradual dhe ka një rëndësi të madhe, së pari rëndësi politike. Dëshmon rëndësinë që ka Shqipëria në rajon sa i përket politikave të sigurisë së NATO-s, dëshmon edhe besimin që ka NATO në një vend anëtar si Shqipëria. Nga ana tjetër do të ketë rëndësi të madhe ushtarake sepse do të ndihmojë forcën tonë. Ajo është një bazë taktike e NATO-s, është për furnizim. Natyrisht do të shërbejë dhe për operacione të mundshme të NATO-s kur do të ketë nevojë për forcat e veta të ulen në Shqipëri për tu furnizuar apo qoftë dhe për të ndaluar për një moment të caktuar. Do të shërbejë dhe për stërvitje, operacione taktike, por pse jo dhe operacione luftarake nëse do të jetë e nevojshme.

Po a nuk është shqetësues fakti se forcat shqiptare ajrore nuk kanë një avion ushtarak?

Petro Koçi: Me transformimin e Forcave tona të Armatosura, orientimi ka qenë që ne të zhvillojmë potencialin ajror, kryesisht me helikopter. Jo vetëm për ermergjencat, por edhe për të mbështetur operacione luftimi të caktuara. Ekuipazhet tona, helikopterët tanë kanë marrë pjesë në stërvitje komplekse ndërkombëtare në Gjermani etj, për tu stërvitur dhe për të qenë të aftë dhe në operacione të ndryshme luftimi. Kemi nevojë për investime të rëndësishme në këtë fushë për të pasur më shumë helikopterë, më shumë Forca Ajrore në planin njerëzor. Përgjithësisht jemi orientuar tek Forcat Tokësore.

Dhe kur jemi tek Forcat Tokësore, përsëri dhe këtu ka mungesa në artilerinë e rëndë. Shqipëria nuk ka një tank, fqinji ynë Serbia numëron 805 të tillë.

Petro Koçi: Kjo është historia e Forcës tonë të Armatosur. Dihet që ky potencial i tankseve tashmë është i neutralizuar. Ka qenë një teknikë shumë e vjetër dhe nëse ne do të rindërmarrim hapa dhe investime për tu pajisur dhe me tanke kuptohet që duhet të marrim  tanke të standardeve bashkëkohore.Edhe këtu vimë tek argumenti i kostos ekonomike. Pse jo një ditë duhet të kemi dhe një kapacitet të tillë./a.meta

Next Post
FOTOT/ Marilyn Monroe, si do të dukeshin me botoks 5 yje të së kaluarës

FOTOT/ Marilyn Monroe, si do të dukeshin me botoks 5 yje të së kaluarës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

180 vite burg për ish-krerët e UÇK? Spiropali: Të shqetësuar nga zhvillimet, drejtësia duhet të jetë e paanshme

180 vite burg për ish-krerët e UÇK? Spiropali: Të shqetësuar nga zhvillimet, drejtësia duhet të jetë e paanshme

February 9, 2026
Takimi i Ramës me Costan, burime nga KiE: Darkë pune në kontekstin e negociatave…

Takimi i Ramës me Costan, burime nga KiE: Darkë pune në kontekstin e negociatave…

February 9, 2026
Turpi i një prokurorie: Nga 45 vite burg për Luftëtarët e Lirisë!

Turpi i një prokurorie: Nga 45 vite burg për Luftëtarët e Lirisë!

February 9, 2026
Zbardhet shkresa për shkarkimin e Veliajt, këshilltarët socialistë: Na duhet një kryetar në detyrë!

Nga arrestimi te gjykimi: Dosja “Veliaj” një vit më pas dhe prova e madhe e drejtësisë

February 9, 2026
Krisje e madhe Rusi-SHBA, Lavrov i ashpër: Trump tradhtoi fjalën e dhënë Putinit

Krisje e madhe Rusi-SHBA, Lavrov i ashpër: Trump tradhtoi fjalën e dhënë Putinit

February 9, 2026
Majko reagon ashpër për Hagën: Turp! Po amnistoni Millosheviçin dhe po deformoni luftën e Kosovës

Majko reagon ashpër për Hagën: Turp! Po amnistoni Millosheviçin dhe po deformoni luftën e Kosovës

February 9, 2026
Mbyllja e Kuvendit pa debat skenar nga mazhoranca? Si përgjigjet Toni Gogu

“Funksionet kushtetuese nuk pezullohen”, Gogu: GJK e la të pazgjidhur konfliktin, ndërhyrje për të qartësuar ligjin

February 9, 2026
Të katërt u shuan në Itali, shqiptarët mbledhin për dy ditë mbi 75 mijë euro për funeralin e familjes Kola

Të katërt u shuan në Itali, shqiptarët mbledhin për dy ditë mbi 75 mijë euro për funeralin e familjes Kola

February 9, 2026
“Fajin e keni ju”, Haxhiu “shpërthen” në studio ndaj Këlliçit dhe Garos!

Pse Rama nuk e pranoi dorëheqjen e Ballukut

February 9, 2026
Sula flet si Kryeinspektor: Detyra e re një sfidë, do mbaj kontakte direkte me Ramën

Sula flet si Kryeinspektor: Detyra e re një sfidë, do mbaj kontakte direkte me Ramën

February 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In