Një ditë më parë, nga selia e PD dopli një batutë nga ana e kundërshtarëve të Bashës i cili tha se “Partia Demokratike e ka gjetur njeriun që e fiton gjithmonë garën brenda partisë. Tani i duhet të gjejë edhe një tjetër që të fitojë garën me partitë e tjera”.
Sot ky personazh misterioz ka drekuar me Astrit Patozin i cili nuk e ka zbuluar se për kë bëhet fjalë.
Statusi i Patozit:
Sot hënga drekë me autorin e batutës së djeshme. Jo për atë shkak, por se ashtu qëlloi dhe na u përputhen “agjendat”. Përfitova nga rasti dhe e pyeta, nëse mund ta bëja publik emrin e tij, tani që rezultoi se gjetja ishte e sukseshme. “Kam pasur kërkesa të pafundme nga anëtarë dhe figura të Partisë Demokratike, që janë kuriozë të dinë se kush ishte autori i batutës, i thashë unë. Por ma preu shkurt: “Ore, të mos merren për të më gjetur mua ata, se nuk ka rëndësi fare, por të gjejnë njeriun që fiton garën me partitë e tjera, se ai është hall.”
Batuta:
“Partia Demokratike e ka gjetur njeriun që e fiton gjithmonë garën brenda partisë. Tani i duhet të gjejë edhe një tjetër që të fitojë garën me partitë e tjera.”
/a.m.










