• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, January 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Dreka e Pashkës/Veliaj dhe aktorët e “Portokallisë” u shërbejnë romëve në Shkozë

by Java News
08/04/2018 18:39
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Bashkia e Tiranës zgjodhi ta kalojë festën e Pashkës së besimtarëve ortodoksë duke i shërbyer njerëzve në nevojë. Mensat sociale të Bashkisë së Tiranës ofruan një drekë të veçantë për të gjithë të moshuarit, të pamundurit dhe grupet e ndryshme sociale, duke krijuar edhe për ta një mjedis festiv. Kryebashkiaku Erion Veliaj, i shoqëruar edhe nga aktorët e dashur për publikun, Florian Binaj dhe Irgen Çela, shërbyen drekën për familjet rome në Shkozë. Ai u shpreh se çaste të tilla duhet të shërbejnë për këdo për të reflektuar dhe rilindur shpresën, por edhe për të qenë më pranë të pamundurve dhe atyre që kanë nevojë për ndihmën e shoqërisë.

“Historia na ka mësuar se kur punojmë bashkë, kur ka bashkëpunim, kur fokusohemi te puna, kur s’merremi me llafe, kur të gjithë japin nga një dorë, qyteti bëhet më i mirë. Vërtet qyteti ka 1 milion banorë, ka 1 milion probleme, por sikur të gjithë të japin nga një dorë, mund t’i zgjidhim, qoftë edhe këto të voglat si ushqimi e mbështetja sociale apo infrastruktura si banesat sociale dhe shtëpitë e komunitetit rom. Ju uroj mbarësi dhe siç e kemi pasur mendjen te puna dhe te bashkëpunimi, të vazhdojmë që ky komunitet të jetë realisht një histori suksesi”, tha Veliaj.

Ai falenderoi dy aktorët e njohur që e ndanë këtë festë me familjet rome, ndërsa theksoi se që të jesh një artist i mirë duhet të jesh dhe një qytetar i mirë. “Ndonjëherë nuk mjafton me qenë i famshëm po s’ishe njeri i mirë, po s’ishe solidar, po nuk mbështete njerëzit në nevojë. Këta dy djem kanë një zemër jashtëzakonisht të madhe. Unë doja shumë që të vinin edhe të shërbenin sot, edhe t’ju uronin Pashkët, por edhe të shikonin se si në cepa të ndryshëm të Tiranës kemi kaq solidaritet dhe kaq shumë njerëz që bëhen bashkë dhe kalojnë kohë si komunitet”, u shpreh Veliaj.

Vizioni dhe puna e përditshme e Bashkisë së Tiranës, por edhe e gjithë atyre që i janë bashkuar asaj në këtë mision, ka bërë të mundur që situata e komunitetit rom dhe atij egjiptian të ndryshojë. Veliaj theksoi se Bashkia e Tiranës do të vazhdojë të jetë pranë të varfërve, qoftë duke mbështetur mensat sociale, ashtu edhe duke hapur strehëza të tjera, ku gjithkush që ka humbur shpresën të mund të gjejë një vend ku të ushqehet dhe strehohet.

 “Përveç kësaj mense sociale këtu, kemi edhe ato në Kombinat, në Misto Mame, në Laprakë, hapëm edhe një të re te Bregu i Lumit. Fatmirësisht, kishat, xhamijat dhe OJF-të e ndryshme po na ndihmojnë, sepse një qytet që ka 1 milion banorë dhe prodhon gjysmën e ekonomisë së vendit, duhet të prodhojë edhe gjysmën e zemërgjerësisë dhe bujarisë. Më vjen mirë që përtej nesh që e kemi detyrë e mision, kur na bashkohen edhe shokë të mirë si Flori me Irgenin dhe shumë të tjerë që japin në mënyrë vullnetare, pa pagesë, duke hequr ditën e tyre të pushimit, kjo na mbush me shumë optimizëm dhe kurajë”, u shpreh ai.

Aktori i humorit, Florjan Binaj u shpreh i surprizuar për kushtet në të cilat jetojnë sot anëtarët e komunitetit rom në Shkozë dhe theksoi se t’i shërbesh më të pamundurve është detyrim i gjithë shoqërisë. “Kur kam qenë i vogël e kam pasur shtëpinë tek Bregu i Lumit në Allias, edhe kam parë shumë pjesëtarë të komunitetit rom që jetonin në vështirësi aty. Fakti që mbas kaq shumë vitesh i shoh të akomoduar kaq mirë, të jetojnë si të gjithë qytetarët e tjerë, është një gjë shumë e bukur, ashtu siç është shumë e bukur fakti që shumë njerëz na shohin si ata që jetojnë vetëm në televizor, me gjëra të mira e të tjera me rradhë, vijmë bëjmë këtë gjë sot për ju sepse nuk ka gjë më të mirë se sa të jesh i përulur karshi gjithë qytetarëve të këtij qyteti”, tha Binaj.

Edhe aktori Irgen Çela u shpreh i lumtur që në këtë ditë feste kishte zgjedhur të shërbente në mensë sociale për shtresat në nevojë. “Më bëhet shumë qejfi që jam sot pranë jush, duke qenë se është edhe ditë feste. Uroj që të jeni të gjithë të bashkuar sepse dashamirësia kundrejt njëri-tjetrit do ju shtyjë të ndihmoni njëri-tjetrin dhe të ecni përpara”, u shpreh ai. (BW)

Next Post
Një vetëvrasje tjetër/ Vetëhelmohet 29-vjeçarja në Fier

Një vetëvrasje tjetër/ Vetëhelmohet 29-vjeçarja në Fier

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Na thërriste natën në dhomën e tij dhe…”/ Julio Iglesias akuzohet për sulm seksual nga dy ish-punonjëse femra

“Na thërriste natën në dhomën e tij dhe…”/ Julio Iglesias akuzohet për sulm seksual nga dy ish-punonjëse femra

January 13, 2026
Kosovë, Kurti fitoi zgjedhjet – Ambasada e SHBA në Prishtinë: Të gatshëm të forcojmë partneritetin me Qeverinë e re

Kosovë, Kurti fitoi zgjedhjet – Ambasada e SHBA në Prishtinë: Të gatshëm të forcojmë partneritetin me Qeverinë e re

January 13, 2026
Bill dhe Hillary Clinton refuzojnë të dëshmojnë në Kongres për çështjen “Epstein”

Bill dhe Hillary Clinton refuzojnë të dëshmojnë në Kongres për çështjen “Epstein”

January 13, 2026
PS mban Berishën në Kuvend/ Çupi: Ngjarje me dyshime, lë shijen se pandëshkueshmëria vazhdon

“Berisha si Ajatollahu, kanë vrarë protestues”, Çupi: PD është grupimi më i dëmshëm që ka parë Shqipëria

January 13, 2026
35-vjetori i PD-së së Lezhës, Berisha kujtohet për Piramidat dhe sulmon../ Kryedemokrati: Jemi parti e moralshme, nuk mashtrojmë!

35-vjetori i PD-së së Lezhës, Berisha kujtohet për Piramidat dhe sulmon../ Kryedemokrati: Jemi parti e moralshme, nuk mashtrojmë!

January 13, 2026
Bisedimet e paqes, sekretari amerikan Rubio: Ukraina do të jetë e pavarur dhe e begatë

SHBA shpall degët libaneze, egjiptiane dhe jordaneze të Vëllazërisë Myslimane si organizata terroriste

January 13, 2026
Kryeministri i Groenlandës i jep fund debatit: Nuk dëshirojmë të qeverisemi nga SHBA, zgjedhim Danimarkën

Kryeministri i Groenlandës i jep fund debatit: Nuk dëshirojmë të qeverisemi nga SHBA, zgjedhim Danimarkën

January 13, 2026
Moti i keq/ Belinda Balluku: Situata në veri e përmirësuar, po monitorojmë jugun. Akset kombëtare të aksesueshme

Përmbytjet/ “Skuadrat janë ende në terren”- Balluku: Do të kompensohen të gjithë banorët e prekur

January 13, 2026
Volkswagen dorëzoi 2.69 milionë makina në Kinë në vitin 2025

Volkswagen dorëzoi 2.69 milionë makina në Kinë në vitin 2025

January 13, 2026
“Kërcënimet e SHBA-së për sulme të reja ushtarake ndaj Iranit”/ Reagon ashpër Rusia: Janë “kategorikisht të papranueshme”

“Kërcënimet e SHBA-së për sulme të reja ushtarake ndaj Iranit”/ Reagon ashpër Rusia: Janë “kategorikisht të papranueshme”

January 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In