• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Drejtuesit problematikë do paguajnë siguracion më të lartë. AMF: Në çmim ndikojnë dhe 7 faktorë risku

by S T
16/10/2024 14:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Drejtuesit problematikë do paguajnë siguracion më të lartë. AMF: Në çmim ndikojnë dhe 7 faktorë risku
Nga janari 2025 drejtuesit që kanë qenë problematikë dhe dëmet që kanë shkaktuar përgjatë këtij viti do t’i llogariten në siguracionin e detyrueshëm të mjetit.

Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF) ka prezantuar në Komisionin e Ekonomisë ndryshimet ne rregullore “Për përcaktimin e faktorëve të riskut që përfshihen në përllogaritjen e primit për produktet e sigurimit të detyrueshëm”.

Drejtoresha e AMF, Mimoza Kaçi tha se ndryshimet në këtë rregullore kanë për qëllim rritjen e transparencës së përllogaritjes së primit për sigurimin e detyrueshëm të mjeteve dhe se çdo drejtues të dijë dhe vetë se sa do i kushtojë sigurimi i mjetit.

“Hyn në fuqi e rregullores është më 1 janar 2025, deri në fund të këtij viti ne do të bëjmë gati procesin. Kjo rregullore sjellë më shumë transparencë lidhur me llogaritjen e primit të sigurimit dhe cilët janë faktorët. Kjo periudhë do të shërbejë edhe për ndërgjegjësimin e qytetarët, për të mirat që ata kanë me këtë sistem të rëndësishëm të sigurimit të mjeteve. Do të sjellë më shumë drejtim të kujdesshëm për drejtuesit e mjeteve. Çdo dëm i shkaktuar gjatë këtij viti do ti ndikojë në çmimin e ardhshëm të policës në vijim. Do ketë rritje të konkurrencës mes shoqërive, ku do të luhatet pikëzimi i faktorëve të rrezikut ku çdo shoqëri do e bëjë sipas praktikave të saj. Përllogaritja e primit nga kompanitë e sigurimit do të jetë publike, ku çdo i siguruar mund të kalkulojë dhe të kuptojë edhe llogaritjen e primit të sigurimit për mjetin e tij”, tha Kaçi.

Pjesë e llogaritjes së çmimit do të jenë edhe 7 faktorë risku, si historiku i dëmeve, fuqia motorike e mjetit, mosha e të siguruarit, vjetërsia e mjetit etj.

“Pjesë e primit të sigurimit do të jenë edhe llogaritja e 7 faktorëve të rreziku, për të cilat kemi të dhëna të disponueshme. 1-Historiku i dëmeve, shumë i rëndësishëm. Është punuar për databazën e dëmeve në autoritet, ky regjistër furnizohet nga shoqëritë e sigurimeve dhe mbahet nga autoriteti. Po punohet që edhe vetë shoqëritë të kenë akses në këtë informacion për dëmet e një drejtuesi. 2-Fuqia motorike, sa më i lartë kubikazhi i mjeteve aq më i madh dëmi që shkakton, dhe aq më i lartë primi i sigurimit. 3- Mosha e të siguruarit, 18-21 vjeç është mosha më e penalizuar në policën e sigurimit të automjetit. 4-Eksperienca në drejtimin e mjetit, ku kanë vende që përfshijnë edhe pikët e patentës 5-Përdorimi i mjetit, nëse është subjekt apo kompani pasi kur është mjet biznesi përdoret nga disa drejtues. 6-Qarku i regjistrimit të mjetit, që ka të bëjë me incidenteve të aksidenteve sipas qarqeve. 7- Vjetërsia e mjetit”, tha Kaçi.

Next Post
“Çmendet” shqiptari! Përplas me makinë një 17-vjeçar pas sherrit në klubin e natës

"Çmendet" shqiptari! Përplas me makinë një 17-vjeçar pas sherrit në klubin e natës

TË FUNDIT

Mes SHBA-së, NATO-s dhe BE-së, cilën zgjedhin shqiptarët? Zbardhen rezultatet e sondazhit

Mes SHBA-së, NATO-s dhe BE-së, cilën zgjedhin shqiptarët? Zbardhen rezultatet e sondazhit

April 6, 2026
“Paguhem në Iran, por nuk marr dot rrogën”, Jasir Asani thyen heshtjen: Futbolli i padrejtë

“Paguhem në Iran, por nuk marr dot rrogën”, Jasir Asani thyen heshtjen: Futbolli i padrejtë

April 6, 2026
“Ju shpall zyrtarisht burrë e grua”/ Mateo dhe Brikena shkëmbejnë unazat, banorja: Dua të jem përgjithmonë me ty

“Ju shpall zyrtarisht burrë e grua”/ Mateo dhe Brikena shkëmbejnë unazat, banorja: Dua të jem përgjithmonë me ty

April 6, 2026
“Jemi bërë si Bjellorusia”, Shehi: Opozita nuk prodhon më njerëz, ja si fitohen zgjedhjet

“Jemi bërë si Bjellorusia”, Shehi: Opozita nuk prodhon më njerëz, ja si fitohen zgjedhjet

April 6, 2026
Shqipëria në negociata intensive për t’u integruar në BE, sondazhi: 65.2 % besojnë te Rama, 2030 afat realist

Shqipëria në negociata intensive për t’u integruar në BE, sondazhi: 65.2 % besojnë te Rama, 2030 afat realist

April 6, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

“Autoriteti” politik është Fe

April 6, 2026
Izraeli urdhëron evakuimin masiv të 40 fshatrave në Liban

Izraeli urdhëron evakuimin masiv të 40 fshatrave në Liban

April 6, 2026
Artemis II thyen rekordin e Apollo 13, astronautët arrijnë distancën më të largët nga Toka

Artemis II thyen rekordin e Apollo 13, astronautët arrijnë distancën më të largët nga Toka

April 6, 2026
Zgjedhjet vendore 2027, Muça: Opozita duhet të ketë kandidatin për Tiranën në tavolinë

Zgjedhjet vendore 2027, Muça: Opozita duhet të ketë kandidatin për Tiranën në tavolinë

April 6, 2026
Krizë nafte në disa aeroporte italiane, Berberi: Avionët e linjës Tiranë-Brindisi, duhet të pajisen me karburant edhe për kthim! Nëse ‘Hormuzi’ nuk hapet…

Krizë nafte në disa aeroporte italiane, Berberi: Avionët e linjës Tiranë-Brindisi, duhet të pajisen me karburant edhe për kthim! Nëse ‘Hormuzi’ nuk hapet…

April 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In