• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, January 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Pas Ilir Metës, edhe drejtuesi politik i PD-së në Korçë ka thyer heshtjen zgjedhore

by
24/04/2021 10:19
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Më herët, u bë e ditur se Presidenti i Republikës, Ilir Meta, do të dalë sot në një konferencë të jashtëzakonshme.

Lajmi u dha nga zëdhënësi i Presidentit, Tedi Blushi, i cili njofton se Meta do të dalë në konferencë në orën 11:30.

Sakaq, edhe drejtuesi politik i PD-së në qarkun e Korçës, Edmond Spaho ka thyer heshtjen zgjedhore, duke bërë një denoncim se po vidhet vota për zgjedhjet e 25 prillit.

“Mbrëmë rreth mesnatës, struktura e mbrojtjes së votës së PD në fshatin Podgorie ndaloi tre makina të njësisë administrative Vreshtas me rreth 7 punonjës të kësaj njësie në to.

Dy prej makinave të markave Mercedes dhe Ëolksvagen të drejtuara nga Soni Laraku dhe Andi Zaqellari u larguan me forcë, kurse makina e tretë e drejtuar nga administratori i Njësisë Administrative Vreshtas Cezar Bezati dhe shoqërues Gerti Tabaku, u bllokua.

Në terren së bashku me ta ishte edhe kryetari i PS të Podgories dhe njekohësisht zyrtar i tatimeve Korcë Izmi Çoçka. Pasi u njoftua Policia, mbërritën forcat e rendit të cilët ushtruan presion për lirimin e rrugës dhe të makinës së bllokuar.

Me insistimin e përfaqësuesve të PD u kërkua që makina të kontrollohej dhe kjo u arrit në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme. Nga një kontroll i përciptë në vend në makinën e administratorit u gjenden:

Lista e zgjedhësve të fshatit Podgorie. Listë e patronazhit të fshatit Podgorie me patronazhist administratorin Çezar Bezati,

Liste e shkruar me dorë me emra banoresh të këtij fshati të cilën policia refuzoi ta bejë publike.

Pas shoqërimit të makinës së administratorit në Drejtorinë e Policisë Korcëdhe pyetjes së administratorit dhe dëshmitarëve okulare , Drejtoria e Policisë vendosi të lirojë administratorin Çezar Bezati dhe shoqëruesin e tij Gerti Tabaku si dhe të ndaloje për bllokim rruge tre simpatizantë të PD, Ahmet Goroveci, Endrison Dushku dhe Fatjon Dushku.

Ju bëj thirrje të gjithë anëtareve dhe simpatizantëve të PD që të vazhdojnë të qëndrojnë dhe mbrojnë me çdo mjet vullnetin e qytetarëve për ndryshim nga shitblerja e votës”, tha Spaho./ b.h

Next Post
Postoi foton e Kim Kardashian, Baze tallet me Berishën: Ne kemi një tjetër Kim që është më popullore se Yuri Kim!

Postoi foton e Kim Kardashian, Baze tallet me Berishën: Ne kemi një tjetër Kim që është më popullore se Yuri Kim!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Punonjësit e RTSH reagojnë pas kërcënimit të Ramës për mbylllje: Na jepni autonominë që ta ringremë vetë median publike

Punonjësit e RTSH reagojnë pas kërcënimit të Ramës për mbylllje: Na jepni autonominë që ta ringremë vetë median publike

January 17, 2026
Akuza për manipulim të votave brenda partive në Kosovë, kërkohet reagimi i prokurorisë

Akuza për manipulim të votave brenda partive në Kosovë, kërkohet reagimi i prokurorisë

January 17, 2026
Do të mbikëqyrë Gazën pas luftës, kryeministri kanadez Mark Carney emërohet anëtar i Bordit të Paqes

Do të mbikëqyrë Gazën pas luftës, kryeministri kanadez Mark Carney emërohet anëtar i Bordit të Paqes

January 17, 2026
Këta nuk janë ‘aristokratë’, janë thjeshtë të paudhë

Trump fton Ramën në ‘kabinetin’ e tij për Gazën, tronditet Berisha

January 17, 2026
“Perëndimi çdo ditë në SPAK, politika e sulmon”, Shehaj: Do të çojmë 100 mijë firma në Kongresin Amerikan

“Perëndimi çdo ditë në SPAK, politika e sulmon”, Shehaj: Do të çojmë 100 mijë firma në Kongresin Amerikan

January 17, 2026
“Kisha vdekur për këtë fanellë”, Taulant Xhaka motivon skuadrën para Polonisë: Kombëtarja nder e krenari

“Kisha vdekur për këtë fanellë”, Taulant Xhaka motivon skuadrën para Polonisë: Kombëtarja nder e krenari

January 17, 2026
“Kemi 150 vjet që duam ta blejnë Groenlandën”, Trump “bombardon” me tarifa 8 shtete europiane

“Kemi 150 vjet që duam ta blejnë Groenlandën”, Trump “bombardon” me tarifa 8 shtete europiane

January 17, 2026
Zbardhen detaje nga operacioni i SPAK për Call Centerat mashtrues, në kërkim tre vëllezër (EMRAT)

Zbardhen detaje nga operacioni i SPAK për Call Centerat mashtrues, në kërkim tre vëllezër (EMRAT)

January 17, 2026
Tensionohet situata në protestën e “Shqipëria Bëhet” para Kryeministrisë, hidhet miell drejt policëve (FOTO+VIDEO))

Tensionohet situata në protestën e “Shqipëria Bëhet” para Kryeministrisë, hidhet miell drejt policëve (FOTO+VIDEO))

January 17, 2026
“Kundër politikës sonë”, kryeministrit izraelit Netanyahu kundërshton mbledhjen e bordit për Gazën

“Kundër politikës sonë”, kryeministrit izraelit Netanyahu kundërshton mbledhjen e bordit për Gazën

January 17, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In