• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, February 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Drejtuesi në RAI 3: Kam shkëmbyer mesazhe me Ramën, brenda muajit investigimi 2 për Shqipërinë. S’kam pasur presione…!

by Java News
06/05/2024 17:42
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Drejtuesi e drejtori i programit Report, Sigfrido Ranucci, ka zhvilluar sot një konferencë shtypi me gazetarët e huaj e i shoqëruar nga drejtuesi i sindikatës së gazetarëve Daniele Macheda e nga drejtuesi i Federatës Kombëtare të Medias italiane Vittorio Di Trapani.

Mes të tjerave, ai u pyet nga televizioni i familjes Berisha dhe për reportazhin që krijoi polemika në Shqipëri.

A jeni censuruar nga kryeministri shqiptar Edi Rama?

Ranucci: Jo asnjë censurë e gjatë këtyre ditëve jam  përpjekur t’i përgjigjem në rrjetet sociale dhe interesit të lartë të publikut shqiptar. Asnjë censurë.
Pse nuk u transmetuar vazhdimi i reportazhit investigativ mbi Shqipërinë?

Ranucci: Po punojmë për t’u rikthyer me materiale të tjera më të thelluara në analizën e nevojshme e duke respektuar kohën televizive. kemi respektuar disa investigime të tjera që kanë prioritet pasi për pak hymë në fushatën elektorale të zgjedhjeve evropiane e duhet të respektojmë dhe par situatën politik.

Puntata mbi Shqipërinë do të jepet rregullisht shumë shpejt. Nuk kemi pasur presion. Shumë na kanë kritikuar, dhe vetë kryeministrja Meloni që e ka quajtur reportazhin tonë “një linçim ndaj popullit shqiptar”.

Dua ta ritheksoj, asnjë linçim madje siç e provuan dhe sondazhet në Shqipëri, 84% e publikut shqiptar mendon se faktet e këtij reportazhi janë të vërteta.

Ajo që më vjen keq është se si një kryeministre italiane nuk ka besim në një televizion publik i shtetit italian.

Brenda muajit do të transmetojmë puntatën e radhës së Report mbi Shqipërinë

A keni biseduar me Ramën?

Ranucci: Kam kontaktuar me mesazhe me të.

A do të realizoni një intervistë televizive me kryeministriM shqiptar me kushtet që ai ka kërkuar, live e jo e montuar?

Ranucci: Intervista me kryeministrin shqiptar do të respektohet si kreu i një qeverie e siç respektohet çdo kush që intervistohet nga Report. Nëse ai do pranojë intervista do të respektojë formatin e Report, mendimi i tij do të përcillet ashtu siç e shpreh, në mënyrë integrale e nuk do të bëjmë prerje të…, i shkruan ai, janë të certifikuara koncepteve e përmbajtjes që ai do përcjellë.

Si komentoni akuzat e Ramës se investigimi juaj është fals mbi sekretarin e Përgjithshëm të Kryeministrisë?

Ranucci: Ne kemi përgjigjet e Agaçit, janë të certifikuara siç na i ka përcjellë. Ne bëjmë punën e nuk kemi bërë akuza por kemi sjellë kontekstin e gjithçkaje. Nuk kemi goditur përgjithësisht, por kemi dhënë emra e mbiemra të politikanëve të përfshirë në ngjarjet e korrupsionit. Trasparency International ka dokumentuar Shqipërinë si vend i përfshirë në ngjarje të rënda korruptive.

Një komenti i juaji si gazetar pse dhe si e shihni mbrojtjen që kryeministrja Meloni bëri ndaj homologut të saj shqiptar?

Ranucci: E shoh si solidaritet mes kryeministrave, ashtu siç kemi ne gazetarët me njëri-tjetrin.

Next Post
“Do iki të qetësohem…”/ Prokuroria e Shkodrës zbardh ngjarjen e rëndë, çfarë deklaroi Alma Arrazi në kafen e saj të fundit me kunatën

“Do iki të qetësohem…”/ Prokuroria e Shkodrës zbardh ngjarjen e rëndë, çfarë deklaroi Alma Arrazi në kafen e saj të fundit me kunatën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Luftë apo marrëveshje bërthamore? Aeroplanmbajtësja amerikane niset nga Kreta në Lindjen e Mesme

Luftë apo marrëveshje bërthamore? Aeroplanmbajtësja amerikane niset nga Kreta në Lindjen e Mesme

February 26, 2026
Edi Rama ‘plotëson’ kërkesën e opozitës për qeveri 100% teknike

Edi Rama ‘plotëson’ kërkesën e opozitës për qeveri 100% teknike

February 26, 2026
Për shkencëtarët dhe sharlatanët!

Hila zbulon detajet për Ministrin e ri të Jashtëm: Ja si e njoh unë zëvendësuesin e Spiropalit

February 26, 2026

“Rama donte të tregonte se njerëzit e mi i heq unë”, Dudushi: Ndryshime të arsyeshme, ruajnë ekuilibrat!

February 26, 2026
Sanremo 2026 / Çelentano: Kënga e Ermal Metës pothuajse e pandalshme drejt fitores

Sanremo 2026 / Çelentano: Kënga e Ermal Metës pothuajse e pandalshme drejt fitores

February 26, 2026
Ndryshimet në qeveri, profilet e plota të ministrave të rinj që marrin drejtimin e dikastereve kyçe

Ndryshimet në qeveri, profilet e plota të ministrave të rinj që marrin drejtimin e dikastereve kyçe

February 26, 2026
Korridori VIII e bën Shqipërinë portë kryesore. Serbia dhe Greqia nuk duan

Korridori VIII e bën Shqipërinë portë kryesore. Serbia dhe Greqia nuk duan

February 26, 2026
Gogu replikë me Berishën: Zotëria i 21 janarit ka diskriminuar duke vrarë e torturuar njerëz! U përpoq të nënshtrojë KLSH kur…

PROFIL / Rama i besoi Drejtësinë! Kush është Toni Gogu, zëvendësi i Lamallarit

February 26, 2026
Spahiu: Shërbimet sekrete paralajmëruan destabilizimin e Maqedonisë me financim të Rusisë

Spahiu: Shkarkimi më i keq ai i Spiropalit! Emërimi më i mirë, Toni Gogu

February 26, 2026
Çupi: Po përjetojmë valën e dytë të Berishës. Këtu kemi mijëra viktima të shkaktuara nga pushteti i Saliut

“21 janari, është themeli”, Frrok Çupi: PD dhe SPAK e kanë “pushtuar” vendin. Drejtësia të zbardhë vrasjet!

February 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In