Drejtuesit më të lartë të drejtësisë shqiptare janë në një vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në njoftimin e bërë publik nga SPAK thuhet se drejtuesi i këtij institucioni, Arben Kraja, prokurori i posaçëm, Vladimir Mara dhe Drejtori i BKH, Aida Veizaj do takohen me zyrtarë të Departamentit Shtetit, Departamentit të Drejtësisë, FBI, DEA dhe institucione të tjera të zbatimit të ligjit në SHBA.
Vizita e cila do të zgjasë një javë ka për qëllimi prezantimin e SPAK dhe arritjeve të tij, si dhe forcimi i bashkëpunimit të SPAK me institucionet e zbatimit të ligjit në SHBA.
“Me synim rritjen e intensitetit të ushtrimit të ndjekjes penale ndaj krimit të organizuar, korrupsionit, pastrimit të parave dhe konfiskimit të aseteve kriminale në Shqipëri”, thuhet në njoftimin e SPAK.
g.kosovari