• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Drejtues politikë që realizojnë objektivat e Berishës, por jo rotacionin

by Ervis Iljazaj
06/09/2024 08:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ervis Iljazaj

Debati publik për drejtuesit politik të qarqeve të Partisë Demokratike niset nga një premisë e gabuar. Nga premisa se Berisha ka si qëllim roatacionin. E mbi këtë premisë, bëhen analiza nëse këta drejtues janë të aftë apo jo që të arrijnë objektivin e ardhjes në pushtet.

Në fakt, objektiv real i Partisë Demokratike, drejtuar nga Sali Berisha nuk është aspak rotacioni, por mbijetesa dhe kontrolli i asaj partie nga ana e tij. Duke qenë se Berisha është me inteligjenti nga të gjithë, e di fare mirë se ardhja në pushtet në kushtet ku ai ndodhet është totalisht e pamundur. Pavarësisht se militantëve të tij i hedh si ushqim ëndrra me revolucione, me mosbindje civile apo me qeveri teknike, është fare i ndërgjegjshëm se situata në të cilët ndodhet nuk i lejon atij asnjë mundësi për të vendosur kushte ndaj pushtetit. Përkundrazi, mbijetesa e tij varet dhe nga sjellja e Edi Ramës, që për hir të së vërtetës tashmë ka një sjellje komplet ndryshe në raport me të, dhe kjo i ka dhënë një dorë të mirë konsolidimit të Berishës në krye të PD-së.

Prandaj, objektivin e tij kryesor, atë të mbijetësës politike dhe kontrollin e plotë të partisë, Berisha e ka realizuar. Ky është njëkohësisht objektivi i tij maksimal dhe i vetëm. Duam apo s’duam, ai ia doli të rikthehet në krye të PD-së, të spostojë Lulzim Bashën dhe të kthehet edhe njëherë në faktorin kryesor opozitar. Sali Berisha e fitoi betejen e tij politike. Çështja është se çfarë fitojnë demokratët dhe populli opozitar, që me një lider të tillë e kanë absolutisht të pamundur ardhjen në pushtet.

Të gjitha të tjerat janë analiza të pavlera politike dhe jo realiste. Po të shikosh listën e drejtuesve të qarqeve, ajo përbëhet nga dy komponentë. Shumica dërrmuese janë besnikë të tij, si Tritan Shehu apo Oerd Bylykbashi, të cilët janë për herë të disatë në qarqet respektive dhe ku kanë humbur zgjedhjet në mënyrë kostante. Edhe pse me disfata politike të njëpasnjëshme, kjo kategroi u emërua përsëri në krye të qarqeve, pikërisht sepse objektivi nuk është rotacioni politik.

Ndërsa kategoria e dytë, janë drejtues qarqesh të cilët tradhtuan Lulzim Bashën për ta çuar partinë te Berisha si Gazment Bardhi, Agron Gjekmarkaj dhe Ervin Salianji. Ndërsa ky i fundit ka dhënë prova se mund të arrijë të marrë dhe suksese elektorale, dy të tjerë janë tipikisht politikanë konjukture dhe mbijetojnë falë saj.

Në këtë kuptim, lista e drejtuesve të qarqeve të Partisë Demokratike nuk përbën asnjë risi, asnjë frymë apo filozofi të re, përveçse kontributin që ka dhënë të gjithë këta drejtues për të mbajtur gjallë ekzistëncën e Sali Berishës në krye të PD-së. Prandaj Berisha, duke qenë se e ka arritur objektivin e tij, dukej i qetë në momentet që shpaloste emrat e rinj të drejtuesve politikë.

Të gjitha ata që prisnin hapje të partisë, emra të rinj, apo fytyra të reja politik në krye të qarqeve, ose janë naivë, ose nuk kuptojnë asgjë nga politika dhe momenti në të cilin ndodhet aktualisht Sali Berisha. Sali Berishës në kushtet ku ndodhet nuk i duhet një parti e hapur, që ofron njerëz të rinj apo filozofi të re. Por një parti me njerëz sa më besnikë. Dhe drejtuesit e rinj i kanë dhënë provat që janë besnikë ndaj tij. Hapjen e partisë Berisha e ka thjesht të pamundur. Sepse betejat e tij me drejtësinë dhe me ndërkombëtarët janë aq të vështira, saqë më mirë pak njërëz dhe besnikë se sa shumë dhe të dyshimtë ndaj besnikërisë së tij. Në këtë drejtim, drejtuesit e rinj janë perfektë për objektivin e tij politik. Për rotacionin, fatkeqësisht Shqipëria duhet të presë dhe pak, pasi opozita në këto momente ka prioritete të tjera.

Next Post
“E dimë kush jeni”, SHBA ofron miliona dollarë për “kokën” e hakerave rusë

“E dimë kush jeni”, SHBA ofron miliona dollarë për “kokën” e hakerave rusë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Aksident tragjik në Drashovicë të Vlorës, dy viktima dhe një i plagosur rëndë

Aksident tragjik në Drashovicë të Vlorës, dy viktima dhe një i plagosur rëndë

March 22, 2026
Berisha flet pas protestës: E tmerruat Edi Ramën! Të japë dorëheqjen ose do ta tërheqim siç nuk ia pret mendja

Berisha flet pas protestës: E tmerruat Edi Ramën! Të japë dorëheqjen ose do ta tërheqim siç nuk ia pret mendja

March 22, 2026
Pas dy orësh Berisha përfundon ‘kilometrin e fundit’ të protestës së PD në selinë blu

Pas dy orësh Berisha përfundon ‘kilometrin e fundit’ të protestës së PD në selinë blu

March 22, 2026
Protesta e PD-së/ Lëndohen dy efektivë të “Shqiponjave”, nisen drejt Spitalit Ushtarak

Protesta e PD-së/ Lëndohen dy efektivë të “Shqiponjave”, nisen drejt Spitalit Ushtarak

March 22, 2026
Noka përplaset me policinë, thyen kordonin e sigurisë pranë Piramidës: Keni goditur Berishën, do ta paguani!

Noka përplaset me policinë, thyen kordonin e sigurisë pranë Piramidës: Keni goditur Berishën, do ta paguani!

March 22, 2026
Sulmi me molotovë dhe përplasjet me policinë, blutë nisin shoqërimet e para të protestuesve

Sulmi me molotovë dhe përplasjet me policinë, blutë nisin shoqërimet e para të protestuesve

March 22, 2026
PD me molotovë ndaj institucioneve, reagon Balla: I hedhin me flamujt e BE dhe gjermanë në duar

PD me molotovë ndaj institucioneve, reagon Balla: I hedhin me flamujt e BE dhe gjermanë në duar

March 22, 2026
Sali Berisha ndihet keq nga gazi lotsjellës në protestë, rrethohet nga truprojat dhe shkon poshtë banesës

Sali Berisha ndihet keq nga gazi lotsjellës në protestë, rrethohet nga truprojat dhe shkon poshtë banesës

March 22, 2026
Përshkallëzohen tensionet mes policisë dhe protestuesve, sulme me molotov dhe gaz lotsjellës para AKSHI-t

Përshkallëzohen tensionet mes policisë dhe protestuesve, sulme me molotov dhe gaz lotsjellës para AKSHI-t

March 22, 2026
Protestuesit marshojnë drejt Parlamentit, vijojnë tensionet në Tiranë

Protestuesit marshojnë drejt Parlamentit, vijojnë tensionet në Tiranë

March 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In