• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, February 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Drejtori i ZRPP, Muho: Përfitimet e qytetarëve e bizneseve nga rivlerësimi i banesave

by Aalison Pearse Stevens
31/08/2016 10:39
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga sot, të gjithë individët apo bizneset të cilët duan të rivlerësojnë pronat e tyre, mund t’u drejtohen zyrave vendore të pasurive të paluajtshme në të gjitha rrethet e Shqipërisë për të tërhequr formularët e për t’i dorëzuar më pas në sportele. Në një intervistë për “Vizion Plus”, kryeregjistruesi Ilirjan Muho, sqaron se ka nisur udhëzimin në të gjithë kadastrat për të qenë gati për pritjen e qytetarëve. “Sot udhëzimi u është shpërndarë të gjitha zyrave vendore, të cilat janë të gatshme të presin kërkesat e qytetarëve për fillimin e procesit të rivlerësimit të pasurive.

Procedura

Sipas drejtorit të ZRPP-së, fillimisht, pronari apo një person me prokurë për të kryer këtë proces, duhet të marrë formularin në sportelet e hipotekës, ose ta printojë atë nga fletorja zyrtare. Më pas ai duhet të plotësojë pikën 1 dhe pikën 2, ku janë të dhënat e tij, numri i pasurisë dhe taksa që duhet të paguajë. Pas dorëzimit ai bën pagesën në bankë dhe brenda 48 orësh, ndryshimi i vlerës së pronës reflektohet në kartelën e pasurisë. “Për ta konkretizuar nëse dikush ka përfituar një apartament për shkak të procesit të privatizimit pas viteve ’90 dhe nuk është kryer ndonjë transaksion me këtë pasuri, atëherë qytetari që i drejtohet zyrës për rivlerësimin e pasurisë do të paguajë 2 për qind të vlerës, pra të diferencës midis vlerës aktuale të sotme me vlerën që ka pasur pasuria në momentin e kthimit të saj”, thotë Muho. Ndryshe nga rivlerësimi që u bë në vitin 2011, këtë herë përfitojnë edhe pasuritë që janë në proces regjistrimi, ato që kanë një leje legalizimi dhe ato që janë në proces gjykimi, por që kanë bërë më parë një aplikim në Hipotekë.

“Gjithmonë duhet të krijohet titulli i pronësisë, të merret leja e legalizimit dhe në bazë të saj, qytetari mund t’i drejtohet zyrave të Hipotekës, për të filluar procesin e rivlerësimit të pasurive”, shprehet ai. Sipas udhëzimit të firmosur dy ditë më parë nga dy ministrat, Manjani e Ahmetaj, individët, të cilët kërkojnë të bëjnë rivlerësim me vlerën reale të tregut dhe jo me çmimin fiskal të miratuar nga qeveria, duhet të bëjnë atë me një ekspert privat të licencuar dhe menjëherë përfitojnë një çmim më të lartë të pronës së tij. Tashmë, nëse deri në fund të muajit shkurt, shkon në zyrat e hipotekës, askush nuk paguan 15 për qind  tatim mbi fitim të diferencës mes vlerës kur ka blerë pronën dhe vlerës së tregut, por vetëm 2 për qind.

ma.me

Next Post
Gazsjellësi rus alarmon shtetet baltike dhe Suedinë

Gazsjellësi rus alarmon shtetet baltike dhe Suedinë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kronikë për dy të tretat!

Agron Gjekmarkaj: Rama ishte larg Donald Trumpit, se pash dhe aq afër

February 19, 2026
Momente pikante nga Bordi i Paqes/ Rama dhe Trump bisedë miqësore me njëri-tjetrin, buzëqeshje dhe shtrëngime duarsh

Fjalimi i Edi Ramës, një kërcim i guximshëm në errësirë

February 19, 2026
Ndryshimet në buxhet| Vengu shpjegon si do ndahen 1.9 miliardët që merr Mbrojtja

Deklarata e fortë e Vengut: Rama e përdori Bordin e Paqes si platformë për interesat e shqiptarëve në rajon

February 19, 2026
Lirohet pas 11 orësh ish-princi Andrew, çfarë thotë policia britanike

Lirohet pas 11 orësh ish-princi Andrew, çfarë thotë policia britanike

February 19, 2026
I dënuar më parë për trafik heroine, sekuestrohen pasuritë e Saimir Taullaut në Lushnje

I dënuar më parë për trafik heroine, sekuestrohen pasuritë e Saimir Taullaut në Lushnje

February 19, 2026
Zogaj vlerëson thirrjen e Ramës për UÇK-në: Preku nervin e presidentit Trump për prokurorin e Hagës

Zogaj vlerëson thirrjen e Ramës për UÇK-në: Preku nervin e presidentit Trump për prokurorin e Hagës

February 19, 2026
Bonusi i fundvitit për pensionistët, ndryshon sasia dhe mënyra e ndarjes! Ja kush kategori do të marrë më shumë

Ata që jetojnë në fshat mund “të blejnë” vite pune për pension deri më 31 dhjetor 2026

February 19, 2026
Mbledhja e Këshillit, Salianji zbulon arsyen pse nuk ka marrë pjesë! Ja si përgjigjet ai

Premtoi “rrëmbimin” e Ramës si Maduro; Salianji: Berisha ka vetë marrëdhënie të krisura me SHBA

February 19, 2026
53-vjeçari shqiptar gjendet i pajetë në banesën e tij, çfarë zbuluan autoritetet italiane

53-vjeçari shqiptar gjendet i pajetë në banesën e tij, çfarë zbuluan autoritetet italiane

February 19, 2026
Bimo komenton Doktrinën e Sigurisë së SHBA: Për administratën e Trump, BE nuk është Evropa

Bordi i Paqes/ Ish-ambasadori: Për Shqipërinë, një ndër ditët më të mira! Meritë e Ramës..

February 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In