Asociacioni i Komunave Serbe në Kosovë nuk do të financohet vetëm nga Qeveria e Republikës. Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriç, ka deklaruar se Asociacioni i Komunave Serbe do të financohet edhe nga Beogradi. Ndërsa lidhur me reagimet e partive opozitare në Kosovë, zyrtari serb tha se nuk është aq i interesuar ti dëgjoj ato, transmeton zeri.info “Ne do të vazhdojmë financimin institucionet tona, pa marrë parasysh çfarë qëndrimi kanë politikanë të caktuara në Prishtinë në lidhje me të …”, ka thënë Gjuriç.
Ndërkohë, Lëvizja Vetëvendosje nuk ka përjashtuar as dhunën, si formë të kundërshtimit të funksionalizimit të marrëveshjes për Asociacionin e Komunave serbe, të nënshkruar në Bruksel. Kështu pati deklaruar deputeti i kësaj lëvizjeje, Glauk Konjufca, i cili në një konferencë për mediat e vlerësoi si “tradhti kombëtare” nënshkrimin e marrëveshjes nga ana e kryeministrit, Isa Mustafa, dhe zëvendësit të tij, Hashim Thaçi.