• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, April 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Drejtori për Sigurinë Kibernetike: Në 2024, 600 raste të rrjedhjes së informacionit kritik

by A R
23/10/2024 14:38
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Përhapja e lajmeve të rreme me rrezik për sigurinë kombëtare mbetet një sfidë për Shqipërinë.

Drejtori i Përgjithshëm i Autoritetit Kombëtar për Sigurinë Kibernetike (AKSK), Igli Tafa, deklaroi të mërkurën (23 tetor) në Komisionin parlamentar për Dezinformimin se aktorë të huaj vazhdimisht e sulmojnë vendin.

“INSTAT-i u godit nga një sulm i orkestruar i shtetit të Iranit më 1 shkurt 2024 dhe propaganda që u përhap shpejt ishte që është prekur Censi dhe janë prekur të dhënat e qytetarëve. Kjo ishte jo e vërtetë. Rasti tjetër ishte rasti i një banke të nivelit të dytë, në fund të vitit 2022, kur u përhap paniku mes qytetarëve se kjo bankë kishte falimentuar dhe nuk mund të tërhiqeshin më paratë. Ishte një tjetër lajm i rremë, që e menaxhuam mjaft mirë këtë lajm që kishte për qëllim të krijonte destabilitet nga armiqtë ose grupet e tjera.

Terrorizmi kibernetik është një nga elementet që e shohim me shumë kujdes dhe e rianalizojmë disa herë më shumë sesa një sulm të nivelit IT. Elemente të tjera që kemi parë janë grupet haktiviste, që duan të lëshojnë disa mesazhe dhe hakojnë sisteme të caktuara. Një tjetër element është shantazhimi, kryesisht mbi individë. Rrjetet sociale si TikTok, Instagram, tashmë e ofrojnë si opsion raportimi dhe ne marrim raportime të vazhdueshme në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, por edhe instanca të tjera. Vetëm në një ditë, nga një qytet i vogël kemi marrë 72 raportime për shantazhim. Këta njerëz angazhoheshin në rrjetet sociale, 80 për qind ishin vajza. Element tjetër është spiunazhi teknologjik, për të marrë informacione mbi të dhënat sekrete të vendit tonë.

Ne kemi pasur rrjedhje informacioni, siç dihet. Vetëm në vitin 2024 gjatë periudhës janar–gusht janë vërejtur 600 raste të rrjedhjes së informacionit nga infrastruktura kritike dhe në nivel qytetarësh mbi 5.600. Ndërkohë për sabotazhin apo ‘cyber threat’ nuk kemi evidenca, pra për njerëz të paguar që punojnë për një institucion, por duan të sabotojnë shërbimet. Për sa i përket sulmeve kibernetike, vitin e kaluar kemi ndeshur 49 sulme. Në 47 raste kemi qenë të suksesshëm, ndërsa në dy raste nuk kemi mundur ta parandalojmë për shkak të sofistikimit që kishte sulmi,” tha z. Tafa.

Hapësira kibernetike është e lidhur me stabilitetin e vendit dhe “mbrojtja kibernetike është e barabartë me mbrojtjen kombëtare”, shtoi drejtori Tafa.

AKSK-ja ka ngritur një Strukturë Ndërinstitucionale për Inteligjencën Kibernetike, për të analizuar të gjitha informacionet që publikohen në mediet e brendshme, por edhe të huaja, kur ato parashikohen si një rrezik për sigurinë kombëtare të vendit.

“Këtë duam ta vendosim me ligj, për të kaluar nga një proces i përkohshëm në një komitet të përhershëm. Ky është një koncept gjeopolitik,” deklaroi z. Tafa.

/a.r

Next Post
Media spanjolle: Vizitoni Shqipërinë për një arratisje të minutës së fundit

Media spanjolle: Vizitoni Shqipërinë për një arratisje të minutës së fundit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Fëmija humbi jetën pasi ra nga ballkoni i pallatit, Policia zbulon detajet e ngjarjes tragjike: Ishte me nënën në banesë kur…

Fëmija humbi jetën pasi ra nga ballkoni i pallatit, Policia zbulon detajet e ngjarjes tragjike: Ishte me nënën në banesë kur…

April 12, 2026
Përfundojnë votimet parlamentare në Hungari, sondazhi: Opozita 55%, partia e Orbanit vetëm 38%

Përfundojnë votimet parlamentare në Hungari, sondazhi: Opozita 55%, partia e Orbanit vetëm 38%

April 12, 2026
Fokusi te “Shqipëria 2030”/ Publikohet agjenda e detajuar e Samitit të IV të Diasporës

Fokusi te “Shqipëria 2030”/ Publikohet agjenda e detajuar e Samitit të IV të Diasporës

April 12, 2026
CNN Travel: Shqipëria po kthehet në destinacionin e ri të amerikanëve në Evropë

CNN Travel: Shqipëria po kthehet në destinacionin e ri të amerikanëve në Evropë

April 12, 2026
“Pagesa deri në 150 mijë lekë në muaj”, rritet ndjeshëm kërkesa për kujdestarë të moshuarish në Shqipëri

“Pagesa deri në 150 mijë lekë në muaj”, rritet ndjeshëm kërkesa për kujdestarë të moshuarish në Shqipëri

April 12, 2026
Motra e vëllezër nuk flasin për gati 10 vjet, testamenti i babait përçan familjen! Njëra nga vajzat ngre akuza

Motra e vëllezër nuk flasin për gati 10 vjet, testamenti i babait përçan familjen! Njëra nga vajzat ngre akuza

April 12, 2026
Kujdes kur qesh pushteti!

Paradoksi i një Fataliteti të pandarë

April 12, 2026
Presidenti Trump paralajmëron Kinën: Nëse ndihmojnë Iranin ushtarakisht, do kenë tarifa me 50%!

Presidenti Trump paralajmëron Kinën: Nëse ndihmojnë Iranin ushtarakisht, do kenë tarifa me 50%!

April 12, 2026
Deklarimi i valutës në kufi dhe kufizimi i transaksioneve cash, rregullat e reja në pr.ligjin kundër pastrimit të parave

Deklarimi i valutës në kufi dhe kufizimi i transaksioneve cash, rregullat e reja në pr.ligjin kundër pastrimit të parave

April 12, 2026
Mediat në Iran: Teherani po dislokon forca të Marinës në bregdetin jugor, përgatitet për një pushtim të mundshëm nga SHBA

Mediat në Iran: Teherani po dislokon forca të Marinës në bregdetin jugor, përgatitet për një pushtim të mundshëm nga SHBA

April 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In