Shërbimet DVP Lezhë dhe Komisariateve në varësi po ushtrojnë kontrolle në lokale e biznese ku dyshohet se qëndrojnë persona të shpallur në kërkim.
Mësohet se në krye të operacionit të zhvilluar në Lezhë në mbështetjen e forcave speciale RENEA, qëndron vetë Drejtori i Policisë Lezhë, Lorenc Shehu.
Deri më tani nga aksioni i ushtruar janë shoqëruar dhjetëra persona. Ende nuk dihen identitetet e tyre apo veprat penale për të cilat akuzohen.
/a.r











