• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, January 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Drejtori i Policisë dhe i Doganave inspektojnë Portin e Durrësit, vëzhgojnë nga afër masat për goditjen e paligjshmërisë

by Ardit Rada
31/12/2020 18:54
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Drejtori i Policisë së Shtetit Ardi Veliu dhe ai i Doganave Genti Gazheli kanë inspektuar sot nga afër punën në Portin e Durrësit.

Veliu dhe Gazheli panë nga afër punën, për zbatimin e masave të përbashkëta që kanë si qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, kryesisht të kontrabandës me mallra për të cilat paguhet akcizë, si dhe masat e përbashkëta për të mos krijuar vonesa në lëvizjen e mjeteve dhe të qytetarëve, për të ofruar një shërbim sa më cilësor, pavarësisht fluksit të ulët për shkak të pandemisë COVID-19.

Njoftimi i policisë:

Port Durrës

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, së bashku me Drejtorin e Përgjithshëm të Doganave, Genti Gazheli, pasditen e sotme kanë inspektuar portin e Durrësit, për të parë nga afër zbatimin e masave të përbashkëta që kanë si qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, kryesisht të kontrabandës me mallra për të cilat paguhet ackizë, si dhe masat e përbashkëta për të mos krijuar vonesa në lëvizjen e mjeteve dhe të qytetarëve, për të ofruar një shërbim sa më cilësor, pavarësisht fluksit të ulët për shkak të pandemisë COVID-19.

Veliu dhe Gazheli kanë theksuar se bashkëpunimi mes Policisë Kufitare, autoriteteve doganore dhe Drejtorisë Vendore të Policisë së qarkut është në nivele të shkëlqyera. Koordinimi dhe shkëmbimi i informacioneve ka bërë të mundur që gjatë vitit që po mbyllet të shënoheshin një sërë rezultatesh pozitive, qoftë në drejtim të goditjes së tentativës për trafikim të drogave të forta, ashtu edhe të kontrabandës me mallra për të cilat paguhet akcizë apo të mosdeklarimit të të hollave në kufi.

Të dy drejtorët u kanë kërkuar personelit respektiv dhe nëpërmjet një telegrami gjithë pikave kufitare, që të punojnë me përkushtim  dhe të rrisin kontrollet në dalje dhe në hyrje, pasi nisur nga përvojat e viteve të kaluara në raste festash, elementë të ndryshëm tentojnë të kryejnë veprimtari kriminale në fushën e trafikimit të lëndëve narkotike dhe kontrabandës.

Veliu dhe Gazheli kanë uruar punonjësit e Policisë Kufitare dhe ata të doganës dhe kanë theksuar se viti 2021 do shënojë nivele më të larta të bashkëpunimit në interes të përbashkët, për goditjen e krimeve ndërkufitare dhe trafiqeve të paligjshme./a.p

 

Next Post
“Po na lënë pa shtëpi”, Bashkia Durrës i përgjigjet Xhaferrajt: Kemi ndërmarrë të gjitha hapat për rikonstruksionin e objektit

“Po na lënë pa shtëpi”, Bashkia Durrës i përgjigjet Xhaferrajt: Kemi ndërmarrë të gjitha hapat për rikonstruksionin e objektit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Skandali në SHBA, të dhënat gjenetike të mijëra fëmijëve u keqpërdorën për “shkencë racore”

Skandali në SHBA, të dhënat gjenetike të mijëra fëmijëve u keqpërdorën për “shkencë racore”

January 25, 2026
Rama rikthehet te “21 Janari”: SPAK-u të zgjohet! Ky krim është njollë për drejtësinë shqiptare

Rama rikthehet te “21 Janari”: SPAK-u të zgjohet! Ky krim është njollë për drejtësinë shqiptare

January 25, 2026
Moti ekstrem godet SHBA, mijëra familje pa energji elektrike, mbi 13 mijë fluturime të anuluara

Moti ekstrem godet SHBA, mijëra familje pa energji elektrike, mbi 13 mijë fluturime të anuluara

January 25, 2026
12 mijë hektarë nën ujë, fatura e rëndë e përmbytjeve në vend

12 mijë hektarë nën ujë, fatura e rëndë e përmbytjeve në vend

January 25, 2026
Tjetër vrasje nga agjentë federalë në SHBA! Guvernatori i Minnesotas kërkon ndalimin e operacioneve të ICE-së

Tjetër vrasje nga agjentë federalë në SHBA! Guvernatori i Minnesotas kërkon ndalimin e operacioneve të ICE-së

January 25, 2026
Protesta e Berishës: 18 në pranga! Procedohen penalisht Bardhi, Balliu, Baçi e Minarolli

Protesta e Berishës: 18 në pranga! Procedohen penalisht Bardhi, Balliu, Baçi e Minarolli

January 25, 2026
E rëndë në Kosovë, burri qëllon me thikë gruan dhe vajzën e mitur

Ngjarje e rëndë në Vlorë! Plagoset me thikë një 44-vjeçar pas një konflikti të çastit

January 25, 2026
Parashikimi i motit për sot/ Vranësira dhe temperatura deri në 34 gradë Celsius

Moti sot parashikohet me vranësira deri pasdite dhe reshje shiu me intensitet të ulët

January 25, 2026
Shoqërimi i të miturit/ Policia: Po gjuante me gurë, pas verifikimit e lamë të lirë

Shoqërimi i të miturit/ Policia: Po gjuante me gurë, pas verifikimit e lamë të lirë

January 25, 2026
Rama reagon për protestat e PD: Pisllëku që lënë pas, si jashtëderdhja e plakut të lajthitur që i organizon

Rama reagon për protestat e PD: Pisllëku që lënë pas, si jashtëderdhja e plakut të lajthitur që i organizon

January 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In