• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Drejtori i AKU, Skënderi: Shifrat e vajit të palmës në rënie, më 2017 hynë 5054 ton, më 2021 vetëm 2 mijë. Gjoba bizneseve në shkelje

by Java News
14/12/2021 22:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

I ftuar në emisionin “Alert” në News24 nga Granit Sokolaj, drejtori i Përgjithshëm i AKU Bledar Skënderi ka folur për masat që ka ndërmarrë autoriteti që drejton në monitorimin e vajit të palmës, që nga importi, tek pikat e shumicës e deri tek operatorët e biznesit ushqimorë.

“Shifrat e vajit të palmës përgjatë vitit 2021, janë gati 2 mijë ton të futur në Shqipëri. Kam marrë disa evidenca dhe më rezulton se në 2017 është importuar në vendin tonë sasia 5054 ton, pra kemi një rënie të sasisë së vajit të palmës së futur, për shkak të përmirësimit të kontrolleve zyrtare të AKU për përdorimin e vajit të palmës. Vaji i palmës nuk është produkt i ndaluar apo i rrezikshëm, prodhohet kryesisht në Indonezi dhe importuesi i dytë më i madh pas Indisë janë shtetet europiane që e konsumojnë. Në futjen në fuqi të rregullores në vitin 2014, u vendos të mos futej tek grupi i madh i yndyrave bimore, po të cilësohej në etiketa ushqimore si vaj palme.

Vaji i palmës është produkti që ka përqindjen më të lartë të acideve yndyrore të ngopura. Konsumimi i tepërt i vajit të palmës sidomos në pjesën e produkteve të gatshme, për skuqje është i rrezikshëm dhe mund të shkaktojë kolesterol të keq. AKU me hyrjen në fuqi të VKM të re për etiketimin të 2018 ka bërë luftë të vazhdueshme si për të ndërgjegjësuar konsumatorin, ashtu edhe operatorët e biznesit ushqimor për t’iu përmbajtur deklarimeve që ka etiketa në bazë të VKM 434. Nëse nuk është asnjë problem që një produkt të ketë vaj palme, atëherë ai produkt duhet ta shkruajë në etiketë.

Nuk quhet më mozzarela, por një emër tjetër që mund ta përzgjedhë. Nga rreth 879 etiketa të miratuara për produkte me bazë bulmeti, kemi 7 etiketa të cilat e kanë të deklaruar vajin e palmës, kryesisht për salcat për produktet e përbëra, jo për qumështin. Kemi rreth 11 operatorë që prodhojnë mozzarela, pra nuk bëhet fjalë për sasi të lartë të mozzarelës në Shqipëri. Problemi që ka AKU është se këto lloj stabilimentesh i cilësojmë me risk të lartë dhe kanë frekuencën më të lartë të kontrollit.

Nga gjitha kontrollet e ushtruara nga AKU, kemi gjetur vetëm një operator i cili është gjobitur për shkak të mungesës së planit HACCP dhe ndjekjes së gjurmueshmërisë. Janë shtuar monitorimet që nga dogana, për të parë gjithë sasinë e vajit të palmës që hyn, për proteinën, sidomos kazeinën. Për të zbritur tek pikat e shumicës, operatorët ushqimorë dhe në bazë të Kartës Ushqimore, për të parë sasinë e blerë, sa është konsumi real dhe sa e deklarojnë këta prodhues këtë produkt”-tha drejtori i AKU Bledar Skënderi.

Next Post
“Dy të kërkuarit, njëri në Shqipëri e tjetra jashtë”/ Artan Hoxha zbulon bisedën me Nar Kokën pasi iu arrestua vëllai

“Dy të kërkuarit, njëri në Shqipëri e tjetra jashtë”/ Artan Hoxha zbulon bisedën me Nar Kokën pasi iu arrestua vëllai

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nga Kanadaja te Koreja e Jugut dhe Australia, cilat janë 22 shtetet që firmosën deklaratën për Ngushticën e Hormuzit

Nga Kanadaja te Koreja e Jugut dhe Australia, cilat janë 22 shtetet që firmosën deklaratën për Ngushticën e Hormuzit

March 21, 2026
Lapaj tregon pse ka refuzuar ftesën e Berishës për një protestë: Duhet reagim i qytetarëve, jo i kryetarëve

Lapaj tregon pse ka refuzuar ftesën e Berishës për një protestë: Duhet reagim i qytetarëve, jo i kryetarëve

March 21, 2026
Ndërron jetë Robert Mueller, prokurori special që hetoi çështjen Trump-Rusi

Ndërron jetë Robert Mueller, prokurori special që hetoi çështjen Trump-Rusi

March 21, 2026
“Karburanti është 10% ekonomi dhe 90% politikë”, Braçe: Kemi model abuziv!

“Karburanti është 10% ekonomi dhe 90% politikë”, Braçe: Kemi model abuziv!

March 21, 2026
Presidenti iranian: SHBA dhe Izraeli të ndërpresin sulmet, e vetmja rrugë që lufta të marrë fund

Presidenti iranian: SHBA dhe Izraeli të ndërpresin sulmet, e vetmja rrugë që lufta të marrë fund

March 21, 2026
Rreziku për rritje çmimesh në Kosovë pas tensioneve në Lindjen e Mesme, çfarë do të bëjë Qeveria?

Rreziku për rritje çmimesh në Kosovë pas tensioneve në Lindjen e Mesme, çfarë do të bëjë Qeveria?

March 21, 2026
Ish-sekretari i përgjithshëm i NATO-s: Sulmi ndaj Iranit s’ka bazë në të drejtën ndërkombëtare

Ish-sekretari i përgjithshëm i NATO-s: Sulmi ndaj Iranit s’ka bazë në të drejtën ndërkombëtare

March 21, 2026

Nëse keni pak mëshirë për 22 Marsin!

March 21, 2026
Nga Lideri Suprem Khamenei te elita e regjimit! Cilët janë zyrtarët dhe komandantët e lartë të Iranit të vrarë në 9 muajt e fundit?

Nga Lideri Suprem Khamenei te elita e regjimit! Cilët janë zyrtarët dhe komandantët e lartë të Iranit të vrarë në 9 muajt e fundit?

March 21, 2026
Pas ndryshimeve të miratuara sot në Asamble, Rama mbledh nesër drejtuesit politikë të PS

Pas ndryshimeve të miratuara sot në Asamble, Rama mbledh nesër drejtuesit politikë të PS

March 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In