• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Drejtori i aferës Tiranë-Elbasan, në takimin e Kryemadhit në Elbasan, thyen masën e sigurisë?!

by Java News
23/12/2018 09:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ndërsa Monika Kryemadhi gjatë takimit të djeshëm në Elbasan mbante një fjalim me tone të ashpra ndaj qeverisë të cilën e akuzonte për korrupsion, në sallë është parë të jetë prezent ish kreu i Autoritetit Rrugor Dashamir Xhika, pranë ish-Ministrit të Transportit Edmond Haxhinasto.

Nëse bën një kërkim të thjeshtë në motorin e kërkimit Google, gjen se Xhika së pari u vu në pranga dhe përfundoi në qeli në 2 Shkurt të këtij viti i akuzuar për dy afera, konkrerisht abuzimet me rrugën Elbasan-Gjinar dhe atë Tiranë-Elbasan.

Ish-kreu i Autoritetit Shqiptar të Rrugëve u prangos me dy akuza, atë të korrupsionit dhe shpërdorimit të detyrës. Xhika dhe 2 ish-vartësit e tij Albens Alite dhe Aksel Qorduku akuzohen për abuzime ne ndërtimin e rrugës Tiranë – Elbasan. Prokuroria i akuzon se i kanë shkaktuar shtetit një dëm prej 54 milionë dollarë, ndërsa kjo rrugë do të kushtonte 407 milionë dollarë, derisa të përfundonte. Fatura e kësaj rruge ende të papërfunduar ka arritur sot 450 milion USD.

Gjykata për Krime të Rënda në 26 Korrik ndryshoi masën e sigurisë duke e kaluar arrest shtepie Xhikën. Pas apelimit të Prokurorisë, më 1 Shtator Xhika u rikthye sërish në burg.

Në 23 Nëntor figuron informacioni i fundit në media për lirimin e Xhikës dhe ndryshimin e masës në “arrest shtëpie”.

Çfarë tregon prezenca e Xhikës në takimin e sotëm të kryetares së Lëvizjes Socialiste për Integrim?

Së pari, referuar informacioneve publike, Xhika do duhet të ishte në “arrest shtepie” por në fakt rezulton ta ketë shkelur atë për të nderuar Monika Kryemadhin. Paçka se sa herë Kryemadhi flet për korrupsion dhe sidomos për abuzime tek rrugët, Xhika shihet në pamje të ulë kokën dhe luajë me telefonin.

 

Së dyti, nëse gjykata ka vendosur të ndryshojë sërish masën e arrestit për Xhikën nga “arrest me burg” në ndjekje të lirë, do duhej të kishte marrë një vendim nga data 23 Nëntor deri më sot. Lind pyetja, nëse është marrë ky vendim pse i është mbajtur i fshehtë kjo publikut?! Pse nuk është raportuar në media siç rezulton të jetë njoftuar vendimi i datës 23 Nëntor.

Së treti, në çfarëdo varianti të ketë ndodhur kjo, prezenca e Dashamir Xhikës në këtë takim krah Monika Kryemadhit tregon më së miri se sa karagjoze dhe qesharake janë ulëritjet e saj kundër korrupsionit ndërsa mban, mbron dhe promovon persona të marrë të pandehur nga prokuroria për abuzime me dhjetra miliona dollarë.

 

Ndërsa Monika bërtiste fort tek Unaza e Re kundër korrupsionit, në gjykatë shkruhej vendimi për drejtorin e saj besnik që ndonëse i marrë i pandehur për shkelje skandaloze lë qelinë mes zhurmës së unazës.

 

A ka shqiptar ta marrë seriozisht Monikën me këtë parodi ku i konsideron qytetarët tufë delesh?! (BW)

Next Post
I dërguari amerikan në koalicionin antixhihadist jep dorëheqje

I dërguari amerikan në koalicionin antixhihadist jep dorëheqje

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tragjedia e Gërdecit, analisti: Krim shtetëror, u dënuan njerëz që zbatuan urdhërat jo ata që i dhanë

Tragjedia e Gërdecit, analisti: Krim shtetëror, u dënuan njerëz që zbatuan urdhërat jo ata që i dhanë

March 16, 2026
Masakra e Gërdecit, Geraldo Durda: Vëllai u vra në shtëpi, Fatmir Mediu i vetmi që fitoi politikisht

Masakra e Gërdecit, Geraldo Durda: Vëllai u vra në shtëpi, Fatmir Mediu i vetmi që fitoi politikisht

March 16, 2026
Gazetari: Ervin Salianji do të jetë kandidat për kryetar i PD

Gazetari: Ervin Salianji do të jetë kandidat për kryetar i PD

March 16, 2026
Trump për Richard Grenell: Nuk u shkarkua, po shqyrtojmë detyrën e tij të radhës!

Trump për Richard Grenell: Nuk u shkarkua, po shqyrtojmë detyrën e tij të radhës!

March 16, 2026
Dëmtohet rrjeti i shpërndarjes në Kubë, 10 milionë banorë mbeten pa energji elektrike

Dëmtohet rrjeti i shpërndarjes në Kubë, 10 milionë banorë mbeten pa energji elektrike

March 16, 2026
Vrasja e Khameneit, Berisha: Lajm i mirë për njerëzit e lirë në mbarë botën

“Duan të radikalizohet situata”, gazetari Lita: PD po i bën protestat për të mbajtur Berishën kryetar

March 16, 2026
“Autostrada u bllokua, dihej që do ndodhte diçka”, Meçe për shpërthimin në Gërdec: Prokuroria e Berishës ka deformuar hetimin!

“Autostrada u bllokua, dihej që do ndodhte diçka”, Meçe për shpërthimin në Gërdec: Prokuroria e Berishës ka deformuar hetimin!

March 16, 2026
Ikona e muzikës italiane kishte një djalë të birësuar sekret, kush është trashëgimtari i saj i vetëm

Ikona e muzikës italiane kishte një djalë të birësuar sekret, kush është trashëgimtari i saj i vetëm

March 16, 2026
Gara për kreun e PD, Ilir Alimehmeti: Nuk ka kandidaturë tjetër deri sot përveç doktor Berishës

Gara për kreun e PD, Ilir Alimehmeti: Nuk ka kandidaturë tjetër deri sot përveç doktor Berishës

March 16, 2026
“SPAK të hetojë shkakun e vdekjes së Trebickës”/ Beqiri: U vra në hotel me levë, pse Shkëlzen Berisha u fut në makinën e tij

“SPAK të hetojë shkakun e vdekjes së Trebickës”/ Beqiri: U vra në hotel me levë, pse Shkëlzen Berisha u fut në makinën e tij

March 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In