• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, February 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Drejtorët e ARRSH dhe KESH nën arrest shtëpie”, Rama: Nuk emërojmë dot të tjerë se Balluku është e pezulluar

by A R
07/12/2025 09:51
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në nisje të episodit të 9-të të podkastit “Flasim”, i cili ndodhet në sezonin e 5-të të tij, kryeministri Edi Rama foli sërish për pezullimin nga detyra me vendim të GJKKO-së, të zëvendëskryeministres dhe ministres së Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku.

Kreu i qeverisë tha se arsyeja pse ka ankimuar në Gjykatën Kushteteuse masën e sigurisë të vendosur ndaj Ballukut, është sepse sipas tij ky veprim, që “de jure” quhet pezullim, “de facto” është nënshtrim brutal i ekzekutivit.

Si argument të ri të pasojave që sjell pezullimi i Ballukut në qeverisjen e vendit, kryeministri Rama solli edhe bllokimin e punës së Autoritetit Rrugor Shqiptar dhe Korporatës Elektroenergjike Shqiptare, pasi 2 drejtorët përkatës të këtyre 2 institucioneve ndodhen në arrest shtëpie me kërkesë të SPAK dhe vendim të GJKKO-së. Numri një i ekzekutivit thotë se i vetmi ministër në kabinetin qeveritar që mund të emërojë drejtuesit e ri të ARRSH dhe KESH është ministrja e Energjisë dhe Infrasktuturës, por që momentalisht është në pamundësi për të ushtrimit të detyrës.

Kryeministri Edi Rama në podkastin “Flasim”:

Edhe njëherë dua të ritheksoj qëndrimin tim lidhur me domosdoshmërinë e moscenimit të parimit themelor të ruajtjes së balancës mes pushteteve kushtetuese në Republikën e Shqipërisë.  

Edhe njëherë, dua ta theksoj, se ankimimi që kam bërë në Gjykatën Kushtetuese nuk është një betejë politike, nuk është as një kundërvenie ndaj drejtësisë, nuk është as një presion mbi këdo qoftë, përfshirë edhe këto shpjegime, të cilat janë të domosdoshme për ata që më kanë besuar privilegjin e udhëheqjes së këtij vendi, por është një betejë institucionale, një betejë themelore për mbrojtjen e kufijve mes pushteteve dhe për moslejimin e marrjes së kompetencave ekskluzive të kryeministrit, qeverisë dhe parlamentit nga një prokuror e një gjykates, një precedent kërcënues për demokracinë, në kuptimin më të drejtëpërdrejtë të fjalës dhe krejt i panjohur në Europë dhe në krejt botën demokratike. 

Ky veprim, që “de jure” quhet pezullim, por “de facto” është nënshtrim brutal i ekzekutivit, sjell përditë pasoja pas pasojash. Arsyeja, pse unë i ndaj disa shembuj me publikun, është për t’u kuptuar deri në fund se çfarë ka ndodhur, çfarë po kalojmë dhe çfarë po përpiqemi dhe po përpiqem të bëj, përmes adresimit të kësaj problematike befasuese dhe të befasishme në Gjykatën Kushtetuese, dhe të ndaj, jo vetëm pasojat, por edhe dëmet  që mund të bëhen të pallogaritshme.

Ja për shembull, janë vendosur në arrest shtëpie drejtori i ARRSH dhe drejtori i KESH-it.  Nuk ka asnjë rëndësi se si i mendoj unë arsyet e këtyre ndalimeve, se kjo po, kjo është punë e prokurorit dhe gjykatësit – për sa kohë, siç kanë konstatuar me shqetësim më shumë sesa një herë autoritetet e Këshillit të Europës, paraburgimet e arrestet e shtëpisë, pa gjyq, janë bërë “bukë e djathë” në Shqipëri. Por fakti është se ata nuk hetohen në gjendje të lirë, dhe kështu cila është pasoja? Pasoja është se lihen pa kokë edhe dy institucione të tjera kyçe për vendin, të cilat mbulojnë infrastrukturën kombëtare të rrugëve dhe infrastrukturën kombëtare të energjisë. Mirëpo, pse kjo pasojë tani është e lidhur drejtëpërdrejtë me pezullimin dhe pse kjo pasojë tani bëhet e pariparueshme, për sa kohë pezullimi, jo vetëm antidemokratik, por edhe alogjik i një anëtari të kabinetit, e bën të pamundur zëvendësimin e tyre, pasi ligji nuk ia jep askujt tjetër, përveç autoritetit ekskluziv të ministrit edhe të drejten e këtyre emërtesave. Kaq e thjeshtë është pse ministri nuk mund të pezullohet si të ishte një funksionar publik i çfarëdolloj niveli tjetër

Ka një devizë, ne e kemi ndjekur si postulat: Mos ndërhy në punët e drejtësisë. Por, nga ana tjetër, kjo ndërhyrje brutale në trupin e qeverisë është një këmbanë alarmi, që duhet dëgjuar deri në fund, për të mos u përsëritur më kurrë. Dhe kështu, duke ndihmuar njëri-tjetrin dhe duke rivendosur në pozicionet kushtetuese njëri-tjetrin, ndihmojmë Shqipërinë, ndihmojmë konsolidimin dhe modernizimin e shtetit shqiptar.

Next Post
Pesë faktorët kryesorë që ndikojnë në shëndetin e zemrës

Sa “vjeç” është zemra juaj? Si matet mosha biologjike e saj dhe si vlerësohet rreziku kardiak

Comments 1

  1. Anonymous says:
    3 months ago

    Edhe pezullimi,e burgosja jote,nuke eshte e larget,ti e dine shume mire,se te ndjekin,te pergjone ne te gjitha levizjet,e bisedat telefonike.Pra fikse fjala,e urte e popullit,vjen momenti e te munde zollumi.Ti nuke u ngope,me parae pasuri,duke pasuruar edhe hajdutet tuaj,me pisllikun invesitor strategjike.E verteta eshte se kta te quajtur invesitor strategjike,i ke pasuruar,me parate e taksa paguesve e pasurite e popullit.Prandaj ti do ti paguash,te gjitha kto pislliqe,si frengu pulen.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kosovë/ Shoqëria civile u bën thirrje partive për dakordësi rreth presidentit për të shmangur zgjedhjet e parakohshme

Kosovë/ Shoqëria civile u bën thirrje partive për dakordësi rreth presidentit për të shmangur zgjedhjet e parakohshme

February 25, 2026
“Berisha s’bashkëjeton dot me rregulla demokratike”, Elezi: Përdorimi i të miturve në protestë, ‘turp’ për organizatorët

“Berisha s’bashkëjeton dot me rregulla demokratike”, Elezi: Përdorimi i të miturve në protestë, ‘turp’ për organizatorët

February 25, 2026
E dehur në timon, përplas 11 automjete, ndalohet nga policia greke 60-vjeçarja

E dehur në timon, përplas 11 automjete, ndalohet nga policia greke 60-vjeçarja

February 25, 2026
Masivi shkëmbor bie në rrugë, bllokohet hyrja e qytetit të Skraparit! Çahet edhe asfalti i rrugës që lidhet me Përmetin

Masivi shkëmbor bie në rrugë, bllokohet hyrja e qytetit të Skraparit! Çahet edhe asfalti i rrugës që lidhet me Përmetin

February 25, 2026
KE-ja propozon heqjen e roaming-ut për vendet e Ballkanit Perëndimor

KE-ja propozon heqjen e roaming-ut për vendet e Ballkanit Perëndimor

February 25, 2026
“Kush e emëron drejtorin?”, Çuçi debat me Lamallarin për agjencinë e re: Absolutisht këto që thoni ju s’janë të vërteta

“Kush e emëron drejtorin?”, Çuçi debat me Lamallarin për agjencinë e re: Absolutisht këto që thoni ju s’janë të vërteta

February 25, 2026
Edhe në Portugali çahen rrugët, ironia e Ramës: Atje opozita është në gjumë

Edhe në Portugali çahen rrugët, ironia e Ramës: Atje opozita është në gjumë

February 25, 2026
Bill Gates pranon lidhjet jashtëmartesore, por mohon përfshirjen në krimet e Jeffrey Epstein: Ishte gabim i madh, më vjen keq

Bill Gates pranon lidhjet jashtëmartesore, por mohon përfshirjen në krimet e Jeffrey Epstein: Ishte gabim i madh, më vjen keq

February 25, 2026
Filmonte vajzat e ekipit në dhomat e zhveshjes, arrestohet zyrtari i klubit të njohur austriak

Filmonte vajzat e ekipit në dhomat e zhveshjes, arrestohet zyrtari i klubit të njohur austriak

February 25, 2026
Dita e Kujtesës për viktimat e Holokaustit, Begaj: Shqiptarët mbrojtën hebrenjtë me guxim dhe solidaritet

Dekretohet ligji për konfliktin e interesit, gjoba deri në 500 mijë lekë për zyrtarët, kufizime edhe për krerët e drejtësisë

February 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In