• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, February 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Drejtorët dhe këshilltarët e Ministrave paguhen më shumë se Presidenti

by
13/10/2015 09:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Punonjësit politikë të ministrive marrin rroga më të larta sesa Presidenti e Kryeministri. Një raport i Kontrollit të Lartë të Shtetit zbulon pagesat marramendëse të anëtarëve të bordeve dhe këshillave mbikëqyrës.

Kaq të larta janë pagesat për anëtarët e këtyre organeve vendimmarrëse, sa KLSH-­ja ka rekomanduar vendosjen e një tavani për të ardhurat mujore të atyre që marrin pjesë në këto borde të mos
kalojë rrogën e Presidentit, raporton Panorama

“Masa e shpërblimit mujor për funksionarët politikë, nëpunësit civil dhe punonjësit e administratës publike e përfituar si e ardhur nga paga, në ushtrim të funksioneve organike të punonjësit, si dhe të ardhurat e realizuara nga pjesëmarrja me kohë të pjesshme në struktura kolegjiale (këshilla, borde, komisione apo organe të tjera), nuk duhet të kalojnë nivelin e pagës mujore të Presidentit të Republikës ose të Kryeministrit, pavarësisht numrit të strukturave që ata marrin pjesë”.

ABUZIMI ME BORDET
Po kush janë anëtarët e bordeve të ndërmarrjeve shtetërore që konkurrojnë me të ardhura edhe Presidentin? Sipas KLSH-­së, rezulton se një numër i konsiderueshëm punonjësish kryesisht të niveleve të larta menaxheriale (Drejtorë Kabineti të Ministrave, Këshilltarë, Sekretarë të Përgjithshëm, Drejtorë të Përgjithshëm, Zëvendësministra, Drejtorë të Drejtorive etj.) janë të angazhuar në kohë të pjesshme në cilësinë e kryetarëve/ anëtarëve në borde, komisione, këshilla dhe organe të tjera kolegjiale. “Pagës në ushtrim të funksioneve të tyre organike, i shtohen të ardhurat e tjera nga angazhimi në këto struktura kolegjiale, që shkojnë nga 2­4 struktura apo edhe më shumë për çdo punonjës”.

KLSH-­ja ka zbuluar se në shumë raste këta punonjës “fatlumë” të ministrive, as nuk marrin pjesë në mbledhjet e bordeve dhe sërish paguhen. “Rezultuan pagesa të konsiderueshme të anëtarëve të Këshillave Mbikëqyrës në shoqëritë anonime, ndërkohë që këta punonjës nuk kanë marrë pjesë ose kanë marrë pjesë në një numër minimal mbledhjesh, duke sjellë për pasojë absurditete të tilla të pagesave kundrejt mungesës së kontributit, dhe shpërblime për punë që nuk është kryer nga përfituesi”. Por sa paguhen këta miq të ministrave?

“Nga auditimi u konstatuan raste të përfitimit të shpërblimeve të ekzagjeruara për pjesëmarrje në këshillat e bordet, të cilat shkojnë nga 60.000­162.000 lekë/për mbledhje, në disa raste edhe duke mos marrë pjesë në mbledhje!”. Sipas KLSH­së, këta përfaqësues politikë që emërohen anëtarë bordesh për të vjelur para edhe kur nuk marrin pjesë në mbledhje, kanë dëmtuar interesat e Shoqërive dhe ndërmarrjeve shtetërore, pasi janë të paaftë për detyrat e tyre. KLSHja shkon më shumë, duke i akuzuar ata se mbrojnë drejtuesit e ndërmarrjeve vetëm për të qenë anëtarë bordi.

Next Post

“Kurti”, 7 policë të plagosur, tre në gjendje të rëndë, arrestohen 8 protestues

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Darkë “e çmendur” mes Musk dhe Zuckenberg/ Fotoja nga dosja Epstein që tregon lidhjet me disa nga figurat më të njohura

Darkë “e çmendur” mes Musk dhe Zuckenberg/ Fotoja nga dosja Epstein që tregon lidhjet me disa nga figurat më të njohura

February 8, 2026
Dobësimi i euros e dollarit goditi kursimet e shqiptarëve/ Në qershor depozitat në banka arritën në 14.8 mld €

Dobësimi i euros e dollarit goditi kursimet e shqiptarëve/ Në qershor depozitat në banka arritën në 14.8 mld €

February 8, 2026
E mitura kapet me kartëmonedha të falsifikuara/ Tre të arrestuar për falsifikim të parave dhe lëndë narkotike

E mitura kapet me kartëmonedha të falsifikuara/ Tre të arrestuar për falsifikim të parave dhe lëndë narkotike

February 8, 2026
Arkitekti i fitores së Laburistëve në zgjedhjet e 2024/ Dorëhiqet shefi i kabinetit të kryeministrit britanik pas skandalit Epstein

Arkitekti i fitores së Laburistëve në zgjedhjet e 2024/ Dorëhiqet shefi i kabinetit të kryeministrit britanik pas skandalit Epstein

February 8, 2026
Nis nesër faza e fundit e gjyqit ndaj ish-krerëve të UÇK-së/ Gucati: Shpresoj që të kthehen të lirë në Kosovë

Nis nesër faza e fundit e gjyqit ndaj ish-krerëve të UÇK-së/ Gucati: Shpresoj që të kthehen të lirë në Kosovë

February 8, 2026
Fitoi zgjedhjet/ Japonia “kurorëzon” Zonjën e saj të Hekurt dhe i dërgon një mesazh të qartë Kinës

Fitoi zgjedhjet/ Japonia “kurorëzon” Zonjën e saj të Hekurt dhe i dërgon një mesazh të qartë Kinës

February 8, 2026
Vakanca në Kushtetuese që solli për barazimin në vota për Ballukun/ Vendi i Elsa Toskës bosh prej 17 muajsh

Vakanca në Kushtetuese që solli për barazimin në vota për Ballukun/ Vendi i Elsa Toskës bosh prej 17 muajsh

February 8, 2026
“Kievi u godit nga raketa balistike”, kryebashkiaku Vitali Klitschko reagon pas sulmeve të fundit ruse

“Kievi u godit nga raketa balistike”, kryebashkiaku Vitali Klitschko reagon pas sulmeve të fundit ruse

February 8, 2026
21 janari, truku shihet, por nuk është!

“Reforma” e reformës nuk mund të jetë me heq foshnjën nga vaska

February 8, 2026
Nuk zbatoi urdhrin e policisë dhe aksidentoi dy policë gjatë ndjekjes, arrestohet shoferi në Mitrovicë

Nuk zbatoi urdhrin e policisë dhe aksidentoi dy policë gjatë ndjekjes, arrestohet shoferi në Mitrovicë

February 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In