• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Drejtoresha e tatimeve: Në gusht 1200 pika karburanti në sitë, nuk tolerohet mosdhënia e kuponit

by Java News
01/08/2019 12:39
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Drejtoresha e Përgjithshme e Tatimeve, Delina Ibrahimaj njoftoi ditën e sotme përmes një konference për mediat se përgjatë gjithë muajit gusht fokusi do të jetë i veçantë te aksioni anti-informalitet për pikat e karburanteve. Ajo u shpreh se janë 1200 pika karburanti dhe 3200 pompa që do të kalojnë në sitë përsa i përket regjimit manual apo automatik, ndërsa paralajmëroi masa të rrepta, bllokime dhe ndjekje penale, teksa këtë javë u arrestuan dy persona.

“Aksioni anti-informalitet në vijim të planit të masave që ka nisur në muajin gusht do të përqendrohet te karburantet. Pa kupon nuk ka karburant. Nga më të mëdhenjtë te të vegjlit, synohet formalizimi i ekonomisë. Me urdhër të ministres së Ekonomisë dhe Financave nga sot drejtoria e Tatimeve dhe drejtoria e Meteorologjisë do të nisin inspektime të përbashkëta për certifikimin e regjistrit. Inspektimi do të bëhet në të gjithë vendin për pompat. Certifikimi teknik dhe plumçosja do të bëhet nga drejtoria e Meteorologjisë.

Ligji nuk lejon që karburantet të sheshin në regjim manual, nëse kanë probleme me pompën duhet të ndërpresin shitjen dhe të raportojnë te tatimet apo kompanitë e kasave. Gjatë muajve të fundit në shumë karburante ka rezultuar se bëhen ndërhyrje të pompave duke i kaluar nga automatik në manual, do i identifikojmë, certifikojmë në regjim. Nëse gjenden me regjim manual do të bllokohen. Kur janë automatik do të certifikohen. Nëse do të ketë raste të përsëritura inspektorët do të verifikojnë regjimin. Janë 1200 subjekte dhe 3200 pompa që do të kontrollohen” deklaroi Delina Ibrahimaj.

Drejtoresha e Përgjithshme e Tatimeve gjatë konferencës bëri edhe bilancin për muajin korrik gjatë aksionit anti-informalitet.  Delina Ibrahimaj u shpreh se janë kryer 1933 kontrolle në vijën bregdetare, nga ku 803 rezultuan me shkelje për regjistrimin, deklarimin e punonjësve, etj.  Për 108 subjekte që rezultuan pa regjistruar dhe është kryer bllokimi.

195 janë kapur me shkelje për mos lëshim kuponi, 92 me punonjës të padeklaruar, 42 shkelje në pajisjet fiskale, 26 nuk i mbanin në gjendje pune, 82 subjekte mallra pa dokumente. Nga kontrollet 30 raste, përfshirë edhe zyrtarë të qeverisjes lokale dhe inspektorë janë kallëzuar në prokurori.

Next Post
Ish-kryebashkiaku i Përmetit e liron vetë zyrën: Nuk mund të sakrifikoja mbështetësit e mi për një karrige, s’jam tradhtar

Ish-kryebashkiaku i Përmetit e liron vetë zyrën: Nuk mund të sakrifikoja mbështetësit e mi për një karrige, s'jam tradhtar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

‘Nuk e di si ju mban toka’/ Rozana Radi shpërthen pas lajmit të rremë për vdekjen e saj

‘Nuk e di si ju mban toka’/ Rozana Radi shpërthen pas lajmit të rremë për vdekjen e saj

March 19, 2026
Tjetër goditje ndaj infrastrukturës energjetike në vendet e Gjirit, sulmohet rafineria e dytë e naftës në Kuvajt

Tjetër goditje ndaj infrastrukturës energjetike në vendet e Gjirit, sulmohet rafineria e dytë e naftës në Kuvajt

March 19, 2026
I dënuar me 1 vit burg, merr fund arratia e 51-vjeçarit nga Kukësi

I dënuar me 1 vit burg, merr fund arratia e 51-vjeçarit nga Kukësi

March 19, 2026
Qeveria italiane dekret për heqjen e akcizës së karburantit për 20 ditë, bie me 25 cent për litër çmimi

Qeveria italiane dekret për heqjen e akcizës së karburantit për 20 ditë, bie me 25 cent për litër çmimi

March 19, 2026
Noka sulmon Salianjin: U vetëpërjashtua që kur u ul me Ergys Agasin, Suel Çelën dhe Ben Qimen

PD pengon kandidimin e Ervin Salianjit për kryetar! Paradoksi: E kanë anëtar Kryesie, por jo anëtar partie

March 19, 2026
A ka arritur Trump më në fund ta bashkojë Europën?

A ka arritur Trump më në fund ta bashkojë Europën?

March 19, 2026
Kina: Ribashkimi paqësor do të zgjidhë krizën energjetike të Tajvanit

Kina: Ribashkimi paqësor do të zgjidhë krizën energjetike të Tajvanit

March 19, 2026
Lamtumirë Namir Lapardhaja! Ndahet papritur nga jeta redaktori i gazetës Tema

Lamtumirë Namir Lapardhaja! Ndahet papritur nga jeta redaktori i gazetës Tema

March 19, 2026
Çmimi i gazit arrin rekord në BE! Ndryshimet pas goditjes së impiantit më të madh në botë

Çmimi i gazit arrin rekord në BE! Ndryshimet pas goditjes së impiantit më të madh në botë

March 19, 2026
Atentati ndaj Gilmando Danit, merret i pandehur ish-drejtori i komanduar i AMP-së

Atentati ndaj Gilmando Danit, merret i pandehur ish-drejtori i komanduar i AMP-së

March 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In