• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Drejtoresha e DAP: Mbi 900 aplikime në platformën e ekselentëve, shtyjmë afatin e aplikimit për studentët

by Java News
06/02/2019 20:23
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Interes jashtëzakonisht i lartë nga studentët ekselentë për të fituar një vend pune në administratën publike, përmes platformës online punëtëmbarë.al. Drejtoresha e Departamentit të Administratës Publike, Albana Koçiu, deklaroi në studion e ERTV se deri tani janë mbi 900 aplikime nga studentët ekselentë në këtë platformë.

Ndërkohë që shumë studentë nuk kanë siguruar dot nga sekretaritë e fakulteteve dokumentacionin e nevojshëm për aplikimin, qeveria ka vendosur të shtyjë afatin për aplikimet në platformë, për t’u dhënë kohë ekselentëve.

“Absolutisht që platforma ka gjetur interes të jashtëzakonshëm sepse aplikimet deri tani shkojnë në mbi 900 aplikime. Mos të harrojmë që akoma ka kërkesa që vijnë pranë DAP-it, nga studentë që duan të aplikojnë por për shkak se sekretaritë nuk funksionojnë siç duhet, studentët nuk kanë marrë dokumentacionin e nevojshëm. Kjo është arsyeja pse qeveria ndërmori afatin për të shtyrë afatin e aplikimit, për t’u dhënë mundësi studentëve që të marin dokumentacionin. Interesi është i lartë por ndërkohë kemi filluar procesin e seleksionimit, pra kemi parë nëse të gjithë aplikantët plotësojnë kriterin e mesatares dhe gjatë këtij procesi kemi mundur të seleksionojmë si kandidatë potencialë rreth 400 aplikantë”, tha Koçiu.

Drejtoresha e DAP sqaroi se dokumentacioni i nevojshëm për aplikim është shumë i thjeshtuar, një diplomë, lista e notave është e detyrueshme, vetëdeklarimi i gjendjes gjyqësore, karta e identitetit dhe një CV.

“Mjafton të klikosh në platformë, të krijosh një profil personal, të hedhësh dokumentacionin dhe të aplikosh në një nga shpalljet e vlefshme në platformë”, tha Koçiu.

Zyrtarja shpjegoi edhe një herë se për të fituar një vend pune në administratë, nuk është e vërtetë që nevojitet me patjetër edhe niveli master. Aktualisht sipas saj, janë mbi 500 vende të lira pune që kërkojnë vetëm nivelin bachelor.

“Janë mbi 500 pozicione për të cilat niveli minimal është niveli bachelor. Kush e ka bachelorin me një listë notash me mesatare 9 deri në 10, është i vlefshëm të vijë dhe të aplikojë në platformë duke patur në konsideratë që duhet të ketë mbaruar studimet nga viti 2017 e tutje. Kjo i pëgjigjet një shqetësimi që vinte në DAP me të sapodiplomuarit që thonin se ku do e zhvillojmë karrierën se nuk kemi eksperiencë. Kjo është një mundësi e shkëlqyer për këdo që kërkon vend pune, por nuk ka eksperiencë”, përfundoi Koçiu./a.meta

Next Post
“Selfie” që të ndryshon jetën

“Selfie” që të ndryshon jetën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nga Kanadaja te Koreja e Jugut dhe Australia, cilat janë 22 shtetet që firmosën deklaratën për Ngushticën e Hormuzit

Nga Kanadaja te Koreja e Jugut dhe Australia, cilat janë 22 shtetet që firmosën deklaratën për Ngushticën e Hormuzit

March 21, 2026
Lapaj tregon pse ka refuzuar ftesën e Berishës për një protestë: Duhet reagim i qytetarëve, jo i kryetarëve

Lapaj tregon pse ka refuzuar ftesën e Berishës për një protestë: Duhet reagim i qytetarëve, jo i kryetarëve

March 21, 2026
Ndërron jetë Robert Mueller, prokurori special që hetoi çështjen Trump-Rusi

Ndërron jetë Robert Mueller, prokurori special që hetoi çështjen Trump-Rusi

March 21, 2026
“Karburanti është 10% ekonomi dhe 90% politikë”, Braçe: Kemi model abuziv!

“Karburanti është 10% ekonomi dhe 90% politikë”, Braçe: Kemi model abuziv!

March 21, 2026
Presidenti iranian: SHBA dhe Izraeli të ndërpresin sulmet, e vetmja rrugë që lufta të marrë fund

Presidenti iranian: SHBA dhe Izraeli të ndërpresin sulmet, e vetmja rrugë që lufta të marrë fund

March 21, 2026
Rreziku për rritje çmimesh në Kosovë pas tensioneve në Lindjen e Mesme, çfarë do të bëjë Qeveria?

Rreziku për rritje çmimesh në Kosovë pas tensioneve në Lindjen e Mesme, çfarë do të bëjë Qeveria?

March 21, 2026
Ish-sekretari i përgjithshëm i NATO-s: Sulmi ndaj Iranit s’ka bazë në të drejtën ndërkombëtare

Ish-sekretari i përgjithshëm i NATO-s: Sulmi ndaj Iranit s’ka bazë në të drejtën ndërkombëtare

March 21, 2026

Nëse keni pak mëshirë për 22 Marsin!

March 21, 2026
Nga Lideri Suprem Khamenei te elita e regjimit! Cilët janë zyrtarët dhe komandantët e lartë të Iranit të vrarë në 9 muajt e fundit?

Nga Lideri Suprem Khamenei te elita e regjimit! Cilët janë zyrtarët dhe komandantët e lartë të Iranit të vrarë në 9 muajt e fundit?

March 21, 2026
Pas ndryshimeve të miratuara sot në Asamble, Rama mbledh nesër drejtuesit politikë të PS

Pas ndryshimeve të miratuara sot në Asamble, Rama mbledh nesër drejtuesit politikë të PS

March 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In