• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, January 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Drejtoresha e AKSHI-t reagon për rrjedhjen e të dhënave: Keqpërdorim i aksesit në sistem, s’ka lidhje me ne. Edhe në Amerikë…

by Java News
23/12/2021 08:55
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Drejtoresha e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), Linda Karçanaj ka reaguar zyrtarisht lidhur me rrjedhjen në internet të pagave dhe të dhënave personale të qytetarëve. Karçanaj thotë se portali qeveritar e-Albania dhe AKSHI janë me certifikatë sigurie. Rrjedhjen e të dhënave e konsideron “keqpërdorim të aksesit në këtë sistem”, duke theksuar se deri në këto momente nuk kanë lidhje kompanitë që menaxhojnë sistemin e Tatimeve.

Reagimi i drejtoreshës së AKSHI-t:

Linda Karçanaj: E-Albania dhe AKSHI është me certifikatë ndërkombëtare ISO 27001 për sigurinë e informacionit dhe ISO 9001 për menaxhimin e informacionit. Kjo që ka ndodhur nuk ka asnjë lidhje me AKSHI-n i cili nuk menaxhon sistemin dixhital të Tatimeve. Por nga analiza e deritanishme kjo nuk duket të ketë asnjë lidhje as me kompaninë austriake, e cila bashkë me kompani shqiptare prej më shumë se 8 vitesh kanë krijuar dhe menaxhojnë sistemin e Tatimeve. Kjo ngjarje duket përgjithësisht një keqpërdorim i aksesit në sistem nga individë të ngjashëm me ata që kryejnë krime të kësaj natyre kudo nëpër botën e sotme.

Ju e dini mirë se çdo shtet sot përballet me kërcënimin e sigurisë kibernetike nga sulmet e jashtme, detyrë të cilën deri më sot AKSHI e ka kryer me sukses si dhe nga ndërhyrjet e brendshme të individëve që kanë akses në sistemet dixhitale. Kujtoj rastin më flagrantë botërisht të Edward Snowden që tronditi Amerikën, pa folur për Wikileaks që nxorri tërë botën sekrete të demokracisë amerikane pikërisht përmes infiltrimit të kabllogrameve. Nxjerrjen kriminale të të dhënave që ju po diskutoni përmes një dokumenti ilegal me plot mospërputhje me databazën zyrtare duhet ta zbardhë një hetim i detajuar dhe i sofistikuar i organeve ligjzbatuese.

Arsyeja pse po ju shkruaj është për të siguruar gjithë opinionin publik se ky dokument nuk tregon aspak se sistemet që menaxhohen nga AKSHI janë të pasigurta, përkundrazi ndërkohë spekulimet se kjo treguaka se paskan marrë rrogat dhe të dhënat e pronave apo bankave e me radhë janë jo vetëm të pavërteta por edhe qesharake. Në këndvështrimin tim modest ky dokument synon të krijojë një konfuzion që duhet ta shmangim duke u marrë me fakte dhe jo me teori konspirative. Ndërkohë shpresoj që kjo të mos jetë përgjigjia e ndokujt për suksesin e padiskutueshëm AKSHI-t në shërbimet dixhitale, çka u pa nga gjithë populli shqiptar gjatë kohës së jashtëzakonshme të karantinës së përgjithshme.

Shërbimet tona së shpejti do të zëvendësojnë sportelet duke u dhënë fund radhëve të stërzgjatura 30-vjeçare, zvarritjeve të patolerueshme dhe sëmundjes së ryshfetit për të marrë nga shteti shërbimet administrative. Keqardhje e thellë për këtë ngjarje që duhet të na bashkojë të gjithëve sikundër autorëve të këtij krimi dhe bindje e plotë se transformimin dixhital të gjithë Shqipërisë nuk e ndal dot askush. /Opinion-Tv Klan

g.kosovari

Next Post
Shenjat e Horoskopit që janë më xheloze për partnerin e tyre

“Sot gjithçka lidhet me rregullimin e një raporti”/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Duhet të ketë formë tjetër, të ndizen temperaturat”, Këlliçi flet për protestat e vakëta të PD-së

“Duhet të ketë formë tjetër, të ndizen temperaturat”, Këlliçi flet për protestat e vakëta të PD-së

January 19, 2026
A po e “çmonton” Trump OKB-në? Baton Haxhiu zbulon detaje nga statuti i Bordit të Paqes

A po e “çmonton” Trump OKB-në? Baton Haxhiu zbulon detaje nga statuti i Bordit të Paqes

January 19, 2026
“Berisha, porositësi i vrasjeve”, avokati: I ka ofruar para familjes së Hekuran Dedës, por ata s’kanë pranuar

Sondazhi për “21 Janarin”: 62.9% mendojnë se Qeveria ‘Berisha’ vrau shtetasit e vet duke kryer krim shtetëtor

January 19, 2026

“21 Janari”, Sondazhi: 63.2% mendojnë se nuk ka vullnet për të vendosur drejtësi!

January 19, 2026
Rrëfimi i Bamir Topit: Telefonata e Ramës me Hysni Burgajn për 21 Janarin

SONDAZHI / 15 vite nga “21 Janari”, 47,9% e shqiptarëve: PS duhet ta çonte protestën deri në fund!

January 19, 2026
Kishte shkuar të punonte në një ishull / 19-vjeçarja gjendet e vdekur, dyshohet se u sulmua nga…

Kishte shkuar të punonte në një ishull / 19-vjeçarja gjendet e vdekur, dyshohet se u sulmua nga…

January 19, 2026
Ish-ministri i Brendshëm: Dhurata që më bëri Vladimir Putini!

Ish-ministri i Brendshëm: Dhurata që më bëri Vladimir Putini!

January 19, 2026
Protestuesit ndërpresin shërbesën kishtare në Minnesota, hetohen nga policia

Protestuesit ndërpresin shërbesën kishtare në Minnesota, hetohen nga policia

January 19, 2026
Protesta kombëtare e PD-së/Meçe: Pas 24 janarit, opozita do t’i rikthehet normalitetit

Protesta kombëtare e PD-së/Meçe: Pas 24 janarit, opozita do t’i rikthehet normalitetit

January 19, 2026
Mungesa e energjisë elektrike shqetëson pushuesit në Lezhë, deri në 8 orë pa drita

Gjysma e Tiranës në “black out”. OST del me njoftim zyrtar

January 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In