Policia e Vlorës ka arrestuar një 27-vjeçar pasi drejtonte makinën pa patentë.
Në pranga është vënë shtetasi Françesko Isaraj, 27 vjeç, banues në Vlorë.
Arrestimi i tij u bë pasi ky shtetas u kap në flagrancë në lagjen “10 Korriku” duke drejtuar motomjetin tip “Yamaha” me targa AP 323, pa leje drejtimi përkatës.
Materialet iu referuan Prokurorisë për veprën penale “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”.
a.ç