• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Drejtësinë Penale për të Miturit, Gjonaj: Një drejtësi miqësore dhe rehabilituese për fëmijët!

by Java News
25/01/2018 09:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në ambientet e Ministrisë së Drejtësisë u zhvillua sot lançimi i programit shqiptaro-suedez për Drejtësinë Penale për të Miturit. Në këtë ceremoni merrnin pjesë ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, sekretari i Shtetit për Ministrinë e Çështjeve të BE-së dhe Tregtisë së Suedisë, Oscar Stenstrom, drejtuesi i Operacioneve Mbështetëse të Paqes dhe Seksionit të Bashkëpuninimit për Zhvillimin Ndërkombëtar, Autoriteti Policor Suedez, Joakim Baltazarsson, si dhe përfaqësues nga organizatat e huaja, prokuroritë dhe gjykatat shqiptare.

Në fjalën e saj përshendetëse, Gjonaj e cilësoi një hap të rëndësishëm startimin e këtij programi që synon të mbështesë forcimin e kapaciteteve të agjencive ligjzbatuese dhe gjykatave shqiptare për zbatimin në mënyrë efikase të Kodit të Drejtësisë Penale për të Miturit.
Ministrja Gjonaj u shpreh se Drejtësia Penale për të Miturit është një ndër prioritetet kryesore të Qeverisë Shqiptare dhe Ministrisë së Drejtësisë. Të miturit për një kohë të gjatë kanë qenë viktima të keqzbatimit të vendimeve të gjykatave shqiptare si vendimeve të ashpra për shkak të mungesës së një sërë institucioneve të specializuara për trajtimin dhe integrimin e tyre në shoqëri.
Në këtë takim, Ministrja Gjonaj shpalosi disa nga objektivat që Ministria e Drejtësisë synon të përmbushë gjatë vitit 2018 në kuadër të zbatimit të Kodit për të Miturit. Këto objektiva konsistojnë në plotësimin e kuadrit nënligjor e ndjekur kjo gjithashtu me përshtatjen e mjediseve me pajisjet e posaçme për marrjen në pyetje të të miturve në sistemin penitenciar, në bashkëpunim edhe me Minsitrinë e Brendshme.

Sfidë për vitin 2019, mbetet krijimi dhe funksionimi i Qendrës së Parandalimit të Krimit të të Miturve dhe të Rinjve. Nga ana e tij, drejtuesi i Operacioneve Mbështetëse të Paqes dhe Seksionit të Bashkëpuninimit për Zhvillim Ndërkombëtar Joakim Baltazarsson tha se programi suedez është bazuar në nevojat që janë shprehur nga agjencitë ligjzbatuese shqiptare dhe është hartuar në kontekst të reformës së sistemit të drejtësisë me qëllim përmbushjen e standardeve europiane për drejtësinë për të mitur. Rezultatet e programit në një afat kohor më të shkurtër, tha z. Baltazarsson do të vërehen në zbatimin e Kodit të Drejtësisë Penale për të Miturit, në nivelin organizativ, zhvillimin e mjeteve dhe manualeve si dhe nxitjen e një bashkëpunimi sa më efikas mes agjensive ligjzbatuese.

Sekretari i Shtetit për Ministrinë e Çështjeve të BE-së dhe Tregtisë së Suedisë, Oscar Stenstrom theksoi progresin e dukshëm që Shqipëria ka bërë në reformimin e sistemit të drejtësisë, një proces që sipas tij nuk mund të realizohet brenda një nate, por kërkon kohën e duhur ku të gjitha institucionet të zënë vendin e tyre dhe respektojnë ligjin.
Për sekretarin e shtetit suedez, një zë të veçantë në reformimin e sistemit të drejtësisë merr drejtësia për të mitur. Në këtë aspekt z. Stenstrom vlerësoi punën e bërë nga qeveria shqiptare me miratimin e Kodit të Drejtësisë Penale për të Miturit, duke konsideruar njëkohësisht si shumë të rëndësishëm edhe zbatimin e tij.

Programi “Forcimi i kapaciteteve te agjencive ligjzbatuese dhe gjykatave shqiptare për përmbushjen e standardeve të të drejtave të njeriut në drejtësinë për të miturit, është financuar nga Agjencia Suedeze për Bashkëpunimin për Zhvillimin Ndërkombëtar (SIDA) nëpërmjet ambasadës suedeze në Tiranë. Programi zbatohet gjatë periudhës 2017-2020.

Next Post
FOTOT/ Aksident në Milano, treni del nga shinat, 2 të vdekur, 100 të plagosur

FOTOT/ Aksident në Milano, treni del nga shinat, 2 të vdekur, 100 të plagosur

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Aksident tragjik në Drashovicë të Vlorës, dy viktima dhe një i plagosur rëndë

Aksident tragjik në Drashovicë të Vlorës, dy viktima dhe një i plagosur rëndë

March 22, 2026
Berisha flet pas protestës: E tmerruat Edi Ramën! Të japë dorëheqjen ose do ta tërheqim siç nuk ia pret mendja

Berisha flet pas protestës: E tmerruat Edi Ramën! Të japë dorëheqjen ose do ta tërheqim siç nuk ia pret mendja

March 22, 2026
Pas dy orësh Berisha përfundon ‘kilometrin e fundit’ të protestës së PD në selinë blu

Pas dy orësh Berisha përfundon ‘kilometrin e fundit’ të protestës së PD në selinë blu

March 22, 2026
Protesta e PD-së/ Lëndohen dy efektivë të “Shqiponjave”, nisen drejt Spitalit Ushtarak

Protesta e PD-së/ Lëndohen dy efektivë të “Shqiponjave”, nisen drejt Spitalit Ushtarak

March 22, 2026
Noka përplaset me policinë, thyen kordonin e sigurisë pranë Piramidës: Keni goditur Berishën, do ta paguani!

Noka përplaset me policinë, thyen kordonin e sigurisë pranë Piramidës: Keni goditur Berishën, do ta paguani!

March 22, 2026
Sulmi me molotovë dhe përplasjet me policinë, blutë nisin shoqërimet e para të protestuesve

Sulmi me molotovë dhe përplasjet me policinë, blutë nisin shoqërimet e para të protestuesve

March 22, 2026
PD me molotovë ndaj institucioneve, reagon Balla: I hedhin me flamujt e BE dhe gjermanë në duar

PD me molotovë ndaj institucioneve, reagon Balla: I hedhin me flamujt e BE dhe gjermanë në duar

March 22, 2026
Sali Berisha ndihet keq nga gazi lotsjellës në protestë, rrethohet nga truprojat dhe shkon poshtë banesës

Sali Berisha ndihet keq nga gazi lotsjellës në protestë, rrethohet nga truprojat dhe shkon poshtë banesës

March 22, 2026
Përshkallëzohen tensionet mes policisë dhe protestuesve, sulme me molotov dhe gaz lotsjellës para AKSHI-t

Përshkallëzohen tensionet mes policisë dhe protestuesve, sulme me molotov dhe gaz lotsjellës para AKSHI-t

March 22, 2026
Protestuesit marshojnë drejt Parlamentit, vijojnë tensionet në Tiranë

Protestuesit marshojnë drejt Parlamentit, vijojnë tensionet në Tiranë

March 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In