• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Drejtësinë e reformuar e kërkon Sovrani-Popull më 21 Korrik

by Arjan Starova
18/07/2016 17:01
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Nga Arian Starova

Po t’u hedhësh një sy të vëmendshëm shënimeve elektronikë të lamishëm të lexuesve të shkrimeve të gazetave, ose të uebsajteve mbi reformën në drejtësi, fillimisht do të të mbeten në mendje plot dhimbje shumë gjëra. Që prej mënyrës së shkujdesur sesi shkruhet gjuha shqipe dhe fjalorit të pafre, sharës, fyes, urryes ndaj njeri tjetrit … deri te shfaqja e hapur e ndonjë malli të vjetër për diktaturën komuniste dhe antiamerikanizmin. Shajnë dhe urrejnë të gjithë kundër të gjithëve … sikur nuk janë pjestarë të një kombi.

Megjithatë, ndër ta gjen edhe perla të mendimit si në formë edhe në përmbajtje, të ardhura si nga e majta edhe nga e djathta. Në të vërtetë, gjithnjë kështu ka qenë … kultura është matur me miligram, kurse mungesa e saj me tonelata … Atje ku ka munguar kultura dhe dija janë shfaqur ndonjëherë ide të shkëlqyera, kurse atje ku ka mbizotëruar kultura dhe dija kanë vegjetuar edhe ide të prapambetura dhe të pavlera. Në të vërtetë, edhe mënyra joestetike e të shprehurit e këtyre shënimeve të lexuesve nuk ka kurrfarë rëndësie, sepse në fund të fundit ata janë shënime përçues, shprehës të interesave të njerëzve dhe në këtë kuptim, papërsosuria e tyre nuk i shtrembëron këta interesa, apo dëshira. Pikërisht këtu qëndron edhe vlera e tyre e cila shtohet shumë po të sjellim ndërmend sasinë panumërimisht të madhe të tyre.

Në formë të bukur apo të shëmtuar, këta shënime janë shprehës të një trysnie popullore në rritje ndaj Kuvendit dhe deputetëve për të votuar në mbështetje të reformës në drejtësi. Të mos harrojmë se kemi folur vetëm për shënimet elektronikë, sepse ata të bisedave të njerëzve janë shumë shumë herë më të panumërt dhe të dendur, sepse edhe në këto ditë tejet të nxehta kudo flitet dhe dëshirohet shumë vetëm për miratimin e reformës në drejtësi. Në përpjekje për të kuptuar të vërtetat që qëndrojnë pas këtij komunikimi anonim dhe popullor të rrjeteve elektronikë, ndjej se ka vend për më shumë optimizëm.

Intuita dhe zgjuarësia popullore e vërshuar në rrjetet elektronikë nuk po shfaqet vetëm si trysni mbi politikën dhe përfaqësuesit e saj në Kuvend. Ajo është formësuar edhe si një tërësi e ideve të qarta mbi nevojat madhore të Shqipërisë së sotme, madje e ideve më të qarta sesa të shumë politikanëve të sotëm. Shqiptarët janë fare të qartë dhe të bindur, para së gjithave, se propozimi i fundit i Sh.B.A.-BE-së nuk e prek aspak të shumëpërfolurin sovranitet të vendit. Shqiptarët janë të ndriçuar mirë në mendjen e tyre se miratimi i reformës në drejtësi do të hapë rrugën për spastrimin e politikës nga vjedhësit e pasurisë kombëtare. Shqiptarët nuk ngurrojnë aspak të shprehen se nëse reforma në drejtësi nuk miratohet, atëherë duhet ndërmarrë një lëvizje popullore për të bërë atë që nuk e duan politikanët vjedhës dhe të korruptuar dhe se kjo do të ishte çështje dinjiteti e vetë atyre si popull. Shqiptarët kanë një zhgënjim të thellë nga politikanët kryesorë të vendit të tyre. Shqiptarët i kuptojnë shumë mirë lojërat e politikës, hipokrizinë e shumë njerëzve të medias dhe i flakin tutje pa merak analizat e tyre servile. Shqiptarët e kanë kuptuar fare mire, më në fund, se mospërfillja ndaj shprehjes së përhapur sipas së cilës ‘kush nuk vjedh nuk është për të qeverisur’ i ka sjellë ata në gjendjen e pashpresë të tanishme. Shqiptarët, pra, e kanë kuptuar më në fund se ka ardhur koha që ata të zgjedhin në politikë njerëz që udhëhiqen nga idetë dhe morali, jo nga etja për t’u pasuruar nëpërmjet korrupsionit në qeverisje. Shprehja më e bukur e zgjuarësisë së shqiptarëve në këtë çast historik është thirrja që po përhapet në rrjetet elektronikë e cila u kërkon të gjithëve që të grumbulluar përpara Kuvendit më 21 korrik ora 10.00. Ky do të ishte referendumi më i bukur spontan popullor për t’u shënuar në historinë tonë të shumëvuajtur!

Përballë këtij vullneti dhe këtyre mendimeve të qartë të popullit vazhdon të luhet një ‘lojë’ e shëmtuar politike. Partia Demokratike është duke ‘tjerrur’ gjojaarësyetimet-sofizma mbi ruajtjen e sovranitetit të vendit. Nga ana tjetër, Partia Socialiste ‘luan’ me politikën e gabuar të Partisë Demokratike duke ia lënë asaj vazhdimisht ‘goditjen e topit’ të shoqëruar me fjalë-dashurie të epërme për reformën në drejtësi. Jam i sigurtë se frika nga reforma në drejtësi e pakicës që ka brenda saj Partia Socialiste është më e madhe sesa ajo e pakicës së trembur të Partisë Demokratike. Megjthatë, pamja e kësaj loje është e tillë që duket sikur vetëm Partia Demokratike po e pengon këtë reformë. ‘Buritë e propagandës’ së të dyja partive ndërkohë nuk rreshtin së zhurmuari për vullnetin e tyre të hekurt për miratimin e reformës në drejtësi. E habitëshme, por e vërtetë dhe paturpshme kundrejt qytetarëve shqiptarë që po ndjekin çdo minute të kësaj ‘loje’!

Edhe dalja e mesditës të së djelës e Zotit Meta në një konferencë për shtyp qesharake si një pjesë e shëmtuar e kësaj ‘loje’ nuk ishte gjë tjetër përveçse kushtëzim i miratimit të reformës dhe i sigurisë së vendit me heqjen e frikës për burgosjet e mundëshme që mund të sjellë kjo reformë. Më qartë se kaq nuk mund të dalin ata që i frikëson reforma, pamvarësisht se ka edhe prej atyre gazetashkruesve të palodhur që beletristikën e quajnë apo duan t’a shesin si ‘analizë’ duke ua servirur shqiptarëve Metën si burrë shteti. Meta të djelën kërkoi që reformën e miraton nëqoftëse ajo do të bëjë përjashtim për ca njerëz …. Por atëherë, përse t’a duan reformën shqiptarët?! Ai madje guxoi të thotë se nëse reforma miratohet pa konsensus vendit ‘destabilizohet’! Kështu flasin politikanët! Ku shkoi togfjalëshi i tij ‘me qetësi dhe dashuri’?! Apo përpara hallit të vet në djall shkofshin shqiptarët me fgjithë të ardhmen e tyre!

Megjithatë, le të hyjmë pak në këtë ‘lojë politike’ dhe t’a vështrojmë më nga afër duke menduar rreth arësyetimeve pengues që bëhen për rrezikun e cënimit të sovranitetit nga pjesmarrja e ekspertëve të huaj në procesin e përzgjedhjes fillestare të njerëzve të drejtësisë. A nuk ka bërë shumë herë dhe do të bëjë përsëri në të ardhmen Shqipëria marrëveshje ndërkombëtare?! A nuk do të mund të bëhet një marrëveshje ndërkombëtare për Operacionin e Monitorimit Ndërkombëtar (OMN) që lidhet me reformën në drejtësi?! A nuk i lejon Kushtetuta marrëveshje të tilla (siç i ka lejuar deri tani), mjafton që të jenë në përputhje me të?! Përse atëherë Partia Demokratike vazhdon me arësyetime jobindës mbi cënimin e sovranitetit?! A nuk e përligj nevojën për ekspertët ndërkombëtarë të drejtësisë fakti i madh shqetësues i një ‘nyjeje gordiane’ të Shqipërisë së sotme ku janë përzjerë keqas politika dhe drejtësia e korruptuar dhe e kriminalizuar?! Si mundet të vazhdohet të flitet për të ashtuquajturin ‘cënim i sovranitetit’ kur shumica e popullit e mbështet reformën?! A nuk është populli burimi i vetëm i çdo sovraniteti?! Megjithatë, gjërat janë të qarta dhe fjalët duken të tepërta.

Po vjen 21 korriku, dita e votimit të Kuvendit për reformën në drejtësi. Për deputetët e ndershëm dhe të përgjegjshëm kjo është një ditë shumë e rëndësishme, nëse nuk shtyhet, meqenëse nuk është e habitëshme që te ne të mund të ndodhin gjëra nga më të papriturat. Atë ditë, për të gjithë këta deputetë, nga njera anë do të jetë disiplina e paarësyeshme e partive, nga ana tjetër, do të jetë vetëdija e tyre për interesin e sovranit-popull dhe të demokracisë shqiptare. Ky do të mbetet ndoshta si një rast i papërsëritshëm në historinë e Shqipërisë. Unë uroj dhe shpresoj që të arrihet shumica e nevojshme e deputetëve mbështetës të reformës. Do të doja t’a theksoj se detyrimi për të votuar në mbështetje të reformës është detyrim përparësor që lidhet me interesin kombëtar përpara të cilit partitë janë gjithnjë dytësore.

Është koha të tregojmë se demokracia vepron! Është koha të tregojmë se Kuvendi mund të bëjë ndryshime rrënjësorë në dobi të të gjithë shqiptarëve! Është koha të ringjallim shpresën e vrarë te demokracia shqiptare! Është koha të rikthejmë shpresën te e ardhmja e Shqipërisë!

Next Post

Nëse i shihni këto të pasme, do të mbeteni pa gjumë (Galeri)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“S’dua të më lëndojnë më”, letra e fundit që la pas e reja që i dha fund jetës pas dhunës nga bashkëshorti

“S’dua të më lëndojnë më”, letra e fundit që la pas e reja që i dha fund jetës pas dhunës nga bashkëshorti

March 11, 2026
Çmontohet organizata greko-shqiptare e trafikut të drogës, sekuestrohen 219 kg kanabis ‘skunk’ në Portin e Pireut

Çmontohet organizata greko-shqiptare e trafikut të drogës, sekuestrohen 219 kg kanabis ‘skunk’ në Portin e Pireut

March 11, 2026
“Shqipëria një nga vendet kryesuese në procesin e anëtarësimit”, Kos takon ministrin Hoxha

“Shqipëria një nga vendet kryesuese në procesin e anëtarësimit”, Kos takon ministrin Hoxha

March 11, 2026

Protesta forcon portretin e lodhur të Berishës dhe radhët e shumicës në pushtet

March 11, 2026
Kreu i Dhomës Amerikane të Tregtisë në Tiranë reagon pas anulimit të tenderit të Porto Romanos

Kreu i Dhomës Amerikane të Tregtisë në Tiranë reagon pas anulimit të tenderit të Porto Romanos

March 11, 2026
Ambasadori iranian në Qipro: Mojtaba Khamenei është plagosur në krahë, këmbë dhe shpatulla

Ambasadori iranian në Qipro: Mojtaba Khamenei është plagosur në krahë, këmbë dhe shpatulla

March 11, 2026
Hipotezat në media: Ja kombëtarja që pritet ta zëvendësojë nëse Irani tërhiqet nga Botërori 2026

Hipotezat në media: Ja kombëtarja që pritet ta zëvendësojë nëse Irani tërhiqet nga Botërori 2026

March 11, 2026
Forcimi i bashkëpunimit në bujqësi/ Ministri Salla nënshkruan marrëveshje me Komunën e Preshevës

Forcimi i bashkëpunimit në bujqësi/ Ministri Salla nënshkruan marrëveshje me Komunën e Preshevës

March 11, 2026
Pse është shqetësuar Berisha?

Protesta e opozitës, Ngjela: Kryetari është non grata, PD s’vjen kurrë në pushtet

March 11, 2026
Irani kërcënon mbylljen e Ngushticës së Hormuzit: Asnjë litër naftë nuk do kalojë!

Irani kërcënon mbylljen e Ngushticës së Hormuzit: Asnjë litër naftë nuk do kalojë!

March 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In