• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, February 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Drejtësia/ Si do të zgjidhen 31 anëtarët e Vettingut, KLGJ dhe KLP?

by Aalison Pearse Stevens
25/07/2016 10:27
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Miratimi i ndryshimeve Kushtetuese në orët e para të mëngjesit të 22 Korrikut i ka hapur rrugën përzgjedhjes së 31 zyrtarëve të lartë të sistemit të drejtësisë.  Procesi do të nisë me përzgjedhjen e 21 anëtarëve të Komisionit të Vettingut, që do të përbëhet nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, Kolegji i  Apelimit dhe dy Komisionerë Publikë.

Kandidatët dorëzojnë aplikimin tek Presidenti, që ka 45 ditë për të nxjerrë listën e atyre që kualifikohen dhe jo, në të kundërt kjo kompetencë i kalon Avokatit të Popullit. Është më tej Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit që vlerëson kandidatët dhe i kalon 3 lista Kuvendit, në të gjelbrën kandidatët nuk plotësojë kriteret formale, në të bardhën janë kandidatët e kualifkuar, në të zezën, të s’kualifikuarit.

Listat filtrohen nga komisioni ad hoc me 6 anëtarë të Kuvendit, tre nga pozita tre nga opozita.  Më pas një komison tjetër me 12  anëtarë zgjedh në mënyrë elektronike 12 kandidatë për Komisionin e Pavarur të Kualifikimit dhe komisionerët publikë, ndërsa një komison i tretë zgjedh në të njëtën mënyrë, 7 anëtarët e Kolegjit të Apelimit.

Kandidatët i kalojnë Kuvendit për votim me 3/5 brenda 10 ditëve. Në rast dështimi, synohet votimi me 94 vota. Nëse votimi dështon, procedura përsëritet dhe Kuvendi duhet të sigurojë 94 vota për ta rrëzuar atë. Nëse lista nuk rrëzohet me  2/3, kandidatët konsiderohen të zgjedhur.

Një procedurë e vështirë është edhe për zgjedhjen e 10 anëtarëve të dy institucioneve që mbajtën peng deri në fund konsensusin, KLGJ dhe KLP. 5 anëtarët jo juristë të dy institucioneve zgjidhen 2 nga radhët e avokatëve, 2 nga trupa e pedagogëve të fakulteteve të Drejtësisë dhe Shkollës së Magjistraturës dhe 1 nga shoqëria civile.

Sekretariati i Kuvendit dhe Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit verifikon nëse kandidaturat i përmbushin kriteret kushtetuese dhe ligjore, një proces që kryhet jo më vonë se 10 ditë nga paraqitja e tyre. Një nën/komision i krijuar nga Komisioni Parlamentar për Çështjet Ligjore, me 3 anëtarë nga mazhoranca dhe 2 nga opozita përzgjedh kandidatët me të paktën 4 vota.

Nëse nuk arrihet shumica e kërkuar, kandidatët përzgjidhen me short. Lista e kandidatëve i shkon Kuvendit, i cili brenda 10 ditësh e miraton atë me 2/3 e të gjithë anëtarëve.

Për kandidatët e Këshillit të Lartë Gjyqësor, nëse për 3 herë me radhë Kuvendi nuk miraton listën e paraqitur, ata konsiderohen të zgjedhur. Ndërsa për Këshillin e Lartë të Prokurorisë kjo procedurë zhvillohet 2 herë. Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit do të mbështesë procesin e rivlerësimit nëpërmjet monitorimit dhe mbikëqyrjes së të gjithë procesit.

ma.me

Next Post

(FOTO) Jennifer Lopez feston ditëlindjen me Kim Kardashian e Calvin Harris

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Panairi në Madrid, Rama: Shqipëria në fokusin e tregjeve ndërkombëtare të turizmit

“Amnistia Penale, lirim i menjëhershëm për 447 të burgosur”/ Rama: Zgjidhje e qartë politike

February 8, 2026
Nis gjykimi i ish-udhëheqësve të UÇK, 312 dëshmitarë dhe 56 mijë faqe me akuza

Momenti vendimtar në Hagë po afrohet, a do të shpallen të pafajshëm ish-krerët e UÇK-së?

February 8, 2026
“GJK lejoi rimarrjen peng të qeverisë”, Rama për vendimin ndaj Ballukut: U bëmë shembull i një budallallëku botëror

“GJK lejoi rimarrjen peng të qeverisë”, Rama për vendimin ndaj Ballukut: U bëmë shembull i një budallallëku botëror

February 8, 2026
Trump kërcënon nëse ka varje, Irani i çon letër OKB: SHBA dhe Izraeli përgjegjës për vrasjet

Irani kërcënon SHBA-në: Në rast të një sulmi amerikan, do të godasim bazat e tyre në rajon

February 8, 2026
Pezullimi i Ballukut, Rama: Një prokuror dhe një gjykatës u bënë bashkë në errësirë! Çfarë thonë “Venecia” e “Strasburgu”

Vendimi i Kushtetueses për Ballukun, Rama: Ne do ta vazhdojmë betejën pavarësisht pafuqisë së gjykatës!

February 8, 2026
Rritja e kapaciteteve për arsimin profesional, Rama: Të krijojmë kushte të shkëlqyera për studentët

“Gjykatësit nuk mund të kenë rritje të përjetshme pagash”, Rama: E ftova Papën që të vizitojë Shqipërinë…

February 8, 2026
LISTA / Rajonet dhe bashkitë e reja që propozohen nga PD, përveç atyre ekzistuese

“Duan më pak bashki”, deputeti i PD: Qeveria synon ndërhyrjen në pushtetin vendor

February 8, 2026
Me shpejtësi 132 km/h në rrugët e Tiranës, policia pezullon 185 patenta

Drejtonte automjetin i dehur, arrestohet kryeinspektori i shërbimit zjarrfikës në Elbasan

February 8, 2026
Moti i keq shton rrezikun për aksidente, Policia apel drejtuesve dhe këmbësorëve për kujdes

Reshje shiu në pjesën më të madhe të vendit, dëborë në Alpe

February 8, 2026
“Gjenden disa kuti…”/ Policia kontrollon shtëpinë e Mandelson, çfarë fsheh ish-ministri britanik?

“Gjenden disa kuti…”/ Policia kontrollon shtëpinë e Mandelson, çfarë fsheh ish-ministri britanik?

February 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In