• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, February 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

“Drejtësia”/ Zbardhen 42 vërejtjet e PD adresuar “Venecias”

by Lorenc Vangjeli
18/01/2016 15:47
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Zbardhet opinioni i Partisë Demokratike, që do t’i bashkëngjitet draftit përfundimtar të reformës në drejtësi dhe që do të niset drejt Komisionit të Venecias. Bëhet me dije se janë 42 vërejtje, në 73 faqe material, që demokratët kanë listuar si kundërshti me draftin e ekspertëve dhe të përkrahur nga socialistët. Po kështu, edhe LSI-ja do të ketë opinionin e saj bashkëngjitur draftit final.

PD-ja shënon në këtë draft se mazhoranca ka deformuar mendimet e ‘Venecias’. Kështu, opozita argumenton mendimin e saj, se emërimi i anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese duhet bërë me 2/3 dhe jo me 3/5, të cilën e quajnë një formulë çimentimi dhe kapjeje politike të sistemit, për vetë faktin se mazhoranca i ka 84 votat e sigurta, ose thënë ndryshe 3/5.

Në raport theksohet se ky shqetësim është evidentuar edhe në rekomandimet e ‘Venecias’, por ekspertët e Partisë Socialiste nuk e kanë reflektuar. Skema aktuale e krijimit të institucioneve, sipas demokratëve është e komplikuar dhe sjell mbivendosje të kompetencave raporton “News 24”.

Ekspertët e Partisë Demokratike, kritikojnë parashikimet për ndërprerjen e mandatit të funksionarëve të lartë në sistemin e drejtësisë. Drafti parashikon ndërprerjen e mandatit të Prokurorit të Përgjithshëm, ndërkohë që vetë ‘Venecia’, zëvendësimin e tij nuk e sheh të domosdoshëm. Ekspertët demokratë nuk bien dakord edhe mbi rolin e presidentit në emërimin e gjyqtarëve.

Sipas tyre, është deformuar komenti i Komisionit të Venecias për këtë çështje, duke e zhveshur presidentin nga çdo kompetencë. Një tjetër mendim i PD-së, është se në këtë opinion kritikohet mosreflektimi i Komisionit të Venecias për ngritjen e Gjykatës së lartë Administrative, duke argumentuar se vetë ekspertiza europiane e 21 dhjetorit e ka kundërshtuar këtë institucion, për shkak se Shqipëria nuk i ka burimet e mjaftueshme njerëzore dhe financiare.

“Shqetësimet tona nuk kanë të bëjnë me pozicionin e tanishëm politik (si opozita e vendit), por nga anomalitë që kanë pas sjell gjendjen aktuale të sistemit të drejtësisë, ku ndërhyrja/ndikimet politike, ka qenë padyshim një nga shkaqet kryesore. Ne shprehim besimin e plotë se ky Opinion do të ndihmojë në pasqyrimin e realitetit që ekziston aktualisht në Shqipëri dhe do të jap kontributin e tij në gjetjen e zgjidhjeve më të mira për reformimin e sistemit të drejtësisë. Do të kishim dëshiruar që Opinioni ynë mbi amendamentet kushtetuese të ishte marrë në shqyrtim dhe vlerësim paraprakisht nga autoritetet vendase, me synimin e gjetjes së zgjidhjeve më të mira të përbashkëta dhe realizimit të një procesi gjithëpërfshirës, konsensual dhe transparent. Por përjashtimi de facto i mundësisë për konsensus nga ana e mazhorancës, na detyron që këtë Opinion t’ia paraqesim drejtpërdrejtë Komisionit të Venecias. Ne presim veçanërisht elaborimin nga ana juaj të standardit të përpunuar tashmë gjerësisht nga ana juaj në shumë Opinione, mbi rolin e opozitës parlamentare, si një filtër balancues dhe kontrollues, në procesin e emërimit në organet e pavarura të sistemit të drejtësisë. Duke gjetur rastin edhe njëherë për të falenderuar Komisionin e Venecias për kontributin e jashtëzakonshëm në forcimin e demokracisë në Shqipëri;”- theksohet në materialin e PD./Balkanweb

Next Post

"E vërteta e përgjimeve të Artan Hoxhës në Opinion"

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Plagosja e 18-vjeçares dje në Sauk, policia ndalon të dashurin e saj 22-vjeçar

Plagosja e 18-vjeçares dje në Sauk, policia ndalon të dashurin e saj 22-vjeçar

February 15, 2026
Dashuri me kushte, pse kontratat paramartesore po bëhen ‘plani B’ për çiftet shqiptare

Dashuri me kushte, pse kontratat paramartesore po bëhen ‘plani B’ për çiftet shqiptare

February 15, 2026
Mafia e ushqimeve në Shqipëri, më e rrezikshme se trafikantët e drogës….

Mafia e ushqimeve në Shqipëri, më e rrezikshme se trafikantët e drogës….

February 15, 2026
Paralajmëron Rutte: NATO mund të fitojë çdo luftë, edhe nëse Rusia vendos të sulmojë!

Paralajmëron Rutte: NATO mund të fitojë çdo luftë, edhe nëse Rusia vendos të sulmojë!

February 15, 2026
Ndalohet qarkullimi në Qafë Thore, ortekët e deborës bllokojnë rrugën drejt Thethit

Ndalohet qarkullimi në Qafë Thore, ortekët e deborës bllokojnë rrugën drejt Thethit

February 15, 2026
Përplaset me makinë dhe largohet nga vendi i aksidentit, arrestohet efektivi i policisë në kryeqytet

Përplaset me makinë dhe largohet nga vendi i aksidentit, arrestohet efektivi i policisë në kryeqytet

February 15, 2026
Lidhet me mënyrën e jetesës dhe të punuarit, BERZH: Të kthyerit nga emigrimi, vështirësi riintegrimi

Lidhet me mënyrën e jetesës dhe të punuarit, BERZH: Të kthyerit nga emigrimi, vështirësi riintegrimi

February 15, 2026
Ushtria amerikane po përgatitet për luftë, sulmi në Iran do zgjasë disa javë

Ushtria amerikane po përgatitet për luftë, sulmi në Iran do zgjasë disa javë

February 15, 2026
Dhuna në protestën e opozitës, Rama: Rekrutojnë mercenarë me lekë nga rrugaçët e lagjeve për të hedhur molotovë

Dhuna në protestën e opozitës, Rama: Rekrutojnë mercenarë me lekë nga rrugaçët e lagjeve për të hedhur molotovë

February 15, 2026
Vendimi i Kushtetueses për çështjen “Balluku”/ Rama: Të hënën mbledhim firmat, do adresojmë boshllëkun…

Vendimi i Kushtetueses për çështjen “Balluku”/ Rama: Të hënën mbledhim firmat, do adresojmë boshllëkun…

February 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In