• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Drejtësia si regjim, rasti Veliaj

by Ilir Yzeiri
28/12/2024 11:27
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ilir Yzeiri

Të gjithë, edhe partnerët tanë strategjikë, bërtasin « Hosana ! Hosana ! SPAK ! » dhe askush nuk mund të mohojë rezultatet që ka arritur, në këta pesë vjet, kjo strukutrë e posaçme që u krijua ashtu siç krijohen struktura të tilla në raste të jashtëzakonshme, kur vendi kishte falimentuar sepse, siç rezultoi më pas, afërsisht gjysma e prokurorëve, gjyqtyrëve dhe të tjerë dolën jashtë sistemit për shkak të vetingut. Ata u gjetën me pasuri të pajustifikueshme, me devijime të rënda në dhënien e drejtësisë dhe të paaftë profesionalisht. Mbi këtë terren të kalbur u ngrit sistemi i ri i drejtësisë dhe ata punonjës të këtij sistemi apo të tjerë që u rekrutuan, vinin nga ky moçal që i kishte marrë shpirtin këtij vendi duke shënuar skandale të padëgjuara më parë. Ndaj, nuk ka shumë vend për entuziazëm të paredaktuar apo të pakorrektuar. Aq më tepër, nuk ka vend për revansh dhe për ta shndërruar sistemin e ri nga një anë e rëndësishme e demokracisë, në një regjim.

SPAK-u duhet të krenohet me atë që ka arritur, por duhet të ulë kokën dhe të shohë me shqetësim se njeriu që ka shkatërruar Shqipërinë në këta 30 vjet, ai që mbahet përgjegjës për krime monstruoze të kryera në këta 30 vjet dhe i shpallur si asnjë tjetër më parë « non grata » nga SHBA-të dhe Britania e madhe, me akuza të rënda, sot, jo vetëm që shëtit i lirë, por sfidon SPAK-un, demokracinë dhe lirinë në këtë vend. Vetëm Sali Berisha, nga kryeministrat e ndjekur nga drejtësia në Ballkan, sfidon hapur SPAK-un, ndërkohë që sivëllezërit e tij si ish-kryeministri Sannader apo Gruevski, u zhdukën nga sytë këmbët sapo drejtësia nisi të hetojë mbi të. Ndaj SPAK-u ka të drejtë të krenohet, por nuk ka të drejtë të shndërrohet në regjim dhe të bëhet arrogant dhe të sillet me të tjerët që merr në hetim si një pushtet që nuk pyet për të drejtat e liritë e njeriut.

Shqipëria është vendi martir mbi të cilin janë kryer eksperimente tragjike me shkeljen e të drejtave të njeriut. Nëse gjatë regjimit komunist kishte ligj, por jo drejtësi, siç thotë prof. Aurela Anastasi, sot nuk duhet që të shohim përsëri një sistem që përpiqet të vendosë ligjin duke mos dhënë drejtësi për të gjithë.

Ne jemi një vend demokratik dhe, nëse në vitet ’90, mbushëm sheshet e rrugët me thirrjen « E duam Shqipërinë si gjithë Europa », e bëmë këtë se ajo që aspironim ishte liria dhe drejtësia e më pas edhe begatia. Sot, nga mëngjesi në darkë, në shtëpitë e shqiptarëve hyn vetëm SPAK-u. Mediat ngrysen e gdhihen vetëm me SPAK-un. Në këtë vend nuk ka më jetë, as gëzim, as humor, ka vetëm thirrje në SPAK. Ky protagonizëm banal që po shfaq SPAK-u nuk tregon se në këtë vend po bëhet drejtësi, por, më së shumti, tregon se një trupë e përkëdhelur nga të gjithë dhe e mbështetur nga të gjithë, po i kalon kufijtë dhe po merr atributet e xhandarit. Shqipëria nuk është vendi ku sundon junta e drejtësisë. Shqipëria është Republikë Parlamentare dhe në një Republikë të tillë ligjin e bëjnë të mandatuarit nga populli.

Kaosi që ka krijuar SPAK-u duke hapur çështje penale për të gjithë pa dallim dhe duke u bërë qesharak ndonjëherë si « arka me peshk », por edhe duke dështuar, siç ka ndodhur në disa raste, dhe tani në fund me punonjësit e ujësjellësit të cilët Gjykata e Posaçme i liroi, po krijon një atmosferë të padenjë për një vend me demokraci të brishtë si ne. Sepse, për sa kohë që heroi i së keqes, Sali Berisha e sfidon nga mëngjesi në darkë atë strukturë dhe për sa kohë që kjo strukturë trembet nga një kloun si ai dhe për sa kohë që SPAK-u apo BKH-ja bën të fortin dhe trimin me punonjës të tjerë, drejtësia jo vetëm që është sfiduar, por, për më tepër, këto janë shenjat e një regjimi banal që meriton të thirret regjimi SPAK.

Kulmin e arriti ndjekja e tipit të juntave ushtarake që po i bëhet Erion Veliajt. Në cilin nen të kodit penal thuhet se mund të merret për bazë denoncimi anonim. Cili është ky anonim ? Shërbimet e huaja ? Ndonjë infiltrim rus apo serb ? Si mund të nisë hetimi mbi dyshime për jetën e një personalitetit të jetës politike shqiptare të atij që drejton gjysmën e Shqipërisë- të mos harrojmë se Bashkia e Tiranës ka aq popullsi e ekonomi sa gati gjysma e Shqipërisë. Si mund të trajtohet kështu një figurë e tillë ? Ne jemi kthyer në një shoqëri penaliste dhe juridike. Ngjarje të tilla madhore mund ta vënë në lëvizje sistemin vetëm në kushtet e flagrancës ose vetëm në kushtet e një zbulimi tronditës. Po si mund të vihet në lëvizje BKH-ja, SPAKU sepse një anonim ka denoncuar udhëtimet e Erion Veliajt. Cila ka qenë pasoja e këtij veprimi ? Pra çfarë ka prodhuar ky veprim i Erion Veliajt ? Dhe ku është ajo pasojë ?

Erion Veliaj nuk ka nevojë të mbrohet, por Tirana po. Dhe kjo Tiranë që sot është bërë metropoli më i bukur në Ballkan ka dorën e Erion Veliajt, punën dhe pasionin e tij. Askush nuk është i imunizuar në këtë botë. Me që jemi në atmosferë Krishtlindjesh, edhe Krishti e quante veten mëkatar, edhe Papa na kërkon që të lutemi për të. Por nuk mund të ndodhë që në një vend të drobitur nga shkelja e të drejtave të njeriut dhe nga arroganca e kriminelëve me pushtet, SPAK të vallëzoje tango me Berishën dhe të bëjë trimin me të tjerë që kanë shpallur se nuk i tremben drejtësisë.

Next Post
Shtetet baltike në alarm, NATO do rrisë prezencën pas akteve të sabotazhit

Shtetet baltike në alarm, NATO do rrisë prezencën pas akteve të sabotazhit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tensionet në Lindjen e Mesme, Netanyahu urdhëron zgjerimin e zonës së sigurisë në jug të Libanit

Tensionet në Lindjen e Mesme, Netanyahu urdhëron zgjerimin e zonës së sigurisë në jug të Libanit

March 29, 2026
Edmondi i kërkon lekët borxh krushkut pas 12 vitesh, Sherifi: Më jep e ca të tjera, se më duhen…

Edmondi i kërkon lekët borxh krushkut pas 12 vitesh, Sherifi: Më jep e ca të tjera, se më duhen…

March 29, 2026
Berisha kritika të forta për Ramën: Mashtron shqiptarët me naftën dhe fsheh dështimin me investimet

Berisha kritika të forta për Ramën: Mashtron shqiptarët me naftën dhe fsheh dështimin me investimet

March 29, 2026
Shërbim Prove….

Kush kërkon kaos në Shqipëri?

March 29, 2026
Irani kërkon sovranitet mbi Ngushticën e Hormuzit: Të gjitha vendet duhet të paguajnë taksë

Irani kërkon sovranitet mbi Ngushticën e Hormuzit: Të gjitha vendet duhet të paguajnë taksë

March 29, 2026
108 ditë në shesh, Lapaj: Protesta nuk është mbyllur, por është ridimensionuar! Qëndresa pati sukses

108 ditë në shesh, Lapaj: Protesta nuk është mbyllur, por është ridimensionuar! Qëndresa pati sukses

March 29, 2026
E rëndë në Vlorë/ Tre persona dhunojnë pronarin e një lokali në Lungomare, dërgohet me urgjencë në spital

E rëndë në Vlorë/ Tre persona dhunojnë pronarin e një lokali në Lungomare, dërgohet me urgjencë në spital

March 29, 2026
Pasi dështoi në Kushtetuese, Ilir Beqaj ofron 2 milionë lekë garanci për lirim nga burgu

Pasi dështoi në Kushtetuese, Ilir Beqaj ofron 2 milionë lekë garanci për lirim nga burgu

March 29, 2026
Situata në Lindjen e Mesme dhe bashkëpunimi rajonal/ Bisedime mes 4 ministrave të Jashtëm në Pakistan

Situata në Lindjen e Mesme dhe bashkëpunimi rajonal/ Bisedime mes 4 ministrave të Jashtëm në Pakistan

March 29, 2026
Stenaldo hap zemrën në “Fan Club”, flet për ish-të dashurën: Historia më e bukur e jetës sime, ishim larg…

Stenaldo hap zemrën në “Fan Club”, flet për ish-të dashurën: Historia më e bukur e jetës sime, ishim larg…

March 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In