• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, December 28, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

DREJTESIA Selami dhe Bregu kundër Bashës: Ligjet s’janë ‘një i nënës, një i njerkës’

by Aalison Pearse Stevens
06/10/2016 10:21
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
 Pas mbledhjes me dyer të mbyllura të grupit parlamentar të PD, deputetja Majlinda Bregu ka dalë nga “selia blu” së bashku me deputetin Eduard Selami, ku kanë qëndruar për disa minuta në oborrin e selisë qendrore, ndërkohë që asnjë nga deputetët e tjerë nuk iu janë afruar edhe pse pjesa më e madhe e tyre kanë qëndruar në grupe të ndryshme shumë afër tyre. Bregu dhe Selami, muajt e fundit kanë pasur qëndrime të ndryshme me linjën zyrtare të PD­së, të drejtuar nga kreu i saj, Lulzim Basha. Qëndrime kundër Bashës, dy kritikët, nuk i kanë kursyer as në mbledhjen djeshme të grupit parlamentar të Partisë Demokratike, ku Basha urdhëroi deputetët që të votojnë në seancën e sotme në Parlament ligjin e SPAK­ut, dhe atë të Byrosë Kombëtare të Hetimit, por jo të pesë ligjet e tjera që lidhen me përzgjedhjen e gjyqtarëve dhe prokurorëve shkruan “Shekulli”.

 

Si Selami dhe Bregu kanë kërkuar që vendimet e Grupit të jenë më korrekte, pasi sipas tyre është absurde që në njërën të dërgohen ligjet në Kushtetuese ndërsa nga ana tjetër të votohet një prej këtyre ligjeve.

Debatet

Lulzim Basha: Nesër (sot) votohet ligji i SPAK­ut, dhe ai i Byrosë Kombëtare të Hetimit. Ai ligj sot është i plotë, pra është në përputhje me standardin që Partia Demokratike ka kërkuar. Nesër ne mund të japim votën tonë për këtë ligj sepse është i plotë, falë insistimit tonë.

Ne shpresojmë që ky ligj do të zbatohet, dhe nëse vihet në jetë do të ndëshkojë dhe do të zgjidhë lidhjen e pushtetit me bandat kriminale.

Oerd Bylybashi: Sot ne kemi paditur në kushtetuese ligjin e “Vetting”­ut, pasi mendojmë se është shkelur konsensusi që arritëm në korrik. Është e papranueshme nga ana jonë që PD­ja të mbështesë këto pesë ligje.

Nesër duhet të kundërshtojmë në çdo formë kalimin e këtyre pesë ligjeve. Janë shkelur të gjitha parimet dhe rekomandimet ndërkombëtare të së drejtës.

Zoti Basha, po ashtu duhet të theksojmë se pesë ligjet e tjera nuk do të kenë votën tonë, madje ne do të bëjmë të pamundurën për të mos lejuar votimin e tyre nga maxhoranca.

Eduard Selami: Ka një kontradiktë nga ajo që thoni ju, sepse nuk mund të jemi pro ligjit të SPAK­ut dhe kundër ligjeve të “Vetting”­ut, pasi dhe njerëzit që do të punojnë në SPAK, dhe në Byronë Kombëtare të Hetimit, por dhe në institucionet e tjera si në Prokurorinë e Posaçme apo në Gjykatën Speciale do të zgjidhen në të njëjtën formë.

Nuk e di se si është e mundur që për gjyqtarët zgjidhja qenka e pamundur të jetë e ndikuar nga qeveria ndërsa për institucionet e SPAKut dhe Byrosë Kombëtare të Hetimit jo. Mos po nxitohemi paksa duke bërë selektime?

Majlinda Bregu: Ne si grup vijojmë të jemi të paqartë në kërkesat tona. Nuk mund të kemi dy standarde për ligje të ndryshme. Ose të gjithë duhet t’i votojmë ose duhet të jemi kundër të gjithëve. Ne disa ligje i trajtojmë si të nënës dhe disa të njerkës.

Lulzim Basha: Partia Demokratike në këtë pikë nuk ka toleruar dhe e ka përcaktuar tashmë se si do të veprojë. Ne e kemi parë që në fillim të procesit se kryeministri Rama ka insistuar të përjashtojë opozitën nga procesi në mënyrë që të bëjë reformën në drejtësi vetëm.

Pesë ligjet

  1. Projektligji “Për Gjykatën Kushtetuese”
  2. Projektligji “Për organizimin dhe funksionimin e Prokurorisë”
  3. Projektligji “Për organet e qeverisjes të sistemit të drejtësisë”
  4. Projektligji “Për organizimin e pushtetit gjyqësor”
  5. Projektligji “Për Statusin e Gjyqtarëve dhe Prokurorëve”

ma.me

Next Post
Elbasan, përgatitet impianti i përpunimit të mbetjeve

Elbasan, përgatitet impianti i përpunimit të mbetjeve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zyrtare/ Luis Enrique shpallet trajneri më i mirë në Globe Soccer Awards 2025

Zyrtare/ Luis Enrique shpallet trajneri më i mirë në Globe Soccer Awards 2025

December 28, 2025
Festat sjellin rritje të qarkullimit, sportele shtesë në pikat kufitare. Intensifikon masat e sigurisë

Festat sjellin rritje të qarkullimit, sportele shtesë në pikat kufitare. Intensifikon masat e sigurisë

December 28, 2025
Strakosha në formë të jashtëzakonshme, AEK-u gjen stabilitet. Garanci edhe për Kombëtaren

Strakosha në formë të jashtëzakonshme, AEK-u gjen stabilitet. Garanci edhe për Kombëtaren

December 28, 2025
Bisedimet për paqen/ Zelensky mbërrin në Mar-a-Lago, shtrëngon duart me Trump!

Bisedimet për paqen/ Zelensky mbërrin në Mar-a-Lago, shtrëngon duart me Trump!

December 28, 2025
Banorët me bidonë në teatrin “Petro Marko”, ndërpresin shfaqjen dhe protestojnë: Duam ujë! Poshtë qeveria!

Banorët me bidonë në teatrin “Petro Marko”, ndërpresin shfaqjen dhe protestojnë: Duam ujë! Poshtë qeveria!

December 28, 2025
Kurti thirrje të ruhen votat: Vullneti i qytetarëve tashmë gjendet në kutitë e votimit

Kurti thirrje të ruhen votat: Vullneti i qytetarëve tashmë gjendet në kutitë e votimit

December 28, 2025
Mobilizohen studentët në Serbi, nis mbledhja e nënshkrimeve për zgjedhje të parakohshme parlamentare

Mobilizohen studentët në Serbi, nis mbledhja e nënshkrimeve për zgjedhje të parakohshme parlamentare

December 28, 2025
Dalin exit poll-et e para për zgjedhjet në Kosovë/ Kryeson Kurti me 49 deputetë, PDK e dyta me 27 deputetë, LDK e treta

Dalin exit poll-et e para për zgjedhjet në Kosovë/ Kryeson Kurti me 49 deputetë, PDK e dyta me 27 deputetë, LDK e treta

December 28, 2025
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

“Koha e gabuar” e Salianjit

December 28, 2025
Përfundon procesi i votimi në Kosovë! Deri në orën 18:00 pjesëmarrja në zgjedhje rezulton në afro 40%

Përfundon procesi i votimi në Kosovë! Deri në orën 18:00 pjesëmarrja në zgjedhje rezulton në afro 40%

December 28, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com