• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Drejtësia”/ Rama: Tryezë të nivelit të lartë me opozitën. Hahn: Mos e ndërlikoni

by A R
30/03/2016 13:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri i vendit Edi Rama përsëriti thirrjet në drejtim të opozitës për tu ulur në tryezë për të gjetur dakortëdinë për reformën në drejtësi. Rama ftoi opozitën për dialog, madje propozoi mbajtjen e një tryeze të nivelit të lartë mes përfaqësuesve të mazhorancës dhe opozitës. Këtë deklaratë ai i dha gjatë konferencës për shtyp me Komisionerin Hahn.

“Konfirmuam vullnetin për dialog me opozitën në Komisionin e Reformës, i cili nuk mund të kushtëzohet nga aspekte të politikës së ditës sado legjitime qofshin ato për një palë apo palë tjetër. Ftoj PD të ulemi në një tryezë të nivelit të lartë politik mes nesh, dhe jemi të gatshëm ta dëgjojmë me vëmendje  dhe respekt PD, sepse besoj se ekziston mundësia që të biem dakord që mosdakordësitë tona ti trajtojmë në mënyrë të zgjuar. Besoj po ashtu se ekziston mundësia ti ndajmë axhendat partiake, apo reformat e një qeverisje, nga axhenda kombëtare. Besojmë se gjuha e kushteve dhe kërcënimeve që janë kthyer në betejë deklaratsh televizive është e drejtë e çdo pale që e zgjedh, por ne ballafaqojmë në tryezë argumentat”, tha Rama.

Ndërkohë Komisioneri Hahn kërkoi nga palët të gjejnë gjuhën e përbashkët për reformën në drejtësi. Ai theksoi se çështja nuk duhet ndërlikuar me kushte.

“Të përqendrohemi te gjërat thelbësore dhe mos të vendosen kushte sepse kjo i ndërlikon gjërat. Mendoj se ka qenë shumë e qartë që për sa i përket reformës duhet të përqendrohemi te ajo reformë dhe mos ti ndërlikojmë gjërat. Ftoj palët të bëjnë edhe kilometrin e fundit drejt reformës”, tha Hahn.

Nga ana e tij, Hahn deklaroi se “prioriteti është një gjyqësor funksional për qytetarët dhe investitorët”, por shtoi se të rëndësishme janë edhe zbatimi i ligjit të dekriminalizimit dhe reformës zgjedhore, “duke qenë se vitin e ardhshëm Shqipëria ka zgjedhje të përgjithshme”.

“Duhet të jemi shumë të qartë që legjislacioni për dekriminalizimin duhet zbatuar shpejt dhe në të gjitha nivelet. Është kyç për sa i përket legjitimitetit të institucioneve”, tha Hahn.

Ndërkohë sa i takon reformës zgjedhore kryeministri Rama tha se mazhoranca është e hapur ndaj çdo sugjerimi nga opozita. Ai tha se mund ta bëjnë edhe të vetëm pasi numrat në Parlament i kanë, por shtoi se nuk mund të bëhet në mënyrë të njëanshme.

“Vijat e kuqe, janë vija në rërë që i merr dallga e parë. Kemi thënë që ditën e parë që do dëgjojmë opozitën për çdo gjë dhe të vendosim së bashku mbi rekomandimet e OSBE-ODHIR. Do t’i garantojmë opozitës standarte edhe më të larta në mënyrën që humbjen për zgjedhjet e ardhshme ta kthejnë në forcë”, tha më tej Rama.

Next Post

Twitter mbush 10 vjeç, por nuk e ndryshon formatin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Përpjekjet e Iranit për mbylljen e Ngushticës së Hormuzit, Trump bën thirrje për veprim të përbashkët ndërkombëtar

Përpjekjet e Iranit për mbylljen e Ngushticës së Hormuzit, Trump bën thirrje për veprim të përbashkët ndërkombëtar

March 14, 2026
14 dokumente në një platformë të vetme, “Dritarja e Vetme Doganore” do jetë gati në qershor 2027

14 dokumente në një platformë të vetme, “Dritarja e Vetme Doganore” do jetë gati në qershor 2027

March 14, 2026
“Maqedonia e Veriut ka çmimet më të ulëta të karburanteve në rajon”, ministrja Bozhinovska shpjegon arsyet

“Maqedonia e Veriut ka çmimet më të ulëta të karburanteve në rajon”, ministrja Bozhinovska shpjegon arsyet

March 14, 2026
Iu ngel hatri edhe për gjënë më të vogël, njihuni me tre shenjat më të ndjeshme të zodiakut

Iu ngel hatri edhe për gjënë më të vogël, njihuni me tre shenjat më të ndjeshme të zodiakut

March 14, 2026
“Ndryshimet në Ligjin për të Huajt”, presidenti serb Vuçiç vlerëson Kosovën: Nuk ka zgjidhje të lehta, por është lehtësim

“Ndryshimet në Ligjin për të Huajt”, presidenti serb Vuçiç vlerëson Kosovën: Nuk ka zgjidhje të lehta, por është lehtësim

March 14, 2026
Sekretari i përgjithshëm i OKB-së: Lufta duhet të ndalet dhe të respektohet sovraniteti e integriteti territorial i Libanit

Sekretari i përgjithshëm i OKB-së: Lufta duhet të ndalet dhe të respektohet sovraniteti e integriteti territorial i Libanit

March 14, 2026
Kush është Kristi Ceka që dhunoi ish-bashkëshorten në Sarandë dhe i vuri pistoletën në kokë kunatit të saj

Kush është Kristi Ceka që dhunoi ish-bashkëshorten në Sarandë dhe i vuri pistoletën në kokë kunatit të saj

March 14, 2026
Debati mes gazetares dhe Ramës, përkthyesja: Kjo çupa është jo profesionale! Pyetjen e kishte yll, atë sherrin mysybet

Debati mes gazetares dhe Ramës, përkthyesja: Kjo çupa është jo profesionale! Pyetjen e kishte yll, atë sherrin mysybet

March 14, 2026
Ngjarje e rëndë në Sarandë/ Një person dhunon ish-bashkëjetuesen, kanos me armë familjarët e saj

Ngjarje e rëndë në Sarandë/ Një person dhunon ish-bashkëjetuesen, kanos me armë familjarët e saj

March 14, 2026
Në 4 vite u sekuestruan 1800 celularë nga SPAK, sa prej tyre u “zbërthyen” dhe sa u përgjuan gjatë 2025

Në 4 vite u sekuestruan 1800 celularë nga SPAK, sa prej tyre u “zbërthyen” dhe sa u përgjuan gjatë 2025

March 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In