• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Editorial

Drejtësia pa kupolë, një kosto e përkohshme që ia vlen

by Ardit Rada
20/07/2018 16:54
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ardit Rada

Xhezair Zaganjori është një nga emrat që rrezikon përjashtimin nga radhët e drejtësisë, për shkak të mospërputhjeve që KPK ka gjetur në deklarimet e pasurisë së tij. I ardhur në krye të Gjykatës së Lartë në vitin 2013, gjyqtari nga Shkodra më parë ka shërbyer si ambasador në Gjermani dhe më pas për plot 10 vite si anëtar i Gjykatës Kushtetuese. Një karrierë e përmbledhur kjo për të treguar se kemi të bëjmë me një nga të mëdhenjtë e sistemit të Drejtësisë, por edhe njeri me lidhje politike që u dukën hapur kur u propozua si kandidat për President të Republikës.

Megjithatë justifikimet e Xhezair Zaganjorit mund të merren për bazë si vijim i precedentit me Bashkim Dedjan, kreun aktual të Gjykatës Kushtetuese, që i shpëtoi ‘Vettingut’ duke u rikonfirmuar në detyrë. Dhe deri këtu nuk ka asgjë të keqe, sepse nuk është rasti të diskutohen emra të përvetshëm. Por largimi i ‘kupolës’ së Drejtësisë, nuk është domosdoshmërisht një e keqe e madhe, sikurse kampi opozitar po përpiqet ta paraqesë në debatin politik të ditës.

Largimet nga seancat e ‘Vettingut’, apo vetëdorëzimet si në rastin e Adriatik Llallës, nuk ka dyshim se kanë sjellë një pastrim të sistemit të Drejtësisë, pavarësisht kostove që mund të mbartin. Një pastrim ky, për të cilin qytetarëve u ka rënë goja mbi 25 vite.

Vakuumi i krijuar në Drejtësi tashmë dihet se mund të zhbllokohet edhe nga ligji për ‘Magjistraturën’, që opozita nuk pranon ta votojë dhe që Kuvendi po e zvarrit seancë pas seance.

Në parim, nuk mund të ankohesh për boshllëqet e krijuara kur nuk jep kontribut për mbushjen e këtyre ‘vrimave’ në Gjykatë dhe Organ Akuze. Edhe pse ështe e qartë se qarjet për vakuume e kanë bishtin mbrapa. Përderisa nuk mundën ta ndalnin, tani rrugës të nxjerrin në pah ‘pikat e dobëta’.

Si çdo proces pastrues, Vettingut është një çerdhe ku e mira dhe e keqja rrinë bashkë. Kosto e përkohëshme e bllokimit të gjykatave është shumë më e ulët sesa kosto e 25 viteve padrejtësie që kanë dhënë togat e zeza në Shqipëri. Dhe nuk ka zë më të fortë që e ka sqaruar këtë, sesa udhëheqësit europianë që në çdo prononcim për Shqipërinë e shprehin hapur se po bën një spastrim të drejtësisë që nuk e ka parë asnjë vend i botës perëndimore deri më sot. /JavaNews.al

Next Post
Kavajë/ I moshuari i jep fund jetës, vetëhelmohet me klor

Tragjike, 57-vjeçari i jep fund jetës me fostoksinë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Elezi tregon se çfarë po ndodh në selinë blu: Sali Berisha po mban peng PD, t’i vendosim kufij këtij njeriu!

Elezi tregon se çfarë po ndodh në selinë blu: Sali Berisha po mban peng PD, t’i vendosim kufij këtij njeriu!

March 30, 2026
Tabaku: Paralajmërimi për rritjen e çmimit të karburanteve është spekulim tregtar, jo pasojë e tregjeve ndërkombëtare

Tabaku: Ligji për Parqet Teknologjike qokë për një pakicë e zbuluar nga SPAK tek AKSHI

March 30, 2026
Paralajmëron Trump: Nëse nuk hapet Hormuzi, do shkatërrojmë të gjitha centralet elektrike iraniane, puset e naftës dhe ishullin Kharg

Paralajmëron Trump: Nëse nuk hapet Hormuzi, do shkatërrojmë të gjitha centralet elektrike iraniane, puset e naftës dhe ishullin Kharg

March 30, 2026
Salianji sfidon Berishën: Hap garën në PD, lëri demokratët të votojnë të lirë!

Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD thirrje Berishës: Fakto publikisht akuzat ndaj Ervin Salianjit

March 30, 2026
Vetëvendosje do të propozojë një kandidat për President, flet Albin Kurti

Zgjedhja e Presidentit, Kurti: Do fillojmë takimet me opozitën, na duhen 84-86 deputetë

March 30, 2026
“Prite kokën dhe hidhe” / Trump po kryen një eksperiment të ri për ndërrimin e regjimit…

“Beteja e titanëve”, realiteti i Trump për luftën në Iran përplaset me një mur

March 30, 2026
PD-ja, si Firmë Piramidale!

PD-ja, si Firmë Piramidale!

March 30, 2026
Berisha porosit demokratët: Duhen anëtarësime të reja në PD!

Berisha porosit demokratët: Duhen anëtarësime të reja në PD!

March 30, 2026
Shuhen masat e sigurisë ndaj Ajola Xoxës. GJKKO i lejon daljen jashtë vendit. S’ka më as detyrim paraqitje

Shuhen masat e sigurisë ndaj Ajola Xoxës. GJKKO i lejon daljen jashtë vendit. S’ka më as detyrim paraqitje

March 30, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Martë 31 Mars 2026

March 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In