• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, February 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Drejtësia, ose me standardin e Dumanit, ose me standardin e Salianjit

by Mero Baze
22/05/2024 20:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Për të kuptuar tanimë se SPAK ka vendosur autoritetin e tij dhe mbi pushtetin politik në Shqipëri mjaftonte seanca e sotme dëgjimore me kryeprokurorin Dumani, i cili në fakt formalisht ishte thirrur të dëgjohej nga të pandehurit e tij. Bilanci i SPAK, goditjet ndaj korrupsionit të zyrtarëve të lart dhe goditjet ndaj grupeve kriminale, janë një histori e re për drejtësinë shqiptare dhe një gjunjëzim i politikës së lidhur me krimin dhe një drejtësi shërbëtore të tyre.

Por në të njëjtën orë kur Dumani prezantonte këtë bilanc suksesi në Kuvend, një deputet i Kuvendit që arratiset rregullisht sa herë ka gjyq në gjykatën e Tiranës, arriti të shtyjë për të disa dhjetëra herë, gjyqin ndaj tij në apel, pasi është dënuar me një vit burg nga shkalla e parë.
Ervin Salianji, i cili sapo vjen data e gjyqit ose arratiset vet ose arratis avokatin, pastaj rikthehet dhe përpiqet të imitoj prokurorin në Kuvend apo shkallët e partisë, me sa duket nga makthi që i ka krijuar gjyqi. Me siguri me mendon se duke imtuar prokurorin dhe duke akuzuar të tjerë, gjykata duhet të bindet në pafajësinë e tij.

Por ajo që tani është shqetësim serioz, është se steka e lart e SPAK, ka krijuar dy standarde drejtësie në Shqipëri.

Së pari autoriteti që ka krijuar SPAK dhe drejtësia me të cilën ai ka ndjekur në shumicën e rasteve çështjet, shfrytëzohet nga disa prokurorë  në rrethe, për të vazhduar drejtësinë e vjetër me “autoritet” të ri të SPAK, duke krijuar një autoritet fals jo bazuar mbi dhënien e drejtësisë por shitjen e saj më shtrenjtë.

E njëjta gjë ndodh dhe në sistemin e gjykatave. Gjyqtarë që kanë kaluar vetingun janë shpesh më brutal dhe më të padrejtë se kanë qenë më parë, me sa duket nga krijimi i idesë së imunitetit. Një drejtor i një banke të nivelit të dytë në Tiranë më tregoi dje se si një gjykatëse nga këto që kanë kaluar vetingun në Fier, ka gjobitur bankën 10 milion euro për një spekulim të një klienti me një pronë që nuk donte ta shlyente.

Po kaq neveritëse është shtyrja për pes vite e një gjyqi në Tiranë ndaj një deputeti politikan, i cili nga një anë thërret për drejtësi e nga ana tjetër fshihet si mi nga drejtësia sa herë e thërrasin në gjyq.
Shqipëria ka nevojë të unifikoj standardin e drejtësisë. Standardi që po vendos SPAK natyrisht është i lart, por nëse ai nuk unifikohet dhe bëhet standard i hetimit në Shqipëri atëherë shqiptarët do të përjetojnë një drejtësi dhe më të padrejte  se më parë, pasi disa do përballen me hetime kur kanë të bëjnë me ministra deputet apo zyrtarë të lart, e të tjerë do përballen me gjoba nga prokuroria kur kanë punë me hajdutë lokalë.

Kjo natyrisht ka nevojë për institucione kontrolli mbi drejtësinë që qytetarët të marrin të njëjtin standard drejtësie si në SPAK ashtu dhe në Tropojë Sarandë Fier apo Dibër. Qytetarët shqiptarë kanë të drejtën themelore të përballen me një standard drejtësie kudo ku jetojnë.

Nuk mund të kemi drejtësi të re, kur kemi dhe standardin e Dumanit dhe standardin e Salianjit.

Next Post
Pas Durim Bamit të gjithë, Hoxha: Shkoi gati në vrasjen e Berishës, i thoshte Metës ke 3 varre të hapura pas Dajtit

Pas Durim Bamit të gjithë, Hoxha: Shkoi gati në vrasjen e Berishës, i thoshte Metës ke 3 varre të hapura pas Dajtit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bordi i Paqes, Rama publikon fotot: Një ditë krenarie për Shqipërinë në Uashington

Bordi i Paqes, Rama publikon fotot: Një ditë krenarie për Shqipërinë në Uashington

February 19, 2026
Ish-këshilltari i Berishës: Në PD të gjithë luftojnë për pushtet, më e mira është që secili të bëjë partinë e vet

“Gjykatë e dështuar”/ Sejamini: Deklarata e Ramës, e nevojshme. Bordi i Paqes, zhgënjim

February 19, 2026
“S’ka kush lufton”, Debat mes Rexhajt dhe Bumçit: Qytetarët e rrëzojnë qeverinë me votë, por ju s’dini

“S’ka kush lufton”, Debat mes Rexhajt dhe Bumçit: Qytetarët e rrëzojnë qeverinë me votë, por ju s’dini

February 19, 2026
“Humbën zgjedhjet në 11 Maj dhe qeshnin”, Salianji: Ne që kemi sakrifikuar jemi demokratë, jo ata që paguhen

“Humbën zgjedhjet në 11 Maj dhe qeshnin”, Salianji: Ne që kemi sakrifikuar jemi demokratë, jo ata që paguhen

February 19, 2026
Kronikë për dy të tretat!

Agron Gjekmarkaj: Rama ishte larg Donald Trumpit, se pashë dhe aq afër

February 19, 2026
Momente pikante nga Bordi i Paqes/ Rama dhe Trump bisedë miqësore me njëri-tjetrin, buzëqeshje dhe shtrëngime duarsh

Fjalimi i Edi Ramës, një kërcim i guximshëm në errësirë

February 19, 2026
Ndryshimet në buxhet| Vengu shpjegon si do ndahen 1.9 miliardët që merr Mbrojtja

Deklarata e fortë e Vengut: Rama e përdori Bordin e Paqes si platformë për interesat e shqiptarëve në rajon

February 19, 2026
Lirohet pas 11 orësh ish-princi Andrew, çfarë thotë policia britanike

Lirohet pas 11 orësh ish-princi Andrew, çfarë thotë policia britanike

February 19, 2026
I dënuar më parë për trafik heroine, sekuestrohen pasuritë e Saimir Taullaut në Lushnje

I dënuar më parë për trafik heroine, sekuestrohen pasuritë e Saimir Taullaut në Lushnje

February 19, 2026
Zogaj vlerëson thirrjen e Ramës për UÇK-në: Preku nervin e presidentit Trump për prokurorin e Hagës

Zogaj vlerëson thirrjen e Ramës për UÇK-në: Preku nervin e presidentit Trump për prokurorin e Hagës

February 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In